Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania e Madhe në gatishmëri për kërcënimet e mundshme, u dërgon letër 100 mijë rezervistëve për t’u përgatitur në rast lufte

22:02 / November 26, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britania e madhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria britanike e Mbrojtjes u ka dërguar një letër rreth 100 mijë rezervistëve ushtarakë, ish-ushtarakë që mund të rikthehen në shërbim në rast emergjence, duke u kërkuar të përgatiten për një konflikt të mundshëm. Një nismë e tillë nuk ishte ndërmarrë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Letra, e zbuluar nga gazeta britanike The Telegraph dhe e firmosur nga komandantët e Ushtrisë, Marinës Mbretërore dhe Forcave Ajrore Mbretërore (RAF), u kërkon rezervistëve të përditësojnë të dhënat e kontaktit, të deklarojnë aftësitë profesionale dhe vendet aktuale të punës, si dhe të shprehin gatishmërinë për të marrë pjesë në trajnime dhe stërvitje ushtarake.

Mes tyre përmendet edhe stërvitja e NATO-s “Steadfast Defender”, e planifikuar për fillimin e vitit 2027.

Ministri i Mbrojtjes, Wes Streeting, e ka cilësuar këtë nismë si një masë të nevojshme paraprake, duke pranuar se Britania po vepron në një klimë të shtuar kërcënimesh. Në një intervistë për Sky News, ai u përpoq të qetësonte opinionin publik, duke theksuar se qytetarët duhet ta shohin këtë masë si një garanci sigurie dhe jo si një arsye për alarm.

“Ne operojmë në një mjedis me kërcënime të shtuara dhe mendoj se ky nivel gatishmërie është një masë paraprake e arsyeshme dhe e nevojshme. Njerëzit duhet ta shohin këtë si diçka qetësuese dhe jo alarmuese”, deklaroi ministri. “Dua që vendi të jetë vigjilent, jo në alarm”, shtoi ai.

Shqetësimet për sigurinë e Britanisë vijnë në një kohë kur ushtria britanike numëron rreth 73 mijë ushtarë në shërbim aktiv, shifra më e ulët që nga koha e luftërave napoleonike.

I pyetur nga BBC, ministri i Mbrojtjes vlerësoi gjithashtu qëndrimin e princit Harry, i cili javën e kaluar deklaroi se ishte 100% i gatshëm të rikthehej në uniformë në rast nevoje, përballë kërcënimit rus.

“Unë mendoj se ai është një aset i vërtetë për vendin tonë”, u shpreh Streeting.

Përtej përgatitjeve të rezervistëve, shqetësime kanë ngritur edhe masat e marra në terren nga Forcat Ajrore Mbretërore. Sipas Sky News UK, RAF ka vendosur që avionët luftarakë britanikë të zhvendosen gjatë natës në hangarë në shumicën e bazave të saj, si masë paraprake për t’i mbrojtur nga sulme apo tentativa të mundshme sabotimi.

Gjithashtu, në shqyrtim janë plane për vendosjen e rrjetave mbrojtëse kundër dronëve, për të mbrojtur avionët dhe pajisjet ushtarake që mbeten të ekspozuara. Bëhet fjalë për sisteme të ngjashme me ato që Ukraina ka përdorur për t’u mbrojtur nga dronët rusë.

Zhvillimet vijnë pas paralajmërimeve të fundit nga shërbimi i inteligjencës së brendshme britanike MI5 dhe Ministria e Mbrojtjes drejtuar industrive ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat furnizojnë Ukrainën me armë dhe pajisje elektronike apo ushtarake.

Institucioneve u është kërkuar të forcojnë masat e sigurisë përballë dyshimeve për sulme apo sabotime të mundshme ruse.

Nga ana tjetër, ambasada ruse në Londër i ka mohuar këto pretendime, duke akuzuar Ukrainën për rrezikun e organizimit të provokimeve nën flamur të rremë, me qëllim rritjen e përfshirjes së vendeve perëndimore në luftën me Rusinë.

BRITANIA E MADHE kercenime leter Lufte rezerviste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohen tre shqiptarë, u kapën me 66 kg kanabis

20:58 / November 26, 2026

Britania përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë, thërret 100 mijë rezervistë ushtarakë për mobilizim

20:19 / November 26, 2026

Serbia shpall zgjedhjet presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

13:40 / November 26, 2026

Trump dhe Rutte paralajmërojnë Rusinë

11:04 / November 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.