Author: tirana

Xhesilajda Çili prej 11 vitesh vuan nga problemet me frymëmarrjen. E mitura merr frymë me anë të një aparati dhe një tubi të vendosur në fyt, të cilin ia ka dhuruar një mjek. E ëma e Xhesilajdës, Alidie Çili, shprehet se kontrollet mjekësore në Shqipëri kanë qenë të shumta, por pa asnjë rezultat. Ajo kërkon ndihmë nga dikush që ka mundësi, ta ndihmojë për të dërguar vajzën jashtë shtetit për kurim, sepse këtu i ka humbur të gjitha shpresat se e vogla e saj mund të bëjë një jetë normale si të gjithë moshatarët e saj. “Gjithmonë më thonin se…

Read More

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë. Dy shtetasit e moshës 26 dhe 28 vjeç, akuzohen për dhunë seksuale nga një vajzë greke. Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje. Sipas televizionit ANT1, 26 vjeçarja ishte në një lidhje dashurie me 28 vjeçarin shqiptar, i cili punonte në një ndër ishujt grekë. Ajo ka kërkuar të ndahej nga shqiptari, por ai se ka pritur fare mirë këtë lajm. Së bashku me shokun e tij shqiptar, kanë dhunuar seksualisht vajzën. “Unë kërkova të ndaheshim dhe ata më kapën me zor dhe kryen akte të turpshme ndaj meje”, mësohet të ketë thënë vajza, në…

Read More

Ka pasur një re të mistershme radioaktive mbi Europë në 2017-tën, dhe studiuesit vetëm tani kanë arritur të bien në gjurmët e origjinës së saj. Sipas tyre, faji për këtë ndodhi duhet kërkuar tek një impiant rus, i cili mendohet të ketë qenë vendi i një katastrofe bërthamore. Shtimi i radioaktivitetit u diktua tetorin e përpara dy viteve; si shkencëtaret, ashtu edhe meteorologët ishin përpjekur të zbulonin arsyen e këtij shpërthimi dramatik grimcash radioaktive. U mendua asokohe se përgjegjësia duhej kërkuar tek komplekset atomike ruse, megjithatë autoritetet atje e mohuan një gjë të tillë. Në ato nivele, grimcat radioaktive, siç…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare vendimin për shpalljen “non grata” në SHBA të Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Në njoftim thuhet se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e Vangjush Dakos në raste të mëdha korrupsioni. Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë. Njoftimi Sekretari i Shtetit po e përcakton publikisht kryetarin e Bashkisë shqiptare të Durrësit Vangjush Dako sipas…

Read More

Një shqiptar 26 vjeç u zhduk pasditen e së hënës të datës 29 korrik 2019. Policia po kërkon për gjetjen e tij në të gjithë zonën e Chios. Zhdukja e 26-vjeçarit u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë Kalamoti në mëngjesin e së martës 30 korrik 2019, kur filluan hetimet për vendndodhjen e tij. Sipas autoriteteve greke, i zhdukuri quhet Lorenc Metaj. Ai ka lindur më datë 1 qershor 1993. Mediat helene shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222.

Read More

Arrorët janë të pasur me proteina, fibër, vitamina, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që mbështesin shëndetin e zemrës por edhe të trurit. Një nga aspektet më të trishtueshme të plakjes është që memoria fillon të mos jetë si mëparë.Gjatë gjithë jetës, kurba e aftësive të të nxënit është në rritje deri në një moshë të caktuar e më pas nis rënia.Për shembull, shpejtësia e përpunimit të informacionit nis të bjerë pas adoleshencës, ndërkohë që aftësia leksike vazhdon edhe pas të 60-ve.Mënyrat më të mira për të mbajtur trurin në formë janë aktiviteti fizik, ndërveprimi me familjen dhe miqtë, leximi, gjëagjëzat…

Read More

Një çantë me rreth 75,000 euro u gjet nga një pushues para Hotel Kosuta në rajonin Tuzla të Bosnjës, dhe meqë lajmi u bë i ditur, mund ta merrni me mend se ato iu kthyen pronarit! Ky lajm u konfirmua nga menaxheri dhe pronari i hotelit, i cili tha se vetëm një njeri i ndershëm mund të kishte bërë një veprim të tillë. “Pronari i çantës është një njeri që jeton dhe punon jashtë Bosnjës. Para hotelit, ai parkoi një makinë dhe shkoi diku për të bërë pazar. Çanta me para i ka rënë nga makina, pa e kuptuar ai…

Read More

Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, jo vetëm për të pastruar organizmin nga toksinat por edhe për të lehtësuar misionin e vështirë të humbjes së kilogramëve të tepërt. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për sfidën 14 ditore të ujit me limon që ju ndihmon të humbisni në peshë në mënyrë të shëndetshme. Nëse kërkoni rezultate më të shpejta rekomandohet të përdoret ujë i ngrohtë, duke qenë se eliminon më…

Read More

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi lëshon kritika të ashpra në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha. Elezi e akuzon Bashën se qëllimisht po çon Partinë Demokratike drejt shpërbërjes, duke nisur që nga reforma territoriale, marrëveshja e 17 majit me Ramën dhe djegia e mandateve para zgjedhjeve të 30 qershorit. I ftuar në studion e “Report Tv”, Elezi tha se Basha dështoi në të gjitha këto momente të rëndësishme. I pyetur nëse demokratët e Kukësit do ta “lëshojnë” Bashkinë, Elezi tha pavarësisht incidenteve të vogla që mund të ketë, ky proces do të ndodhë. “Ushtarët s’munden të luftojnë po…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se të burgosurit në burgun 302 janë ngritur në protestë kundër kushteve nëpër qeli. Berisha nënvizon se qelitë janë kthyer në ferre, që kur Rama ka ardhur në pushtet. Postimi i Sali Berishës: Greve urie e te paraburgosurve ne burgun ne 302! Burgjet e narkoshtetit shqiptar burgje ferri! Vrasje mizore te servirura si suicide, tortura shtazore, lenie pa mjekim dhe vdekje nga semundje te pamjekuara, kjo eshte gjendja katastrofale ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave…

Read More

Nga Ben Andoni Më 16 Shkurt të këtij viti të mbledhurit e shumtë të protestës së parë të opozitës, protesta që u përsëritën dhe dhjetë herë të tjera me radhë, përgjatë javëve dhe muajve në vazhdim ishin të bindur: Ramën nuk e zinte e nesërmja. Madje, mes tyre shpesh thirrej me zë se dorëheqja ishte gati, por i duhej një orë më e mirë! Më pas, Ramën do e tërhiqnin zvarrë, kurse të dy liderët e Opozitës ishin të bindur se zgjedhjet nuk do të bëheshin. Po. Krejt të bindur dhe e përsërisnin me zë e figurë e shkrim bashkë.…

Read More

Nga Mero Baze Të gjithë ata që përpiqen të parashikojnë dialogun mes Partisë Socialiste dhe opozitës, duhet të jenë të qartë se tashmë pengesë për dialogun nuk janë kushtet që recitonte Lulzim Basha për dorëheqje të Edi Ramës, por fakti që dialogu me Edi Ramën, është asgjesimi politik i Lulzim Bashës. Tani pengesë për dialogun nuk është më as ulja në tryezë me Edi Ramën, as kërkesat e opozitës, as vijat e kuqe që mund të heqë qeveria, as neutraliteti i faktorit ndërkombëtar. Problemi i vetëm përse nuk mund të ketë dialog, është se dialogu rrëzon nga kreu i Partisë…

Read More