Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për t’i marrë opinion nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit.
Author: tirana
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së martës një takim me kryebashkiakët në ikje të Partisë Demokratike, për të diskutuar edhe formën e protestës që ata do të ndjekin. Kryebashkiaket e djathtë që humben mandatet thonë se nuk do t’i lëshojnë zyrat. Ata janë mbledhur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e PD për të marre një vendim për hapat që do të ndiqen më tej. Në një lidhje Live, gazetarja Elda Menga, raportoi se ende nuk është vendosur për formën se si do të vijojë protesta, por asnjë prej kryebashkiakëve të PD nuk…
Nga njëra anë dënimi i Skënderbeut dhe praktikisht fundosja e klubit korçar. Nga ana tjetër gjendja financiare e gjysmës së klubeve të Superiores. Praktikisht, FSHF në këto momente është e vënë me shpatulla pas murit, sepse në gjendjen ku janë sot klubet e Superiores, rrezikon të nisë një sezon të destinuar për të dështuar. Të mos ketë garë reale sportive se cila shkon në Europë dhe të ketë një numër të lartë ekipesh thjesht si emër. Lajmi i djeshëm për tërheqjen e presidentit të Luftëtarit e ka rënduar akoma më shumë situatën dhe ka konfirmuar se gjirokastritët janë në kolaps…
Aktori i njohur i humorit Florian Binaj ka thumbuar qeverinë për qëndrimin e palëkundur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Madje eshte shprehur se do denoncojë pasigurinë në ushqime. Përmes një postimi në “Instagram”, ku duket niveli i nitrait jashtë normave të lejuara në një shalqi, Floriani ka shkruar: “Sikur qeveria dhe pushteti të ruante shëndetin e qytetarëve me të njëjtën vendosmëri që ka për të prishur teatrin, kushedi sa mirë do ishim. Mos ushqeni as veten as fëmijët tuaj me ushqime kancerogjene”.
6 muaj më parë çifti i njohur i showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri. Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht kanë publikuan foto dhe video të vogëlushit. Pas angazhimeve të shumta me projektet e reja muzikore dhe koncertet pafund, Gjiko ka gjetur së fundmi pak kohë për të kaluar me djalin e tij. Ai ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke biseduar me Zërin. Gjiko e pyet djalin se përse e ka emrin Zëri, ndërkohë që ai…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes bën të ditur se ka paditur dy shoqëritë e sigurimit që dhanë garancinë për kompanive private që do ndërtonin Unazën e re të Tiranës. Ministria e Belinda Ballukut njofton se: “Qeveria Shqiptare ka fituar në shkallën e parë procesin gjyqësor me shoqëritë e sigurimit për sigurimin e Lotit 1 të projektit të Unazës së Re, e njohur ndryshe si projekti i sheshit Shqiponja. Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte paditur në Gjykatën e Shkallës së parë shoqëritë e sigurimit “Sigma sh.a” dhe “Sigal sh.a”, duke kërkuar prej tyre: Përmbushjen e detyrimit në pagimin e shumës së siguruar nga bashkimi…
Gruaja nga Tirana qe u arrestua per mashtrimin e biznesmeneve eshte një ish-edukatore kopshti. Ajo prezantohej si punonjëse e UNICEF dhe u vu në pranga dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar biznesmenë të ndryshëm, duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi. E arrestuara është Violeta Petro, së cilës deri tani Antikrimi Ekonomik i kryeqytetit i ka dokumentuar 2 raste mashtrimi, një në shumën prej 60 mijë dollarësh dhe një tjetër në shumën 32 mijë dollarë. Petro u arrestua për “Mashtrim” dhe “Fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave e tatimeve”. Burime nga Policia thanë se…
Informalitet, zaptim të pronave publike dhe pasiguri. Këto ofrojnë plazhet në Lezhë, një situatë e evidentuar nga inspektimet në terren të prefektit të Lezhës, i cili ka paralajmëruar një aksion të gjerë nga dita e nesërme, për të goditur paligjshmërinë në këto plazhe, si nga operatorët turistikë ashtu edhe nga autoritetet që sipas tij duhej të kishin ndërhyrë me kohë. *** Pavarësisht masave, nëse merr çadrën me vete dhe tenton të kërkosh për plazhe publike në Shqipëri, është ende e vështirë. Një situatë e tillë është edhe në plazhet e Tales, Kunë-Vain, Shëngjin dhe Rana e Hedhun, bregdete që së…
Zhbllokohet Gjykata e Lartë. Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se kancelari i Gjykatës së Lartë i ka dërguar ditën e sotme kërkesë KLGJ-së për përzgjedhjen e emrave që do të shyqrtojnë pesë çështjet e ekstradimeve. Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e djeshme ka gjetur një zgjidhje provizore duke vendosur të operojë me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në Gjykatën e Lartë për çështje të caktuara gjyqësore që kanë të bëjnë vetëm me ekstradimet. Propozimi u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë që trupa gjyqësore që do të zgjidhet me short do të përbëhet nga…
NGA AGRON GJEKMARKAJ Tinëzisht në mes të vapës, krejt si hajdutët, kur njerëzit mësyjnë plazhet e bindur që po kryen grabitjen e shekullit qeveria shqiptare rrethon me policë Teatrin kombëtar me synimin për ta shembur! At Zef Pllumi të cilin e citon edhe Kryeministri edhe Ministri i Brendshëm ka një maksimë e cila thotë “popullit shqiptar me i shti opangën në gojë nuk bëzan e këtu nuk jam dakord me popullin tem”! Kjo po ndodh! Ai ka një parlament paçka se të delegjitimuar e të mjerë me të cilin miraton duke shpërndarë fajin çdo gjë që i teket! Koncesione pa…
Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora ka thyer një rekord në industrinë muzikore. Këtë artistja e ka bërë me këngën e saj më të fundit që titullohet “Zemër”, e që është në bashkëpunim me artistin algjerian, Soolking. “Nuk kam fjalë të tjera përveçse faleminderit, ju dua”, ka shkruar ajo në mbishkrim të videos së publikuar. “Zemër” është certifikuar si “Gold International” apo si kënga më e dëgjuar, pas klikimeve dhe dëgjimeve që ka marrë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë artistja përmes rrjetit social, Instagram, e cila nuk hezitoi të falënderojë të gjithë…
Një ngjarje e rëndë por dhe e çuditshme ndodhi në qytetin turk të Gebzesë, ku një 18-vjeçare e quajtur Gunay Asar humbi jetën pak ditë më parë, më 16 korrik. Ajo po udhëtonte normalisht në një autobus urban, kur shoferi hap derën në ecje duke iu afruar stacionit, para se të ndalojë plotësisht. Në këtë moment, pasagjerja Gunay Asar del pa asnjë arsye nga autobusi ende në lëvizje. Pas rënies në asfalt, ajo përfundon nën rrotat e autobusit, duke lënë të shokuar të gjithë pasagjerët e kalimtarët.