Gaforrja blu (Callinectes sapidus) po kolonizon ujërat e detit Jon dhe Adriatik, duke u kthyer në rrezik për biodiversitetin vendas.
Së fundmi kanë qenë dhjetra plazhistë në brigjet e Leçes, të cilët kanë raportuar te autoritetet italiane prezencën e gaforres blu, të cilët më pas e kanë konfirmuar prezencën e saj në ujërat e Adriatikut, raporton Newsbomb.
Ekspertët ngrenë alarmin pasi gaforrja blu nuk është vendase, ajo rritet në Gjirin e Meksikës. Gaforrja blu është agresive ndaj ekspertët i bëjnë thirrje kryesisht prindërve të ruajnë fëmijët nga pickimi i saj.
