Author: tirana

Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Millan Mojsilloviç, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Milan Mojsilloviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, ka thënë se Rusia është një partner strategjik i Serbisë dhe në këtë mënyrë sipas tij, do të vazhdojë mbështetja e saj. Mojsilloviç, ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, Mojsilloviç gjatë një vizite në Moskë, së bashku me zyrtarët e tjerë rusë kishin analizuar në mënyrë të veçantë situatën në Kosovë,…

Read More

Një basketbollist amerikan është dënuar me dy vite pezullim pasi në kontrollin antidoping doli se ishte shtatzënë. DJ Cooper ishte në procedurat e fundit për t’u bashkuar me kombëtaren boshnjake të basketbollit, procedura që përfshinin edhe testin rutinë të antidopingut. Kampioni i urinës tregoi se kishte hormone që prodhohen nga placenta gjatë shtatzënisë. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e pezulloi për mashtrim, pasi urina që përdori basketbollisti ishte e një shoqeje të tij. Në Twitter pati shumë nga ata që e tallën, por kishte dhe nga ata që vunë në dukje se kur një mashkull rezulton shtatzënë në testin e…

Read More

I ftuar në “Pushime on Top”, Shakohoxha tha se ishte ai që e kishte marrë vendimin që Ilda të shkonte në një televizion tjetër. “Ndoshta nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë unë. Unë jam trajner. Unë e kam marë Idlën në Tv dhe po ne vendosëm që të punonte në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion por ne jemi ata që e morrëm dhe ata që vendosën që të iki,“-tha Shakohoxha. Pak kohë më parë në mediat rozë u publikua lajmi se Ilda Bejleri kishte vendosur të largohej nga Digitalb pas një debati të madhe me komentatorin…

Read More

Iphone 11? Ka disa supozime se prezantimi i Iphone 11 do të bëhet me datën 10 Shtator 2019. Megjithëse një datë specifike nuk është konfirmuar ende nga Apple, këto supozime janë të bazuara nga prezantimet e viteve të kaluara. Gjatë këtij prezantimi pritet të paraqitet një iPhone i ri më ndryshe nga modelet e kaluara. Disa raportime sugjerojnë që modelet e ardhshme do të jenë: iPhone 11, 11R dhe 11 Max.

Read More

Përveç SPAK që pritet të godasë zyrtarët e korruptuar, edhe qytetarët parashikohet të përfshihen si partnerët më të mirë të super-prokurorëve të posaçëm. Ligji i bilbilfryrësve i hyrë në fuqi në të njëjtën kohë kur u miratua edhe paketa e reformës në drejtësi lë hapësirë të konsiderueshme për publikun që të sinjalizojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat. Deri më tani në çdo institucion shtetëror janë ngritur në total 166 njësi përgjegjëse tek të cilat çdo punonjës i administratës mund të sinjalizojë rastet e korrupsionit të kolegëve apo eprorëve të tij.…

Read More

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej korrikut, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu do të moderojnë një emision mëngjesi në “Ora News”, këtë sezon të ri televiziv që nis në shtator. Lajmin e kanë dhënë nga “burime të sigurta” vetë burimi, Kelvi, i cili ka publikuar dy foto në Instagram pas nënshkrimit të kontratës në studion e “Ora News”. ‘Jam i gëzuar t’ju informoj (nga burime të sigurta 🤪) se do të shihemi në shtator tek @rtvora | Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe @arjola_shehu | #bashkimibenfuqine 💙”, shkruan ai. Dyshja me sa duket do të zëvendësojë Dajana Shabanin dhe…

Read More

Midis bixhuve, këpucëve, rrobave, xhaketave dhe parfumeve, ja cilat janë 7 gjërat që nuk duhet t’i vishni kurrë në avion që të mos ngadalësoni kontrollet ose të vuani lartësinë. Ajo që duhet të vishni për të udhëtuar me avion nuk është vetëm çështje estetike, por edhe mbi të gjitha nevojë, rehati dhe vlerësim i kohës dhe procedurave të sigurisë. Mes bizhuve, reçipetave dhe parfumeve, ja cilat janë 7 gjërat që duhen shmangur me çdo kusht (në respekt të alternativës më të zgjuar). Bizhu të mëdha Stolitë dhe xhevahiret metalike do t’ju ngadalësojnë procedurat e sigurisë, veçanërisht nëse ato nuk janë…

Read More

Kjo foto e rrallë e mbi një shekulli më parë, ka në fokus të saj trupat e rregullta ushtarake shqiptare në kala dhe në sfond duket qyteti i Gjirokastrës. Pamja është fiksuar gjatë Luftës I Botërore në vitet 1916- 1918, kur Shqipëria në mbi gjysmën e territorit të saj, administrohej nga trupat Austro-Hungareze.Në një pjesë të territorit, e në kohë të ndryshme të kësaj lufte, kaluan edhe ushtritë franceze, serbe, greke dhe italiane.Ishte koha kur në qytetin antik të Apollonisë në Fier, filluan edhe gërmimet e para arkeologjike nga profesionistë të huaj, të cilët i nxorrën objektet e trashëgimisë së…

Read More

Romelu Lukaku është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, teksa shpesh është lidhur me një kalim tek Interi dhe së fundmi tek Juventusi. Sulmuesi belg nuk zhvilloi asnjë ndeshje me Manchester United gjatë gjithë verës dhe u stërvit larg pjesës tjetër të skuadrës. Futbollisti me të cilin do të dëshironte të luante? Ronaldo rrëfen disa të vërteta personale Sipas lajmeve të fundit, Lukaku po stërvitet me akademinë e Anderlehtit, për të mbajtur trupin e tij në formë. Në një foto të postuar nga gazetat belge, shihet 26-vjeçari teksa mban të veshur bluzën e ekipit belg, ku luajti…

Read More

Këtë vit Kim Kardashian ishte kryefjala e eventit të “Met Gala”, pasi veshja e saj ishte një ndër më të veçantat që ishte parë ndër vite. Ajo u shfaq e veshur me një fustan që dukej si e i lagur dhe Kim ngjante si një sirenë që sapo kishte dalë nga deti. Pavarësisht se ylli i televizionit ja arriti të fitonte vëmendjen e të gjithëve, duket se dita e “Met Gala” ka qenë më stresuesja në jetën e saj. Në një klip të “Keeping Up Ëith The Kardashians” Kim ka treguar se gjatë asaj dite nuk është ndjerë aspak e…

Read More

Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në konferencën e dhjetë ndërkombëtare në Moskë, ku marrin pjesë delegacionet e 60 shteteve, për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore. Ministria e Drejtësisë në këtë konferencë është përfaqësuar nga,  zv.ministrja Fjoralba Caka, e cila bëri një prezantim të hollësishëm mbi reformat e ndërmarrë për rritjen e performancës në sistemin e Shërbimit Përmbarimor.Mes 60 vendeve pjesëmarrëse, në konferencë u përfaqësuan edhe shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Finlanda, Letonia, Estonia, Belgjika, Rumania, Italia, Mali i Zi, Serbia, Maqedoninë e Veriut, Republika Çeke, etj.Caka u ndal edhe te risitë që sjell ligji 26/2019 për shërbimin përmbarimor…

Read More

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjirokastër. Kanë qenë fqinjët ata të cilët e kanë gjetur dhe më pas kanë njoftuar policinë. Policia bën me dije se rreth orës 16:10, janë njoftuar se në lagjen “Palorto”, Gjirokastër, shtetasia S.Zh. rreth 85 vjeçe, është gjetur e pajetë në banesë nga komshinjtë e saj shtetasja e mësipërme e cila jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune përveç një shenje të shkatuar si shkak i rrëzimit nga tensioni.

Read More