Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shembja e Teatrit, Rama publikon qëndrimin e aktorit Luftar Paja: Pa asnjë ngurrim në krah të shumicës

15:50 / July 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama luftar paja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot qëndrimin e aktorit të njohur, Luftar Paja, i cili i është bashkuar zërave të artistëve që kërkojnë ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.

Sipas Ramës, Paja është një ndër protagonistët e skenës kombëtare shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror.

“Luftar Paja është një tjetër protagonist i skenës sonë kombëtare, i cili shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Ai jep një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që sikur të merreshin me artin, aq sa merren me protesta për tullat e për llaçin (ajo godine në fakt s’ka as tulla, po tallash e qereste), do kishin lënë me siguri më shumë vepra se sa fjalime për qerestenë.

LUFTAR PAJA:

Jam për Teatër të ri Kombëtar, me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Ne si artistë kemi harruar gjërat kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Duhet të shtojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama.
Më herët edhe djali i Luftar Pajes, aktori i “Portokalli”, Gazmend Paja që është njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të PS-së është shprehur pro shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bojkot të parlamentit? Tabaku: Betejë në disa fronte! Analizë brenda PD-së pas zgjedhjeve të 9 nëntorit

15:12 / November 13, 2025

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet mes dy palëve

14:11 / November 13, 2025

Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri dhe mbrojtje

13:55 / November 13, 2025

Balluku takohet me Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri në bashkëpunimin energjetik

13:37 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.