Rreth 2 hektarë kullotë raportohen të jenë djegur nga një zjarr i rënë sot në Dropull, midis Derviçianit dhe Goranxisë. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shmangin përhapjen në zonat e banuara. Përveç kullotave, zjarri ka prekur edhe rreth 50 pisha, gjë që ndikon në përhapjen më të shpejtë të flakëve. Të angazhuar në terren janë tre stacione zjarrfikëse, Gjirokastër, Dropull, Libohovë dhe forcat ushtarake. Operacioni drejtohet nga kreu i PMNZSH Gjirokastër Kujtim Bizhga dhe prefekti Aliaj.
Author: tirana
Prokurorët zviceranë akuzojnë ish-zyrtarët gjermanë të futbollit, përfshirë ish-presidentët e DFB-së, Theo Zwanziger dhe Wolfgang Niersbach, për mashtrime në lidhje me Kupën Botërore të vitit 2006, i cili u mbajt në Gjermani. Horst Rudolf Schmidt, Theo Zwanziger dhe Wolfgang Niersbach, si dhe ish-zyrtari zviceran i FIFA-s, Urs Linsi, “dyshohet se kanë mashtruar anëtarët e një organi mbikëqyrës të Komitetit organizator të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) për Kupën e Botës 2006 në saje të një shume prej 6.7 milionë eurove (7.5 milionë dollarësh). Të katër burrat mohojnë çdo keqbërje. DFB tha në vitin 2016 se pagesa ishte kthimi i huas…
Regjisori Eduart Grishaj aktualisht është duke punuar me një projekt të ri. Është fjala për xhirimet e filmit “Gjyshja”, të cilat po bëhen në disa vende të Shqipërisë. Këtë të martë grupi i xhirimit ndodhet në Bogë dhe pranë Grishajt në këtë projekt të ri është edhe e dashura e tij, prezantuesja Arbana Osmani.Kjo e fundit ka filmuar një fragment gjatë xhirimit të skenës “Nusja” duke i uruar fat të dashurit e duke e shoqëruar komentin me një zemër.
Jo vetëm eksperiencë e mirëfilltë punësimi në shërbim të promovimit të turizmit në Shqipëri, por edhe një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisi! Ky është qëllimi i projektit Smile Albania, përmes të cilit janë punësuar 500 të rinj, që paralelisht kanë qenë pjesë e një shkolle verore, në plazhet e jugut, ku janë trajnuar nga profesorë dhe ekspertë mjedisorë për të ndërgjegjësuar pushuesit, shoqërinë të mbrojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore për turizëm të zhvilluar dhe jetë të shëndetshme. “Me përgatitjen e kësaj shkolle vere ia dolëm që të realizojmë një nga qëllimet e projektit Smile…
OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme (7 gusht) do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Kjo ndërprerje sipas OSHEE vjen për shkak të rikonstruksionit të kabinave elektrike. Stakimet do të ketë: 09:00- 09:30 rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”, 10:00 -10:30 rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”, 11:00- 11:30 rruga “5 Maji”, 12:00 -12:30 rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës, 09:00 deri 15:00 Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.
Fill pas njoftimit se Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Penal, ka ardhur reagimi i numrit dy të Partisë Socialiste Taulant Balla. Në një koment të lënë në Facebook, Balla shprehet se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, për të cilat Meta nuk është qenka dakord, adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike, duke nisur nga siguria ushqimore. Më tej Balla siguron se ndryshimet do të hyjnë në fuqi në shtator pavarësisht qëndrimit të presidentit Meta.
Kryeministri Edi Rama është duke kaluar disa ditë relaksuese pranë detit, larg politikës dhe zhurmës mediatike. Ai shfaqet duke notuar në detin Jon, në ujërat e kaltra të Dhërmiut. Me siguri pranë tij në këto pushime është edhe Zaho dhe gruaja e tij Linda. Në videon e mëposhtme Rama duket se di të notojë mirë dhe se qetësia në det e relakson.
Dikush mund të ketë privilegjin të jetojë në shtëpinë e Maghan Markle në Los Angeles. Mjafton të nxirrni nga kuleta më shumë se një milion euro, (1.8 milion dollarë).Vila luksoze është 2000 metra katrorë, ka katër dhoma gjumi, tre banjo, një kopësht, një soxhorno.Këtu dukesha e Sussex ka jetuar nga 2011 deri në 2013, gjatë martesës së saj të parë me Trevor Engelson.Në vitet e kaluara është banuar nga pronarët e rinj, që e kishin blerë pas divorcit të çiftit, përpara se ish artistja të spostohej në Kanada.
Kryeministri Edi Rama sot ka sjellë opinionin e regjisorit të njohur Gëzim Kame për çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama shkruan se opinioni i tij është ai që ka qenë denbabaden, ndërsa vetë Kame shprehet për një teatër të ri në atë vend ku është teatri ekzistues. “Gëzim Kame, regjisor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku. Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit…
Kur FBI heton, ju duhet ta dini se është e rëndësishme. Byroja Federale e Hetimit u themelua në vitin 1908 dhe investigon krimin në të gjithë SHBA. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për tekste këngësh apo kërcënime me vdekje, persona mjaft të famshëm dhe figura publike janë hetuar nga FBI. Nga R. Kelly te Marilyn Monroe, njihuni me të famshmit që janë hetuar nga FBI, ose figura që ata thjesht i shohin pak të dyshimta.
Amerika është tronditur nga dy të shtëna masive gjatë fundjavës në El Paso, Texas dhe Dayton, Ohio. Të paktën nëntë njerëz u vranë pasi një person i armatosur hapi zjarr në Ohajo, vetëm disa orë pas një sulmi masiv në një Walmart në El Paso, Teksas që vrau të paktën 20 njerëz, i kryer nga një supremacist i bardhë. Në shumë shtete amerikane, nuk keni nevojë për leje për të blerë një armë – as nuk kërkohet të merrni një licencë, të regjistroni armë zjarri dhe nuk ka kufi në numrin e armëve që mund të blini njëherësh. Donald Trump…
Maturantët që do t’i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore 2019, për sesionin e dytë tashmë mund të njihen me datat dhe organizimin e testimeve që do të kryejnë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot udhëzimin e Ministrisë së Arsimit në të cilin bëhen publike edhe katër kategoritë e maturantëve që iu lind e drejta për të hyrë në këtë sezon provimesh. Datat e provimeve“Lëndët dhe datat për provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë të jenë: a) Gjuhë e huaj 27 gusht 2019; b) Gjuhë shqipe dhe letërsi 30 gusht 2019; c) Matematikë 3 shtator 2019; d) Provimi me zgjedhje 6…