Author: tirana

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, e Latina, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptari kishte vjedhur disa veshjeve nga qendra tregtare Panorama, vlera e së cilës shkonte deri në 234 euro. Shqiptari kishte tentuar të largohej nga qendra tregtare pa paguar, por si ishte denoncuar nga siguria e qendrës. Policia bllokoi menjëherë djalin dhe mallrat e vjedhura të gjetura, iu dhuruan pronarit të ligjshëm.

Read More

I keni mbaruar pushimet për këtë vit apo nuk keni pasur fare mundësi të pushoni? Mos u shqetësoni: vetëm 15 minuta meditim në ditë kanë të njëjtin efekt si një ditë pushimi përsa i përket emocioneve pozitive që ngjall, siç është mirënjohja dhe mirëqenia psikofizike e arritur. Dhe kjo gjithashtu ndodh me ata që nuk janë veçanërisht të njohur me praktikën e meditimit. Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga Kristofer May i Universitetit të Groningenit në Hollandë. Ulet stresi, rritet humori i mirë Në të kaluarën, studime të tjera kishin treguar se meditimi ka të njëjtat efekte…

Read More

Nga Dom Gjergj MetaHana atë mbrëmje ishte e plotë. Nga dritarja hynte një fllad i lehtë plot freski nate vere. Dila i kishte hapur të dyja dritaret e dhomës që të bënin korrent. Prendi po dihaste i shtrirë në krevat. Jashtë ishte një heshtje varri. Diku larg po bëhej një dasëm. Tingujt e muzikës, edhe pse të lehtë, hynin nga dritarja. Dila hoqi rubën, lëshoi flokët, fshiu fytyrën me peshqir dhe u ul në shtrat pranë të shoqit. Vuri dy jastëkë për mbas shpine e u mbështet në ta. Po e kqyrte me kujdes kah dihaste e një pikë lot…

Read More

Që pas lindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezajn nuk e kishim parë prej kohësh të performonte nëpër clube. Por, duket se rikthimi i saj ka mbërritur fuqishëm. Në super formë, me pantallona bezhë dhe me kurrizin jashtë, Xhensila Myrtezaj ka tërbuar meshkujt me performancën e saj. Me një kërcim energjik Xhensila Myrtezaj ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e publikut. Në pjesën e parë të gjithë tavolinat duken të mbushura me meshkujt të cilët nuk ia ndajnë sytë lëvizjeve të këngëtares. Video e postuar nga këngëtarja:

Read More

Institucionet e Vetingut nisin nesër zyrtarisht muajin e pushimit. Burime të “Panorama” pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bëjnë të ditur se: “Seanca e shpalljes së vendimit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentjan Osmani, ka qenë seanca e fundit gjyqësore për këtë sezon, e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të rifilluar më 3 shtator, me Besnik Muçin, kandidat për Kushtetuese. Me një ritëm të përshpejtuar krahasuar me muajt e kaluar, vetëm gjatë muajit korrik, Kolegji i Apelimit, ka shpallur 7 vendime, duke përmbyllur kështu atë që cilësohet si lista prioritare e subjekteve anëtarë të Gjykatës së Lartë,…

Read More

Facebook ka bërë të ditur planet e tij për krijimin e një kompjuteri që lexon trurin që mund të shndërrohet në sistemin daktilografim. Shkencëtarët laboratorik të Facebook sapo kanë publikuar rezultatet e eksperimentit të fundit të tyre. Ky eksperiment përfshin futjen e elektrodave në kokën e njerëzve. Qëllimi është për t’i përdorur ato për dëshifrimin e fjalëve dhe frazave që pjesëmarrësi po i mendonte. Ekipi i hulumtimit nga Universiteti i Kalifornisë, San Fransisko, përmblodhi eksperimentin duke futur implante tek pacientët të cilët ishin duke u përgatitur për kirurgji epilepsie., raporton “The Sun”. Këta pacientë, duhej të dëgjonin zgjidhje të shumta…

Read More

Çdo ditë më shumë se 1.8 milion libra shiten në SHBA ndrësa një tjetër gjysmë milioni në Britaninë e Madhe. Duke përjashtuar mënyrat e tjera të argëtimit ka njerëz që ende e duan leximin. Librat mund të na mësojnë më shumë për botën, sigurisht të pasurojmë fjalorin tonë dhe drejtshkrimin. Por a mund të na bëjë letërsia artistike njerëz më të mirë? Pretendimet për letërsinë artistike janë të mëdha. Është kredituar gjithçka nga një rritje e vullnetarizmit dhe dhënies së bamirësisë ndaj tendencës për të votuar – dhe madje edhe me rënien graduale të dhunës gjatë shekujve. Personazhet na lidhin…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger ka reaguar pas deklaratave që ngjalli ftesa e tij publike për palët e përfshira në çështjen e teatrit, për të ushtruar vetëpërmbajtje dhe për t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për të marrë një vendim. Greminger thotë se përgjigja e tij është nxjerrë nga konteksti teksa deklaron se OSBE mbetet e përkushtuar për të mbështetur procesin e reformave në Shqipëri. “Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e…

Read More

Humbja e radhës e Real Madrid kundër Tottenham në gjysmëfinalen e “Audi Cup” është shoqëruar me reagimin e ashpër të mediave madrilene, por jo vetëm edhe të tifozëve. Dy të përditshmet më të mëdha “AS” dhe “Marca” kritikojnë ashpër skuadrën “los blancos” për paraqitjen e dobët. “Pas “turpërimit” në ndeshjen e javës së shkuar kundër Atletico Madrid, tifozët prisnin reagimin e të besuarve të Zidane, por sërish u zhgënjyen”, lexohet në komentin e gazetës “Marca”. Humbja kundër Tottenham ka shtuar dyshimet edhe mbi të ardhmen e Zinedinë Zidane, teksa aventura e dytë e teknikut francez në pankinën madrilene mund të…

Read More

Shefat e shëndetësisë kanë pëhapur lajmin se për të shmangur sëmundjet kronike si astma dhe sëmundjet e mushkrive, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm me pastrimin e ambientit brenda shtëpisë. Ata kanë thënë se dy nga faktorët që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë: fshirja e pluhurave me dyret e mbyllura dhe tharja e rrobave brenda ambienteve të shtëpisë. Këshilla zyrtare e publikuar sot nga rregullatori i NHS tha se njerëzit duhet të mbrojnë shëndetin e tyre duke ulur ndotjen në shtëpitë e tyre. Kjo mund të vijë nga gatimi, lagështia, aerosolet, zjarret, pirja e duhanit ose produktet e pastrimit,…

Read More

“Ligji i ri për Akademinë e Shkencave, një dështim në reformë edhe me shkelje kushtetuese dhe ligjore”. Kjo është tema e diskutimit, që bëri bashkë sot pedagogë të universitete private edhe publike në ambientet e Fakultetit të Historisë edhe Filologjisë gjatë një diskutimi, ku referoi akademiku Artan Fuga. “Kultura politike edhe ajo shkencore janë dy kultura të ndara, që në pozicionin e tyre kanë rolin e tyre. Por ne si universitar kemi detyrën që të zhvillojmë këtë kulturë në mënyrë autonome, pa u bërë një kopje e politikës që ka krizën edhe problemet e veta, që nuk është nevoja që…

Read More