Nga Mentor Kikia Besoj e keni ndjekur çpo ndodh në Hong Kong? Qyteti, ish koloni dhe demokraci britanike, është në luftë me qeverinë e Pekinit, pasi qytetarët kërkojnë të ruajnë standardet e demokracisë britanike, por Pekini do ta kinezërojë sa më shpejt. Në Tiranë, Partia Demokratike reagoi e alarmuar sot se qeveria do të pushtojë Kamzën dhe të vendosë sa më parë dikaturën edhe aty, pasi prefektja ka kërkuar konstituimin e këshillit bashkiak nesër dhe jo në datën 14 siç ishte paralajmëruar. Unë nuk jam mbështetës i PD-së, as i PS-së, por jam opozitar i përhershëm, me çdo qeveri. Por…
Author: tirana
Ditën e sotme është konstituuar Këshilli Bashkiak i Dibrës, si dhe është betuar kryetari i ri i bashkisë, Dionis Imeraj, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas votimit, në krye të Këshillit Bashkiak është zgjedhur Sokol Sava, ndërsa nënkryetar Xhelal Ndreka i PS dhe Irini Shehu e Bindjes Demokratike. Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Dibër ishin të pranishëm deputetja e partisë Socialiste Almira Xhembulla, zv. Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari, Prefekti i Qarkut Dibër, z. Nexhbedin Shehu. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Dibrës tha se për të është një përgjegjësi e re pa dallime partiake.…
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur sot në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se pika e këmbimit valutor ndodhet në një qendër tregtare tek sheshi “Zogu i Zi”. Një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka marre paratë e asaj pike.
Aktori i njohur Bujar Asqeriu tha dje se nuk është për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, edhe pse është për një teatër të ri. I kontaktuar në telefon nga gazeta “Panorama”, Asqeriu, i cili ndodhej me pushime, tha se Kryeministri ka marrë dhe ka bërë status të tij fraza të shkëputura të para më shumë se një viti, por që në atë kohë e anatemoi rëndë. “Ky ka qenë një qëndrim i kahershëm imi, publik, para mediave dhe publikut, ndërsa Kryeministri kap fraza të shkëputura të miat dhe i lidh. Unë kam kërkuar që me çështjen e Teatrit të merren arkitektët.…
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer maxhorancës një tjetër ligj të rëndësishëm. Bëhet fjalë për ndryshimet në Kodin Penal, që sipas shpjegimit të Kreut të Shtetit përbëjnë rrezik për sigurinë juridike të qytetarëve. Meta kërkon rishikimin dhe përmirësimin e neneve 3, 6, 7 dhe 11, që kanë ndryshuar, apo shtuar nenet 121, 201, 201/b, si dhe 207/a të Kodit Penal, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti. Në arsyetimin bashkëngjitur dekretit të kthimit të ligjit, Presidenti shprehet se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktuale të…
Së fundmi qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj për mënyrën sesi mund të fitohet shtetësia shqiptare. Ky projektligj ka zgjeruar mundësitë e përfitimit të shtetësisë me dy pika të tjera. Në një intervistë për mediet, zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi se cilat janë këto dy pika: “Kemi shtuar origjinën dhe lindjen në territorin shqiptar. Me origjine kuptojmë që individi duhet të ketë paralindësit e tij deri në tre shkallë me origjinë shqiptare”, tha Voda. Tashmë, fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, por që të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare, e fitojnë automatikisht këtë të fundit. “Fëmijët e…
Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini është shfaqur në një video që po qarkullon në mediat sociale, ku duket se po bën rolin e DJ në një festë në plazh. Video është bërë ditët e fundit, e zv.kryeministri shihet teksa po argëtohet e po e shijon pafund festën duke kërcyer rrethuar me vajza të veshura me bikini. Salvini, i cili është gjithashtu edhe ministri i Brendshëm të Italisë, mund të shihet duke miksuar këngët gjatë festës në Papeete Beach në qytetin turistik italian të Milano Marittima, afër Ravenna.
Në qytetin e Durrësit u arrestua sot në flagrancë një tjetër i ri, një 19 – vjeçar që qarkullonte më pistoletë me silenciator. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër”. Sipas bluve, “ky shtetas është kapur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës…
Partia Demokratike njoftoi sot se ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari, pasi sipas Edmond Spahos, ajo “ka zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës. Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës. Urdhëron prefekten e Tiranës të mbledhë nesër Këshillin Bashkiak të Kamzës”. Në një deklaratë për mediat, nenkryetari i PD, Spaho, sqaron se “Mbledhja e paligjshme e Këshillit Bashkiak të Kamzës është një rast më shumë që tregon se kryebashkiakët ilegjitimë të 30 Qershorit nuk do t’i shërbejnë interesit publik, nuk do të marrin vendime në interes të qytetarëve. Ata do…
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zbuluar së fundmi se ndodhet me pushime në Ibiza. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi, ku shfaqet me bikini në një jaht. Rita ka shfaqur trupin e saj joshës në rrjetin social, ku është komplimentuar nga fansat e saj të shumtë.
Ditën e sotme është betuar kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço, si dhe është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak. Mësohet se Kiço ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryebashkiak në gjuhën greke, e ndërsa është përkthyer në shqip nga një përkthyes. Ndërkohë, kryetar i Këshillit Bashkiak është zgjedhur Ziso Nasho, me votim të hapur si kandidatura e vetme.
Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë pak kohë më parë. Ndarja e tyre bëri shumë bujë në media, megjithatë duket se Dua dhe Isaac nuk e kanë pasur aspak problem. Vetëm pak kohë pas ndarjes ata kanë gjetur dashurinë në krahët e personave të tjerë dhe Isaac sapo konfirmoi lidhjen e tij të re. E para që pranoi publikisht lidhjen ishte Dua Lipa, e cila është në një histori dashurie me Anwar Hadid. Ndërsa tani është radha e Isaac. Shefi i kuzhinës ka publikuar në Instastory foto të dorës së tij dhe të…