Author: tirana

Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Duket se kjo nismë e PS-së do të kalojë në një kalvar të gjatë, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është inekzistente. Në përgjigje të kërkesës së RTV Ora, Komisioni i Venecias pohon vizitën në kryeqytet për të përgatitur një opinion në lidhje me kërkesën e Kuvendit. Gjatë takimeve me palët e përfshira në këtë proces, delegacioni do të kërkojë më shumë sqarime për të formuar një opinion të plotë…

Read More

Të burgosur shqiptarë dhe rumunë janë përleshur me njëri-tjetrin në burgun e Viterbos në Itali ditën e diel. Nga 3 sherret e ndodhura në 3 pjesë të ndryshme të burgut janë plagosur 4 të burgosur dhe 1 gardian. Zyrtarët e burgut rapotojnë se situata është përkeqësuar dhe po bëhet gjithmonë e pamundur për të mbajtur rendin. “E Diela tregon qartë se në çfarë gjendje po katandiset institucioni. Kurrë si tani nuk ka qenë situata emergjente. Po bëhet ferr, veçanërisht për ata që punojnë aty. Kam përsëritur për ca kohë që administrata na ka braktisur dhe kjo është prova. Ishte vetëm…

Read More

Gazmir Braka një nga personazhet e bandave të 1997 po vuan burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Por drejtësia nuk është mjaftuar me kaq. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon super-burgosjen e tij, për tre muaj dhe një mbikëqyrje të veçantë. Kjo kërkesë e burgjeve është dorëzuar në gjykatën e Elbasanit në vazhdën e sistemit penitenciar për të zbatuar një ligj të 1998 për sigurinë në burgje, dhe nuk ka aspak lidhje me ligjin e miratuar së fundmi 41 bis që synon kontrollin e rreptë të personazheve më të rrezikshëm në burgje për të cilët dyshohet…

Read More

Pasditen e sotme e ftuar në “Pushime On Top” ishte blogerja e njohur shqiptare Estela Ujka. Përballë Ori Nebiajt ajo foli gjatë për një ndër temat më me interes për ditët e nxehta verore, siç janë rrobat e banjës. Trendet e modës janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe shpesh mes shumëllojshmërisë, vendosmëria është e vështirë. Një ndër ngjyrat tendencë të kësaj vere kanë qenë ngjyrat neon ose fosforishente, shumë të preferuara nga vajzat për rrobat e tyre të plazhit. Por duket se është krejt e kundërta për Estelën. E pyetur nga Ori për disa sugjerime për rrobat e banjës për…

Read More

Është një emër i njohur për Drejtësinë dhe median. Por është edhe një nga ata kriminelë, që pranon se ka bërë vrasje e krime nga më të rëndat, por që ka mbajtur edhe ditar për çfarë bënte në burg, çfarë dinte për grupet kriminale dhe si e përjetonte ai kriminalitetin në zonën e tij, Fier dhe më gjerë. Quhet Ilirjan Sallku dhe jeta që ai ka kryer, arrestimet dhe burgosjet e shpeshta, e kanë bërë që të njohë e të bëhej pjesë e organizatave kriminale të Fierit. Krimet dhe trafiqet e këtyre i kalojnë kufijtë e vendit, ndërsa sipas Sallkut,…

Read More

Koncepti i gjenialiteti mbetet ende sot tepër i gjerë dhe i vështirë për t’u përcaktuar, nisur nga fakti që inteligjenca shfaqet në dimensione të ndryshme dhe përfshin skuta të shumta. Sidoqoftë, po të kthejmë kokën pas, te disa prej mendjeve më të ndritura të shkencës dhe arteve do të spikasim 4 shenjat që priren më së tepërmi drejt një IQ- je (koeficienti i inteligjencës) të lartë. UJORI Mënyra unike sesi e perceptoni botën ju shndërron në një qenie elitare. Ja dilni të gjeni një zgjidhje për çdo vështirësi të mundshme, me bindjen se ka një rrugëdalje për çdo labirint. Jeni…

Read More

Dëshironi të humbni peshë, por nuk keni kohë apo financa të mjaftueshme të shkoni në palestër? Ose ndoshta thjesht nuk ju pëlqen të shkoni në palestër? Epo ka disa mënyra tjera se si mund të humbni peshë pa pasur nevojë të shkoni në palestër. Trajneri personal Elliot Upton ka treguar top katër këshillat që ju ndihmojnë të humbni peshë. Ecja Ecja është mënyrë e mirë për të humbur peshë – është falas dhe efikase. Trajneri personal beson se ecja dhe aktivitetet e përditshme, siç janë punët e shtëpisë dhe luajtja me fëmijët nënvlerësohen kur bëhet fjalë për humbje të peshës.…

Read More

Nga Mero Baze Të gjithë ata që përpiqeshin të kuptonin djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje të Lulzim Bashës, kishin vetëm një shpjegim: Frikën që Lulzim Basha kishte nga humbja dhe mundësinë që ta largonin nga PD. Nuk është se ishte një arsye e shpikur. Basha dhe më parë në çdo lëvizje para zgjedhjeve ka bërë kujdes të mendojë si do ta justifikojë ditën pas zgjedhjeve. Më 2015 vuri Kastriot Islamin t’ju mbushte mendjen njerëzve, se rezultati 45 me 16 nuk ishte në favor të socialistëve, por të Bashës. Më 2017 e mori lehtë se bëri marrëveshje dhe…

Read More

Janë të paktën 30 ushtarë izraelitë që janë diagnostikuar me kancer. Sipas ‘TRT’, shumica e ushtarëve janë me detyrë në sistemin e mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Hekurt”. Është Adam Shafer, gazetari i televizionit izraelit “Kanal 13”, i cili në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në “Twitter” thotë se 30 ushtarë, shumica me detyrë në sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt”, janë diagnostikuar me kancer. Shafer kërkon hetimin e çështjes, raporton ‘TRT’, për të mësuar se ka apo jo ndonjë lidhje mes sëmundjes që i ka kapur ushtarët izraelitë dhe punës së tyre në sistemin e mbrojtjes…

Read More

Nga ‘refleksi’ ne vetvetiu e vëmë orën në kyçin e dorës së majtë, por a keni menduar ndonjëherë përse? Megjithatë, nëse e analizoni mirë, ka disa përjashtime edhe për këtë “rregull”. P.sh. përderisa shumica e njerëzve e mbajnë orën në dorën e majtë, disa tjerë e mbajnë në dorën e djathtë. Gjithashtu mund të keni dëgjuar edhe për “rregullin” se meshkujt supozohet ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe femrat në dorën e majtë. Por, nuk duhet të jetë befasi se këto teori janë të mbështetura nga shkenca dhe kanë prapavijë historike. Le të fillojmë me historinë… Historikisht, më…

Read More

Të gjithë nxënësit e ciklit të ulët do të përfitojnë tekste falas edhe këtë vit shkollor. Ministria e Arsimit ka shtuar edhe klasën e pestë në grupin e përfituesve me mbulim 100% të kostos së librave. Bashkë me 16 kategoritë e tjera, përfituese të përhershme, fondi në dispozicion është 600 mln lekë .Vetëm për klasën e parë është menduar që librat të zëvendësohen çdo vit me tekste të reja. Nga eksperienca e vitit të kaluar, 20% e librave të kthyer në fondin e teksteve nuk mund të ripërdoren më. Megjithatë edhe kostot e librave që janë dëmtuar nuk do të…

Read More

Të gjithë ish-pronarët që presin kompensimin nga Agjencia e Trajtimit të Pronave mund të marrin pjesë në ankandet që do të zhvillohen nga agjencia për shpërndarjen e fondit fizik. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës, pavarësisht rendit kronologjik. Nëse vendimi përfundimtar që aplikon për ankand nuk është i vlerësuar financiarisht, ATP-ja procedon me vlerësimin financiar të këtij vendimi, pavarësisht rendit kronologjik të…

Read More