Fill pas njoftimit se Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Penal, ka ardhur reagimi i numrit dy të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Në një koment të lënë në Facebook, Balla shprehet se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, për të cilat Meta nuk është qenka dakord, adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike, duke nisur nga siguria ushqimore.
Më tej Balla siguron se ndryshimet do të hyjnë në fuqi në shtator pavarësisht qëndrimit të presidentit Meta.
