Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Institucionet e Vetingut marrin pushimet e verës, KPA 32 vendime deri në korrik. Puna rinis në…

16:38 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institucionet e Vetingut nisin nesër zyrtarisht muajin e pushimit. Burime të “Panorama” pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit bëjnë të ditur se: “Seanca e shpalljes së vendimit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentjan Osmani, ka qenë seanca e fundit gjyqësore për këtë sezon, e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të rifilluar më 3 shtator, me Besnik Muçin, kandidat për Kushtetuese.

Me një ritëm të përshpejtuar krahasuar me muajt e kaluar, vetëm gjatë muajit korrik, Kolegji i Apelimit, ka shpallur 7 vendime, duke përmbyllur kështu atë që cilësohet si lista prioritare e subjekteve anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke vijuar paralelisht me procesin e rivlerësimit për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, si dhe për anëtarët dhe kandidatët për institucionet e reja të drejtësisë”.

Po ashtu behët e ditur se: “Deri në 31 korrik, KPA ka shpallur gjithsej 32 vendime të juridiksionit të rivlerësimit, mes të cilëve vendimet e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, kryetarit të kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori, kandidates për në Kushtetuese Valbona Bala, duke mos penguar ecurinë e procedurave të rregullta ligjore dhe administrative për konstituimin e këtyre gjykatave, të cilat aktualisht kanë humbur kuorumin.

Edhe sipas rekomandimit të raportit të  Komisionit Europian për vitin 2019, Kolegjit të Apelimit, i është kërkuar avancim i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por duke ruajtur cilësinë, pasi është pikërisht kjo gjykatë që pritet të konsolidojë një jurisprudencë për çështjet më kritike të procesit të rivlerësimit. Aktualisht, vendimet e KPA-së po merren si pikë referimi nga shkalla e parë e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

08:41 / July 27, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00

08:26 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.