Author: tirana

Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Rama u tha këshilltarëve të rinj se ata duhet ë shikojnë 30 qershorin si një votë që u dha për Shqipërinë dhe jo për të majtën. Rama më tej u drejtua këshilltarëve të rinj, duke thënë se ata duhet të respektojnë opozitën sado e vogël që është ajo në Bashki. “Mugeasa e opozitës kryesore, e bënë barrën e gjykimit ende më të madhe se zakonisht. Shprej që ta kuptpni më së miri këtë fakt dhe të gjeni arsye e…

Read More

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë në muajin prill të këtij viti, megjithatë duket se çifti i familjes mbretërore nuk duan ta mbyllin me kaq. Gjatë një interviste për “British Vogue” (e edituar nga vetë Meghan), Harry foli për mbrojtjen e mjedisit për gjeneratat në të ardhmen dhe kështu me shaka shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë menduar për të bërë një fëmijë tjetër, për të mbrojtur mjedisin. Momentalisht duka dhe dukesha po shijojnë momentet si prindër të rinj me vogëlushin e tyre Archie dhe është ende herët për të folur për…

Read More

Policia e Shtetit ka shtyrë deri në datën 15 shtator 2019 afatin për aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë. Shtyrja e afatit lidhet me kërkesat e shumta, adresuar Policisë së Shtetit, për shkak të përmbylljes së diplomimit të një numri të madh studentësh në këto javë, që kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e Policisë. Në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar. Me urdhër të…

Read More

Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 30 qershor janë betuar sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetar i tij u zgjodh zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Ai u propozuar nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut si një jurist, besimtar dhe familjar shumë i mirë. Kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi vlerësoi kandidaturën e z. Gogu për detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe shprehu bindjen e plotë në përmbushjen me sukses të detyrës. “Duke mbështetur maksimalisht propozimin e drejtuesit…

Read More

Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr. 302, “Mine Peza”, Tiranë që prej ditës së sotme në orën 12.00, kanë hyrë në grevë urie pa afat. Qëllimi i grevës së urisë sipas tyre, është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë. Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërkojnë t’u plotësohen, duke nisur nga ajrimi si në të gjitha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri. takime shtesë…

Read More

Nga Berat Buzhala / “A duhet t’i besojmë Albin Kurtit”, tash e një kohë kjo është pyetja që më bëhet më së shpeshti prej njerëzve të pavarur politikisht, prej atyre që ose dalin në zgjedhje me njëqind pikëpyetje në kokë, ose në mungesë të një oferte bindëse nuk dalin fare, duke pranuar të bëhen viktima të pasivitetit të tyre qytetar. Përgjigje ime është pozitive në këtë pyetje, edhe pse më duhet pastaj të jap sqarime shtesë, pra përse duhet dhe mund t’i besojmë Albinit, i cili për aq shumë vite ishte frymëzim i dhunës politike? A mos ndoshta fshihet ujku…

Read More

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dërgimi i policisë në dyert e biznesit është kriminal, njësoj si çdo politikë fiskale dhe ekonomike që ka ndërmarrë kjo qeveri. Gjatë një takimi në Pogradec, Basha foli për krizën e mbledhjes së të ardhurave nga qeveria si një sëmundje e përkeqësuar dukshëm pas vitit 2014. Kreu i opozitës tha se taksat e rritura dhe favorizmi i paligjshëm i klientëve te Ramës janë dy nga faktorët kryesorë që kanë penalizuar biznesin. “Ndërsa bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe…

Read More

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët është një kohë e vendimeve dhe dikush po pret që ju të bëni lëvizjen e parë! Puna: Ju po kaloni një periudhë rinovimi dhe jeni duke ndjekur synime të rëndësishme që dëshironi të përfundoni. Demi Dashuria: Ju do të jeni mjaft nervozë në këtë të martë dhe ky siklet i juaj mund t’ju çojë në një diskutim me të dashurin tuaj. Mbani dashurinë larg nga ndërhyrjet e jashtme,…

Read More

Ka përfunduar në prangat e policisë britanike, autori i dy vrasjeve në Burrel më shumë se 20 vite më parë. Gentian Doda mësohet se është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare ndërsa pritet të kryhen edhe procedurat e ekstradimit në drejtim të Shqipërisë. Ai është dënuar me 20 vite burg për dy vrasje në vitin 1997. Gentian Doda, u ekstradua nga SHBA në vitin 2012 i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës (mbeti i vrarë aksidentalisht), ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel,…

Read More

Dy ditët në vijim, më 31 korrik dhe 1 gusht, disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për disa orë. Sipas OSHEE, ndërprerja e energjisë vjen për shkak të punimeve të planifikuara në disa kabina. Zonat dhe oraret kur do të mungojë rryma: 31 KORRIK 09:00-15:00 rruga “Skënderbej”, rruga e Durrësit, pranë Bllokut të Ambasadave, rruga “Mahmut Xhelili”, rruga “Todi Shkurti”, rruga “Stefan Shundi” 09:00-16:00 rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza” 09:00-12:00 rruga “Myslym Keta” 11.00-13.00

Read More

Kryebashkiaku i ri i Kavajës Redjan Krali, i njohur si kushëriri i ish-kryeministrit Fatos Nano, është futur sot në ambientet e Bashkisë. Dera që u mbyll nga zyrtarët demokratë të bashkisë pas përfundimit të orarit zyrtar, u hap sot nga policia bashkiake. Për të bërë të mundshme hyrjen më lehtë në institucion të kreut të ri të Bashkisë së Kavajës, do të ndryshohet brava e derës. Në zgjedhjet e 20 qershorit, Krali arriti të sigurojë 7426 vota kundrejt rivalit që mori 122 vota.

Read More

Ish-velina Kejvina Kthella e show-it të Ermal Mamaqit duket se po shijon pushime me resorte luksoze. Por me kë po i kalon pushimet verore Kejvina?! A fshihet dikush pas fotove seksi që realizohen për rrjetet sociale kur ajo është me pushime?! E vërteta ende nuk dihet. Ajo ka postuar orët e fundit disa foto në të cilat duket e mahnitshme. Me floket me gersheta dhe me linjat perfekte Kejvina eshte xhiruar duke dal nga uji, moment ky I publikuar në profiling e saj në Instagram ku ka marr like dhe komente pa fund.

Read More