Kryebashkiaku socialist Redjan Krali, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit hyn në Bashkinë e Kavajës. Dera u hap nga policia. Ish- kryebashkiaku, Isa Sakja u largua nga zyra pak orë më parë, e ndërsa dera e bashkisë u mbyll nga zyrtarët e PD-së. Ky skenar është i ngjashëm me atë që ka ndodhur edhe në Bashkinë e Devollit.
Author: tirana
Gjykata e Tiranës i jep mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ishte gjyqtarja Fida Osmani e cila kishte në shqyrtim çështjen dhe pranoi kërkesën e Partisë Socialiste duke i dhënë zyrtarisht mandatin Agim Kajmakut, siç ndodhi edhe në rastin e Valbona Sakos në Durrës. Më herët ishte gjyqtarja e Tiranës Arjana Gunbardhi, ajo e cili vendosi mos-kompetencën për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin në Gjykatën Administrative.
Skandalet në Bashkinë e Matit nuk kanë të sosur. Gjatë fushatës elektorale u regjistruan plot të tilla. Administrata u mblodhi kartat e identitetit zgjedhësve me probleme ekonomike. Të tjerë u kërcënuan me heqjen e saj nëse guxojnë të votojnë me 30 qershor. Tri ditë me radhë, 28, 29 e 30 qershor bashkiakët marshonin si triumfatorë rrugëve të Burrelit, duke krijuar një situatë aspak normale. Skandalet arritën kulmin ditën e votimit. E gjithë administrata, në qytete e fshatra ishte instaluar pranë qendrave të votimit dhe fotografonte çdo qytetar që i drejtohen qendrës së votimit. Pikërisht këto foto janë përdorur ditët e…
Të konsumuarit ujë është gjëja më e mirë dhe e duhur që mund të bësh për organizmin tënd. Hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për të nxitur tretjen e shëndetshme, por edhe për të pasur lëkurë të butë dhe rrezatuese dhe për të parandaluar papërsosmëritë e lëkurës së celulitit. Për të ditur sa ujë duhet të pini në ditë, ne duhet të marrim parasysh peshën dhe mënyrën e jetesës. Megjithatë, nuk duhet të pini as shumë ujë, përndryshe rrezikoni të keni dhimbje në stomak. Përgjithësisht, kërkesa ditore e ujit për një person që peshon 50 deri në 70 kg është 9…
Plani i demokratëve për të mos lëshuar zyrat e Bashkive që drejtohen prej përfaqësuesve të tyre, në shenjë mospranimi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, deri tani nuk është përmbushur. Pas njësisë vendore të Devollit, ku u konstitua Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiaku i ri, Eduard Duro dëpërtoi forcërisht në ambientet e Bashkisë, përplasja u zhvendos në një bastion të demokratëve, siç është qyteti i Kavajës, ku kryebashkiaku në detyrë, Isa Sakja, është shprehur se nuk do të tolerojë aspak socialistët. Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë,…
Shqiptari Arbër Cekaj i akuzuar për trafikun e mbi 600 kg kokainë në Shqipëri e i arrestuar pak kohë më parë në Gjermani, akuzohet se është dhe drejtuesi i një grupi kriminal i shkatërruar pak orë më parë në Itali që trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt qytetit Novara . Zbardhja e këtij trafiku droge u bë pas arrestimit më 2017 të një korrieri shqiptar droge e rrëfimit të tij. Policia italiane e Novarës ka ekzekutuar gjatë natës (28-29 korrik 2019) operacionin e koduar “Fshatari” i cili ka çuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 26 personave të akuzuar për trafik…
“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull për shndërrimin e bunkerëve në Shqipëri. Me titullin “Mania e Shqipërisë për bunkerët ushtarakë: Imazhet e pabesueshme tregojnë se si 175,000 strehëzat e Luftës së Ftohtë të vendit janë shndërruar në vendpushime, kafene dhe shtëpi”, “Daily Mail” ka publikuar edhe fototgrafitë e fotografit Robert Hackman, i cili kapi imazhet e 250 bunkerëve, në dhjetë vitet e fundit. Artikulli i “Daily Mail”: Fotografitë mahnitëse tregojnë se çfarë kanë bërë shqiptarët me 175,000 bunkerët ushtarakë që u ndërtuan ndërsa vendi parashikonte fundin e botës nga një shpërthim nuklearë, gjatë Luftës së Ftohtë. Një vendpushim bregdetar…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot qëndrimin e aktorit të njohur, Luftar Paja, i cili i është bashkuar zërave të artistëve që kërkojnë ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar. Sipas Ramës, Paja është një ndër protagonistët e skenës kombëtare shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror. “Luftar Paja është një tjetër protagonist i skenës sonë kombëtare, i cili shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Ai jep një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që sikur të merreshin me artin, aq sa merren…
Në datën 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpalli një tjetër Zonë të Mbrojtur pasuri të UNESCO-s. Liqeni i Ohrit, përfshirë pjesën shqiptare mori statusin sit i UNESCO-s, si fryt i punës disa vjeçare të ekspertëve të mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës në plotësim të dosjes dhe kërkesave për të qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore, UNESCO. “Liqeni i Ohrit është një destinacion i ri turistik që ka marketingun më të mirë të mundshëm duke qenë zonë e mbrojtur. Por, po ashtu është një destinacion që na rrit përgjegjësitë për të qenë më…
Kur bëhet fjalë për Samsung Galaxy Note10 të ardhshëm dhe Note10+, ka më shumë gjëra që nuk dijmë. Kohët e fundit kemi parë se cili mund të jetë dizajni zyrtar i versionit Note10+ 5G që u shfaq në një material promovues nga Verizon, dhe sot po shqyrtojmë më nga afër atë që duket se është versioni rozë i telefonit. Nuk dihet nëse versioni rozë do të jetë opsioni i katërt dhe i fundit sa i përket ngjyrave, përveç modeleve të argjendit, të bardhës dhe të zezës që sapo kemi parë që kanë rrjedhur. Raporti përmend se varianti rozë do të…
Lulzim Caka, i konsideruar si “i tmerrshmi” i Beratit, ka fituar lirinë pas më shumë se 16 vitesh prapa hekurave të burgjeve shqiptare. I dënuar me 25 vite burgim, për tri vrasje, Lul Caka ka lënë qelinë e Burgut të Kosovës, në Lushnjë. Ai ishte dënuar në dhjetor të vitit 2012, kur Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Fierit. Ngjarja për të cilën u dënua, ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, kur Caka u ka bërë rezistencë forcave të Policisë. Në atë kohë, i sapoliruar nga burgu me një manipulim…
Një leukoplast mund “të riparojë” plagët duke u frymëzuar nga embrionet dhe aftësinë e tyre për të shëruar dëmtimin e lëkurës pa lënë gjurmë. Leukoplasti përdor të njëjtën proteinë, të quajtur actin: i prodhuar nga qelizat embrionale të lëkurës, sa herë që ka një plagë aktive ai tërheq skajet e plagës në mënyrë që ta zhdukë përfundimisht atë. Ky leukoplast u shpik në Universitetin e Harvardit dhe rezultati u botua në revistën “Science Advances”. Fillimisht, ai u testua te kafshët dhe pati rezultate inkurajuese. “Kjo teknologji ka potencial që të përdoret jo vetëm për problemet e lëkurës, por edhe për…