Author: tirana

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh, sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka bllokuar hetimet për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Në një status në Facebook, Basha shkruan se Rama po vepron njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon. Statusi i Lulzim Bashës Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin. Mesazh nga brenda bunkerit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh të ardhur nga një prind që i tregon çekun se sa paguhet për një foshnje të porsalindur në Slloveni dhe sa në Shqipëri. Në mesazhin e qytetarit thuhet se në Slloveni japin 200 euro, ndërsa në Shqipëri 900 euro. “Z.Kryeministër! Edhe slloven, edhe shqiptar djali me çek. Në Slloveni japin 200 euro, kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kreu i qeverisë. Kujtojmë se që nga data 1 Janar qeveria Rama ka rritur shpërblimet e dhëna për nënat…

Read More

Kreret e partive politike kryesore ne Kosove, Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (LVV), Ramush Haradinaj (AAK), Kadri Veseli (PDK)Pasi Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi ditën e sotme që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme më 22 gusht për të shpërbërë legjislaturën e gjashtë të Kuvendit dhe të shpallin zgjedhjet e parakohshme, kanë filluar edhe lëvizjet e partive politike për koalicione parazgjedhore. Pas shpërbërjes së parlamentit më 22 gusht, presidenti Thaçi duhet që të shpallë gjendjen e jashtezakonshme parlamentare dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme 45 ditë pas kësaj date. Të ndodhur në një situatë të tillë, pas dorëheqjes së…

Read More

Në Greqi drejtuesit e taksive, autobusëve dhe formave të tjera të transportit publik, të cilët pinë duhan ndërsa janë në punë, do të gjobiten me 1.500 euro, ndërsa do t’i revokohet licenca për një muaj. Këto masa vijnë sipas rregullave të reja të trafikut dhe një qarkore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë të hënën. Në të njëjtën kohë, nëse në automjet ka një fëmijë nën moshën 12 vjeç, masa e gjobës do të rritet në 3,000 euro. Për më tepër, drejtuesit e automjeteve private që pinë duhan ndërsa një i ri nën moshën 12 vjeç është gjithashtu në automjet…

Read More

Ka shumë gra të cilat i përshkruajnë strijat si një njollë e keqe e bukurisë së jashtme të një femre. Strijat ose shenjat e shkaktuara në lëkurë nga luhatjet e peshës janë një nga shqetësimet më të mëdha të një gruaje kur vjen puna tek paraqitja e jashtme. Ka shumë gra të cilat i përshkruajnë strijat si një njollë e keqe e bukurisë së jashtme të një femre. Rëndom besohet se strijat janë një pasojë e shtatzanisë por e vërteta është se rreth 90 përqind e grave në planet janë përballur me strijat. Lëkura e njeriut është elastike që do…

Read More

Chester “ Chet ” Hanks është djali i aktorit të njohur amerikan Tom Hanks i cili u bë dëshmitar i një përleshje në Antiparos në Greqi, ndërsa ka qenë duke kaluar pushimet verore. Në një video të ngarkuar në llogarinë e “Chet” në Instagram, një oficer policie në departamentin e policisë në ishull, shihet duke rrahur një turist . Polici nuk ishte në shërbim në atë kohë dhe raportohet se ka ndërhyrë për të mbrojtur një person të tretë që kishte qenë në konflikt me turistin. Përleshja nisi kur disa të rinj u përpoqën të bënin një mbishkrim në një…

Read More

Thuhet se në një botë me 7.7 miliardë njerëz, çdo njeri ka të paktën rreth 7/8 sozi. Këta të famshëm shqiptarë qenë me fat që e gjetën dikë (ose disa) me të cilin/ën kanë ngjashmëri. Xhemi Shehu – Ira Seferi (bashkëshortja e Gaz Pajës) Dua Lipa – Hilda Kërtalli (imazh në spotin e Si Radio) Megi Pojani – Kim Kardashian DeaMishel Hoxha – Karen Mugler (modele e njohur ne vitet ’90) Olti Curri – Oto Nemsadze (përfaqësuesi i Gjergjisë në Eurovision) Bieta Sulo – Neha Sharma (aktore indiane) Fjoralba Ponari – Elçin Sangu (aktore turke) Eva Murati – Mimoza Shkodra…

Read More

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat thotë se Basha dhe Rama po bëhen gjithnjë e më të vetmuar. Referuar deklaratave dhe akuzave të PD-së kundër KQZ për 13 Tetorin, edhe pse nuk është regjistruar, Kulluri thotë se Rama ka dy vite që e merr zvarrë nga humbja në humbje. “Ja pra që as në 13 tetor nuk do futet në zgjedhje! Kush ishte Kim Philby?! Ju ka aleati i madh xhan, ju ka aleati shpirt! Apo e ka Rama fajin se ka 2 vjet që ju merr zvarrë nga humbja në humbje?! Rama dhe Basha gjithnjë e më të…

Read More

Nga Mero Baze Dy parti opozitare kanë vendosur të regjistrohen për zgjedhje më 13 tetor, në përpjekje për të konsideruar si të vlefshëm dekretin e Presidentit Meta, duke e bërë tërësisht jo serioz dhe aksionin opozitar. Pas 30 Qershorit, kur Partia Demokratike humbi gjithçka dhe praktikisht është një parti jashtë sistemit, retorika kryesore e Lulzim Bashës ishte 13 tetori dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta. E gjitha kjo fillimisht iu bë për të inkurajuar kryetarët e bashkive në detyrë, që të mos rikandidonin për 30 Qershor dhe më pas, për t’i gënjyer ata deri më sot, kur duhet…

Read More

Nga Bedri Islami Lëvizja Socialiste për Integrim, partiçkat e vogla të mbledhura rreth koalicionit opozitar, kanë trokitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të filluar fushatën e 13 tetorit, që lidhet me një dekret të zotit Meta dhe pushtetin vendor. I heshtur deri tani dhe duke u dyzuar në qëndrimin që do të mbajë, shefi i opozitës, Basha, ende nuk e di nga duhet të shkojë, drejt aleatëve të tij, me të cilët është përbetuar dhjetëra e qindra herë se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën si shef të qeverisë, apo duke u thirrur në sloganin budalla të…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të hënë në një bazë ushtarake ruse në Siberi, ku nga të dhënat e para të mediave ndërkombëtare raportohet për të paktën 4 persona të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në një depo municionesh në bazën ushtarake, e cila ndodhet gjashtë milje nga qyteti Achinsk, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë. Grupet e shpëtimit kanë evakuuar banorët në një perimetër prej 12 miljesh. Autoritetet thanë se paraprakisht nuk ka rrezik për banorët, megjithatë u kërkua atyre të qëndrojnë sa më larg nga baza ushtarake. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se depoja mbante deri në…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka patur sukses të madh vitet e fundit, duke u renditur në toplistat ndërkombëtare. Këtë herë, artistja nuk i ka pushtuar titujt e faqeve rozë për projektet muzikore, por për mbështetjen ndaj komunitetit LGBTI. Në intervistën për revistën “Celebrity”, këngëtarja sqaroi se do të jetë gjithmonë pranë njerëzve që luftojnë për tu pranuar nga të tjerët. “Që nga viti 2012, që u bë parada e parë në Greqi, unë kam qenë atje. Por nuk ka të bëjë vetëm me komunitetin gay. Unë gjithmonë qëndroj pranë njerëzve që kanë pranuar ngacmimin, të drejtat e të…

Read More