Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës, Anthony, ka mbërritur në Shqipëri së bashku me të dashurën e tij franceze Marie. Anthony e ka bërë publike lidhjen e tij me bukuroshen bjonde dhe publikon shpesh herë foto të saj në Instagramin e tij, duke treguar sesa shumë e do. Ai e ka prezantuar edhe me familjen dhe bashkë kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Dhe ja së fundi, Marie është parë në koncertin e Inva Mulës në Korçë, ku performoi vetëm pak orë më parë. Krenare për zërin e saj, Marie publikoi disa video në Instastory të Invës duke kënduar.…
Author: tirana
Të gjithë e dimë se pija e preferuar e shqiptarëve, ose më saktë, le të themi pijet e preferuara janë kafja dhe rakia. Megjithatë, në temperatura të larta, të cilat do mbizotërojnë kryesisht këtë vit, ekspertët ka rekomanduar të hiqni dorë nga kafeja. Kjo, pasi kafja bashkë me alkoolin, mund të shkaktojnë dehidratim. Në vend të kësaj, ata kanë rekomanduar që në këto ditë të nxehta që po mbizotërojnë në Evropë të konsumohen trangujt, domatja, shalqiri, si dhe sallata të ndryshme.
Nje aksident me pasoje plagosjen e nje polici ka ndodhur sot ne Fier. Sipas policisë, në vendin e quajtur “Dukas Bregas” mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, është përplasur me mjetin e policisë tip “Shervolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip “Shervolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si, Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia. Përveç këtyre vendeve të ftuar do të jenë edhe nje serë organizatash ndërkombëtare si dhe partnerët aziatikë si: Afganistani, Australia, Japonia, Korea dhe Tailanda. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një postim në rrjetin social Facebook njofton se vendimi është marrë nga Këshilli i Përhershëm i Ambasadorëve të OSBE-së. Mbajtja e kësaj konference në Shqipëri kulmon kryesimin e vendit tonë të Grupit të…
Nga Preç Zogaj Kosova dhe Shqipëria janë dy vende ku partnerët perëndimorë, SHBA-ja dhe BE-ja, e kanë parë të domosdoshme ngritjen e Gjykatave Speciale. Marrjen e këtyre nismave juridike sui generis e kanë përcaktuar rrethana të veçanta për secilin vend. Por edhe të përafërta dhe këtu mund të përmendin si anë të së njëjtës medalje dyshimet apo akuzat për krime të pazbardhura që nuk ka guxuar kush t’i zbardhë dhe dalja mbi ligjin e kastave politike respektive. Gjykata Speciale e Kosovës me qendër në Hagë dhe Pallati i ri i Drejtësisë së re në Tiranë janë ngritur për t’u dhënë…
Një i ri ka përdhunuar kushërirën e tij të mitur. Pas denoncimit nga familja e të miturës, i riu është shpallur në kërkim dhe është arrestuar. Sipas burimeve nga policia e Divjakës, familja kishte denoncuar se kushëriri i tyre i afërt ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën. Pas arrestimit policia po merr në pyetje të riun dhe po heton ngjarjen, por deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.
Nuk është e lehtë në ditët e sotme të bëhesh i famshëm dhe njëkohësisht të jesh i dashur për publikun. Në botën e artit shqiptarë hasim shumë personazhe publike të cilët kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë familjarët të cilët ia kanë parapërgatitur rrugën e suksesit. Vajzat shqiptare po kalojnë gjithmonë në përparësi krahasuar me gjininë e kundërt përsa i përket botës fushës së televizionit. Ka disa raste në showbizin shqiptar ku motrat e vogla ia kanë “rrëmbyer” suksesin motrave të mëdha duke numëruar një numër më të madh fansash. Marina dhe…
“2019-ta do të jetë një vit që i ndryshimeve radikale, i ndarjeve”. Kështu e përshkroi astrologu Paolo Fox 2019-ën, në një intervistë me “Corriere della Sera”. “Për Shigjetarët do të jetë një vit interesant, janë ata që nuk e lënë veten të frikësohen dhe largohen pa e menduar dy herë. Do të jetë një vit i mirë për Luanët e Peshqit, sidomos në anën emocionale dhe të shtëpisë”, tha Fox. Nëse një person në çift është në vështirësi, ai mund të transmetojë negativitet në marrëdhënie. Vështirësia e njërës shenjë të horoskopit mund t’i përcillet dhe tjetrës. Vështirësia më të mëdha është…
Lulzim Basha kërcënoi anëtarët e shumicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke filluar nga n/kryetari Denar Biba, pasi KQZ-ja injoroi dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Basha tha se do të përgjigjen para drejtësisë dhe se i pret burgu, ndërsa e cilësoi edhe njëherë nul dhe farsë 30 Qershorin. “Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat…
Festim Lato u varros sot në vendlindjen e tij në Vlorë, por jehona e aktivitetit të tij të mashtrimit në Holandë, ku u ekzekutua disa ditë më parë vijon ende. Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull të gjatë dhe me dëshmi nga ‘viktimat’ që kishin rënë pre e mashtrimit të vij prej vitesh. Ai akuzohet se ka mashtruar me dhjetëra biznesmenë dhe vrasja e tij dyshohet se lidhet pikërisht me këtë gjë. Një noter dhe disa ish-partnerë të tij kanë dëshmuar për mediat holandeze duke treguar si funksiononte sipërmarrja e mashtrimit të shqiptarit. I vetëshpallur si president i Çamërisë,…
Nga Lorenc Vangjeli Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë! Fraza e famshme, e thënë dhjetra vjet më parë dhe në shumë gjuhë evropiane, është shumë e vërtetë edhe nëse thuhet vetëm për një vend tipik ballkanas si Shqipëria. Po të shihet se çfarë ka ndodhur në një stinë të vetme politike në Tiranë, sesa histori dramatike e qesharake kanë ndodhur, sesa ngërç, luftë e pandërprerë, paqe e munguar, kërcënime ekstreme, molotovë, gaz lotsjellës, auditore të braktisur nga studentë kundër qeverisë, të cilët refuzojnë edhe opozitën, shkundje kabinetesh qeveritarë, dalje nga sistemi të opozitës dhe zgjedhje të frakturuara,…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi. Vendi, i cili njihet për çmimet e kripura, këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet. Një pushuesi nga Kosova i ka ndodhur një histori habitëse pasi përveç ushqimit në kupton i kanë faturuar edhe karriget në të cilat ishte ulur. Ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 Lekë, raporton Insajderi.…