Kjo foto e rrallë e mbi një shekulli më parë, ka në fokus të saj trupat e rregullta ushtarake shqiptare në kala dhe në sfond duket qyteti i Gjirokastrës.
Pamja është fiksuar gjatë Luftës I Botërore në vitet 1916- 1918, kur Shqipëria në mbi gjysmën e territorit të saj, administrohej nga trupat Austro-Hungareze.
Në një pjesë të territorit, e në kohë të ndryshme të kësaj lufte, kaluan edhe ushtritë franceze, serbe, greke dhe italiane.
Ishte koha kur në qytetin antik të Apollonisë në Fier, filluan edhe gërmimet e para arkeologjike nga profesionistë të huaj, të cilët i nxorrën objektet e trashëgimisë së kulturës shqiptare, jashtë territorit të vendit tonë.
Kalaja e Gjirokastrës si shumë të singjashme me të në Shqipëri, u shndërrua nga monument kulture, në një garnizon të strehimit të trupave ushtarake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here