Author: tirana

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin pasi kanë zbuluar një asteroid gjigand që po afrohet shumë pranë Tokës. Asteroidi i quajtur “OK 2019” është 100 metra i gjerë dhe është rreth 70,000 kilometër nga Toka. Shkencëtarët vunë re se gjatë mbrëmjes së të enjtes asteroidi është afruar më shumë Tokës sesa Hënës. Ekspertët thonë se impakti i përmasës së objektit është aq i madh sa do të shkatërronte një qytet të tërë.

Read More

Teksa ministrja Olta Xhaçka ka kërkuar dekretimin e ‘Ligjit për Mbrojtjen Civile”, Presidenca shprehet se e ka firmosur atë para se të përfundojë afati. Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, shkruan se papagajtë nuk kanë nevojë për fakte por vetëm përsërisin veten. “Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumanin. Me një vlerësim unanim Dumani ka dalë i pastër si nga ana pasurore ashtu edhe nga integriteti profesional e ai moral. Vendimi i KPK për Dumanin është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Kujtojmë se një vendim i tillë për dumanin ishte pak a shumë i pritshëm pasi ndryshe nga rastet e tjera edhe vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk ka bërë asnjë pyetje për të. Jacobs u shpreh se kjo ishte hera e parë që atij nuk i kishin lindur pyetje për…

Read More

Këngëtari Luiz Ejlli dhe vajza e Jozefina Topallit, Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare në vitin 2017. Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi. Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në “Facebook” këngën ‘Uomini soli’, bashkëngjitur së cilës shkruante: “Për të gjithë meshkujt e vetmuar”. Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur…

Read More

“Dita e mirë duket që në mëngjes”, thotë një shprehje popullore. Në qoftë se mëngjesi nis mirë, atëherë probaliteti që e gjithë dita të shkojë mirë, është shumë i madh. Ja disa këshilla se çfarë duhet të bëni kur të zgjoheni në mëngjes nga ‘VanityFair’: 1. Ndalo së kontrolluari telefonin Do kesh kohë për ta bërë gjitë ditën këtë, ndaj më mirë shmange. 2. Bëj dush Harrojeni idenë që dushi të vë në gjumë apo do ftohesh se do dalësh. Dushi në mëngjes është vetëm relaksues njësoj si në mbrëmje. Për më tepër të ndihmon të jesh më i përqendruar.…

Read More

Aktorja e madhe shkodrane Drane Xhai na bën te gjithëve të qeshim, por sot nuk i ka mbajtur dot lotët teksa fliste për jetën e saj personale. Këndvështrimi i artistëve duket se shpeshherë është i ndryshëm nga njerëz që nuk e kuptojnë artin e tyre ka pohuar aktorja e cila ka rrefyer mungesen per te shoqin, i cili eshte ndare nga jeta 14 vite me pare. E ftuar mëngjesin e sotëm në puntatën e fundit të emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, aktorja e humorit mes emocionesh të mëdha ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. Drande Xhaj vecc…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me letrën e dërguar për masat e marra për një termet apokaliptik në Ballkan. Xhaçka në letrën e saj shkruan se vetë sizmiologu grek ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media, ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave e ka të pamundur të parashikojë tërmetet. “Parashikimi i tërmeteve, përtej mundësive të shkencës. Pas konsultimeve edhe me IGJEUM, parashikimi i tyre është i pamundur IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Sizmiologu Tsentelis përgënjeshtroi lajmin e rremë që u bë shkas për shqetësimin tuaj. Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes,…

Read More

Këngëtarja nga Kosova Fjolla Morina ka rrefyer për përformancën e saj të pak ditëve më parë në Skenderaj, pasi u kritikuar për veshjen e ekzagjeruar, për faktin se kishte edhe shumë fëmijë afër skenës. Ajo është shprehur per mediat kosovare se, “ndoshta në koncertin e radhës dal e zhveshur fare.” Por nuk ka kuptuar kritikat. Fjolla shpjegoi edhe  se nuk ka qenë e qëllimshme dalja e saj në Ferizaj. “Nuk e kam pasur në plan me dal me qëllim ashtu”, ka treguar Morina. Ajo shtoi se në performancën e saj të fundit “Kam bërë performancë, si yjet botërore”, duke iu…

Read More

Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka një karakteristikë shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishtërizmin. Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja. Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës…

Read More

“Një garë e re armatimesh në Ballkan” kështu shkruan gazeta gjermane , Die Welt.Sipas tyre, jo më larg se më 26 korrik të këtij viti, Rumania nuk lejoi një transportues rus armësh në Danub. Die Welt shkruan se bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por të modernizuar.Por kush shpenzon më shumë për armatim në Ballkan? Të parët janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin. Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria shpenzon 180 milionë euro,…

Read More

Megjithëse Shqipëria është në një zonë sizmike, vendi ynë nuk ka pasur tërmete shkatërrimtarë të shumtë. Megjithatë, në histori janë regjistruar tërmete të forta që kanë shkatërruar qindra banesa e kanë marrë qindra jetë njerëzish. Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e sapozgjedhur të Greqisë Kiriako Micotaqis. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “Kathimerini”, e cila shkruan se Rama ka theksuar se edhe një herë impenjimin e tij personal dhe të qeverisë shqiptare për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe njëkohësisht ka falenderuar palën greke për mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian. Rama ka shprehur gjithashtu besimin e tij se procesi i bashkëpunimit më të ngushtë që ka nisur me qeverinë e mëparshme do të përmbyllet me sukses, përderisa ekzistojnë të gjitha kushte për një zhvillim të…

Read More