Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se është i gatshëm që t’i shpall zgjedhjet e reja, nëse partitë politike nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit. Ai citohet të ketë thënë këtë pas një takimi me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ku është diskutuar për gatishmërinë e këtij institucioni për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme. Në njoftimin e zyrës së presidentit të Kosovës, ai citohet të ketë thënë se “është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara…
Author: tirana
Ka shpërthyer në lot një fermer në fshatin Kotërr të Dajçit teksa rrëfen për Reprot TV dëmet që i janë shkaktuar nga reshjet e papritura të korrikut. Ndërsa ruhen nga shirat e dimrit, këtë herë ishin furtuna e papritura të verës që kanë dëmtuar të gjithë zahirenë e dimrit. Uji ka hyrë në magazinën ku ndodheshin thasët me grurë, në stallat e bagëtive, ku uji ka mbytur derrat dhe ka dëmtuar gjithçka ndodhej brenda. Por dëme fermeri Simon Simon na tregon edhe në arat e mbjella me misër dhe kultura të tjera bujqësore. “Me sinqeritet 4 mln lekë është dëmtuar…
Ditën e sotme temperaturat e ajrit janë rritur, ndërsa parashikohet që në ditët në vijim moti të jetë edhe më i nxehtë. Të mërkurën dita do të mbizotërohet nga kthjellimet. Termometri do të rritet me dy gradë celsius duke shënuar deri në 36 gradë në vlerat maksimale. Sipas MetoAlb, era do të fryjë me shpejtësi mesatare duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
Pjerin Ndreu pritet të betohet në datën 14 gusht si kryebashkiaku i ri i Lezhës, teksa Gjykata konfirmoi mandatin e tij. Ish-deputeti ka shpalosur edhe disa nga planet e tij për ristrukturimin e Bashkisë. Në një intervistë në “News24”, Ndreu tha se do të ngre një strukturë të re në Bashki me profesionistët më të mirë në çdo fushë. Ai tha se vendet e reja të punës që do të hapen nga kjo strukturë do të plotësohen vetëm me njerëz që plotësojnë kushtet. “Do t’i mbushim mendjen edhe skeptikëve se çfarë kanë humbur që s’na kanë votuar ne. Do të…
Ky do jetë një muaj veçanërisht pozitiv për jetën tuaj sentimentale dhe atë profesionale. Në përgjithësi buzëqeshja do jetë ajo që do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Javën e dytë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme dhe do kaloni momente romantike. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë këtë muaj për të takuar personat e duhur. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime që nuk duhen neglizhuar aspak. Në planin financiar mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm…
Askush nuk ka shumë dëshirë të flasë për këmbët apo gishtat e këmbës, megjithatë forma e tyre mund të tregojë shumë për një person. Shumë prej nesh kanë gjatësi të ndryshme të gishtave të këmbës, duke filluar që nga gishti i madh deri tek më i vogli, por ndonjëherë, ka edhe gjatësi të çuditshme. A. E ekuilibruar dhe sociale Nëse gishtërinjtë zbresin në lartësi nga djathta në të majtë, tregon se je njeri shumë i ekuilibruar. Po ashtu, je njeri që të pëlqen të bisedosh me njerëzit dhe t’i kesh ballë për ballë, ndaj ke dëshirë të takosh njerëz të…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për tërmetin e rënë sot në Korçë që shkaktoi jo pak panik tek banorët. Duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes njofton se tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla Rihter dhe me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të Dardhës në Korçës. Sipas Ministrisë nuk ka dëme materiale. “Nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale”, njofton Ministria e Mbrojtjes. Dy lëkundje tërmeti u ndjenë sot në Korçë, e para në 16:21 dhe e dyta…
Moderatorja e njohur Klea Huta është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku ndan vazhdimisht momente të ndryshme nga përditshmëria me ndjekësit. Mirëpo së fundmi, një foto ka tërhequr vëmendjen në profilin e saj, pasi moderatorja shfaqet me flokët bjond. Klea e ka vendosur foton me look-un e ri në foton e saj të profilit dhe ne ende s’po u besojmë syve! Klea Huta është kthyer vertetë në bjonde, apo ky është vetëm një filtër programi i cili ndryshon ngjyrën e flokëve? Mbetet ta mësojmë nga vetë moderatorja.
Olta Gixhari është një prej aktoreve më të njohura dhe më të përfolura në vendin tonë. Momentalisht aktroja ndodhet në Spanjë, ku është duke shijuar pushimet. Shpesh herë, ajo ka publikuar foto mjaft provokuese ku nuk ka lënë shumë hapësira për imagjinatë. Ndërsa së fundmi aktorja ka publikuar një video ku shfaqte duke vallëzuar në mënyrë mjaft joshëse dhe duke fërshëllyer. Veshur ajo mbante një fund të bardh, i cili i tregonte gati të gjitha format dhe një bluzë të bardh mjaft të shkurtër. Në këtë video Olta shfaqet duke u tundur dhe shkundur dhe personi që i binte kitarës…
Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar pak minuta pasi juglindja e vendit u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme. Me një reagim në “Facebook”, Panariti duke komentuar apelin e presidentit Ilir Meta thotë se thirrja e kreut të shtetit drejtuar institucioneve për të marrë masa duhet dëgjuar me seriozitet të madh. Sipas Panaritit, tani është koha për të lëvizuar dhe për të marra masat, pasi në të kundërt do të jetë shumë vonë. “Sapo ra termet i forte ne Korce..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mire harten poshtë, ajo është e 2019, reale…
Organizata më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar emrat e 10 futbollistëve të nominuar për çmimin e Futbollistit më të mirë për vitin 2019. Për herë të parë pas disa vitesh në listën me 10 futbollistët më të mirë në botë mungon braziliani Neymar dhe kroati Luca Modriç. Lista e të nominuarve për këtë çmim bazohet në arritjet e lojtarëve nga periudha 16 korrik 2018 deri në 19 korrik 2019 Për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit 2019 mund të votojnë tashmë dhe fansat të cilët do të kenë të njëjtën votë si gazetarët, trajnerët e…
Djali i ministrit të Brendshëm Mateo Salvini ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Itali. Ai ka përdorur motorin e ujit të policisë për të bërë xhiro dhe qejfe në plazh. E gjithë klasa politike ka reaguar për këtë fakt. Gjithashtu në një reagim të gazetarëve i kërkohet ministrit të Brendshëm të kërkojë falje si dhe të kujdeset për djalin e tij të llastuar. Sindikata e gazetarëve thotë se nga Salvini nuk ka asnjë kërkesë për falje për intimidimin e gazetarit, ndërkohë që foto e djalit mbi motorrin e policisë po bën xhiron e gjithë mediave italiane dhe ndërkombëtare.