Elton Arbana kryebashkiaku i ri i Shijakut në javën e parë pas marrjes së detyrës ka përveshur mëngët duke iu bashkuar pastrimit të rrugëve dhe varrezave të qytetit. Puna e parë me të cilën ai ka nisur mandatin e tij katër vjeçar është mirëmbajtja e hapësirave publike. Aksioni filloi me pastrimin e varrezave dhe më pas vijoi me pastrimin e rrugëve, trotuareve. Kryebashkiaku Elton Arbana ishte vetë i pranishëm në këtë fushatë pastrimi dhe sensibilizimi së bashku me grupin e punës.
Author: tirana
Kate Middleton dhe Meghan Markle duken mahnitëse në çdo dalje publike, në angazhimet mbretërore. Image result for kate and meghan Veshjet e tyre me elegante, çantat unike, këpucët e aksesorët e shtrenjtë, janë ata që i bëjnë dukeshat të bëhen dyfish më të bukura ngase janë. Por kush paguan për veshjet e tyre të stiluara nga projektuesit më të njohurit në botë si Alexander McQueen, Erdem, Carolina Herrera, etj. Ai që fshihet pas gardërobave spektakolare të Kate dhe Meghan, është princi Charles. Nga të ardhurat vjetore nga biznesi i tij në Cornëall, siguron fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet…
Pavarësisht se tri parti opozitare kanë paraqitur kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për nisjen e procedurave për organizimin e zgjedhjeve vendore në 13 tetor, brenda saj janë skeptikë nëse ato do të mbahen. Një prej tyre është edhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili shprehet se nuk ka besim se zgjedhjet vendore do të mbahen në 13 qershor. Sipas tij kjo bëhet e pamundur për shkak se qeveria qeveris në kushtet e një grushti shteti dhe ku KQZ si vegël e saj nuk pranon të zbatojë Kushtetutën. Gjithsesi ndryshe nga sa deklaronin gati dy muaj më…
Një ekuacion matematikor ka disa ditë që qarkullon në rrjet dhe të gjithë u ngatërruan me përgjigjen. Pyetja u publikua në Tëitter nga përdoruesja Em, e cila sfidoi njerëzit që të zgjidhnin një ekuacion të thjeshtë ‘8÷2(2+2)=?’ Postimi i saj u shpërnda rreth 3.200 herë dhe 13 mijë pëlqime, përfshirë një numër të madh komentesh. Dilema e madhe ishte nëse përgjigja e saktë është 16 apo 1. Kësaj arriti t’i jepte zgjidhje matematicienia britanike Hannah Fry. Ajo filmoi një video ku zgjidhte ekuacionin dhe tregoi se përgjigja e saj është 16. Në këtë zgjidhje, Hannah tregoi se veprimi i parë…
“Bloomberg Billionaires Index” ka publikuar listën me 30 njerëzit më të pasur të planetit. Këta njerëz kontrollojnë një pasuri prej rreth 1.7 triliardë dollarë, vlerë e cila është më e lartë se GDP vjetore e shteteve si Spanja, Meksika, apo Turqia. 29 miliardë dollarë, është pasuria neto e të fundit miliarder që është bërë pjesë e 30 më të pasurve. 19 prej tyre janë nga SHBA, ndërsa 2/3 e tyre janë themeluesit e disa prej kompanive më të fuqishme të botës, si Amazon, Google, Facebook, etj./tch 30-Li Ka-Shing, 29 miliardë 29-Giovanni Ferrero, 30.6 miliardë dollarë 28-Michael Dell, 30.7 miliardë dollarë…
Gaforrja blu (Callinectes sapidus) po kolonizon ujërat e detit Jon dhe Adriatik, duke u kthyer në rrezik për biodiversitetin vendas. Së fundmi kanë qenë dhjetra plazhistë në brigjet e Leçes, të cilët kanë raportuar te autoritetet italiane prezencën e gaforres blu, të cilët më pas e kanë konfirmuar prezencën e saj në ujërat e Adriatikut, raporton Newsbomb. Ekspertët ngrenë alarmin pasi gaforrja blu nuk është vendase, ajo rritet në Gjirin e Meksikës. Gaforrja blu është agresive ndaj ekspertët i bëjnë thirrje kryesisht prindërve të ruajnë fëmijët nga pickimi i saj.
Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se qeveria po sulmon padrejtësisht biznesin e vogël në Shqipëri me aksionin e ashtëquajtur ‘Antiinformalitet’. Në një postim të fundit në Instagram, Braçe i drejtohet Bashës duke i listuar emrat e bizneseve të njohura në vend, si “Rogner”, “Taivani”, “Tirana”, Plaza”, “Dy Luanët”, etj të gjobitura nga Drejtoria e Tatimeve. Sipas tij, Basha dhe PD-ja janë kundër këtij aksioni dhe e konsideron “gënjeshtar”, pasi sipas tij aksioni ka goditur bizneset e mëdha. Statusi i plotë:
Diabeti është brengë botërore shëndetësore dhe pritet t’i prekë 693 milionë njerëz anë e mbanë botës deri në vitin 2045. Është dokumentuar mjaft mirë mënyra se si dieta dhe ushtrimet fizike ndikojnë në rrezikun e tipit 2 të diabetit, sidoqoftë një studim i ri sugjeron se periodat e hershme ndërlidhen me rrezik më të lartë, transmeton Telegrafi. Studimi i ri i ka analizuar më shumë se 15,000 femra në Kinë dhe ka zbuluar se ato femra që i fillojnë menstruacionet në moshë më të hershme janë më të rrezikuara ta zhvillojnë tipin 2 të diabetit. Më hollësisht, çdo vit që…
Një zjarr i rëndë shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje. Sipas mediave vendase një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë. Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi në të gjithë siprfaqen duke rrezikuar jetën e një banori që ndodhej në brendësi të njërës prej banesave.…
Moderatorja e njohur e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, na ka shoqëruar për tre vite me radhë në televizionin “Ora Neës”, mirëpo sezoni i ri televiz që nis këtë shtator do të sjellë ndryshime edhe për moderatoren. Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se moderatorja do të zhvendoset në “Tv Klan”. Rudina është parë disa herë në ambientet e televizionit dhe thuhet se është ende në bisedime e sipër. Akoma nuk dihet nëse moderatorja do të vazhdojë me të njëjtën program në “Klan”, apo “Mos i fol shoferit” do të zëvendësohet nga një projekt i ri. Megjithatë, Rudina…
Teksa aleatët e Basha depozituan në KQZ kërkesa për t’u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara nga Meta më 13 tetor, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shprehet për mediat se të gjitha partitë kanë të drejtën e tyre të veprimit, por e rëndësishme është data e zgjedhjeve të dekretuar nga Presidenti. “Të gjitha institucionet që merren me zgjedhjet, kanë detyrimin ligjor që të zhvillojnë procedurat lidhur me këtë dekret. Regjistrohemi apo jo ne, kjo varet nga vendimet tona. Për ne, rëndësi kanë standardet e zgjedhjeve”,- shprehet Paloka. Paloka thekson se dialogu me Ramën mund të bëhet vetëm si kryetar i PS…
Më shumë se 120 mijë derra janë therur në Bullgari në përpjekje për të kufizuar numrin e rasteve të gripit të derrit. Një lloj virusi afrikan shkruan prestigjiozja Euronews aktualisht po përfshinë fermat në të gjithë Europën Lindore. Në Rumani, 300 raste të reja u raportuan në korrik. Ekspertët e shëndetit të kafshëve janë të shqetësuar pasi ky virus ka potencialin të shkatërrojë industrinë e derrit në të gjithë kontinentin. Si Rumania ashtu edhe Bullgaria kanë ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Qindra mijëra derra janë zhdukur. Por disa fermerë në Bullgarinë e Jugut refuzuan të…