Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët e Partisë Demokratike, ende në detyrë për të diskutuar mbi të ardhmen e tyre. Kryebashkiaket e djathtë që nuk garuan për shkak të bojkotit thanë pas takimit se nuk do t’i lëshojnë zyrat. Ndërkohë ata janë mbledhur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e PD për të marrë një vendim për hapat që do të ndiqen më tej. Teksa gjykatat po shkojnë drejt njohjes së mandateve për 61 kryebashkiakët e rinj, po ashtu edhe njohjes së këshillave bashkiakë që dolën nga zgjedhjet apo votimet e 30 qershorit, por, sipas…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, ku për pasojë janë plagosur rëndë tre persona. Mësohet se janë përplasur dy makina, por ende nuk dihen arsyet e aksidentit. Personat e plagosur kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital.
Fëmijët e pasur të Dubait dinë mjaft mirë se si të bëjnë jetën e ëndrrave. Supermakinat, avionët privatë, jahtet luksoze, tigrat janë pjesë e jetës së tyre të çmendur. Me bikini në majë të jahteve, vajzat dhe djemtë e pasur tregojnë anët e saj më të mira, duke bërë zili këdo që i sheh. Ata shpenzojnë shuma marramendëse për pushime luksoze dhe jo vetëm.
Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e 5 personave, ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55m në aksin ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover. Për fat të mirë personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmën mjeksore në spital Njoftimi i plotë i policisë: Informacion paraprakRreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke…
Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për t’i marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit. Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Gianni Buquicchio që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin nisur nga ndjeshmëria e çështje në vendin tonë. Kërkesa u vendos në datë 15 korrik nga Komisioni Hetimor që është ngritur “për shkarkimin e Presidentit Meta”. Fillimisht Komisioni tha se kishte prova për shkeljet kushtetuese të Metës, por më pas entuziazmi i Komisionit…
Gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme në pronësi të 33-vjeçarit me inicialet M.K., që arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar ” Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K., Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive…
Në mars të këtij viti, u përhap menjëherë lajmi se Erik Fullani dhe Kejda Ajazi janë në një romancë. Edhe pse ata nuk reaguan në lidhje me këto lajme, në postimet e tyre në rrjetet sociale, shfaqeshin shpesh në të njëjtat vende, duke kryer të njëjtat aktivitete, gjë që linte të kuptohej se ishin bashkë. Mirëpo, duket se romanca e djalit të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe vajzës së ish-deputetes Majlinda Bregu, nuk ka zgjatur shumë. Burime për “Iconstyle” kanë treguar se Erik Fullani dhe Kejda Ajazi tashmë janë ndarë. Ende nuk dihet shkaku i këtij vendimi, por për…
Ndonëse aktive çdo ditë në jetën politike, kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, nuk lë pas dore edhe jetën e saj private dhe familjare. Dhe sa herë që i krijohet hapësira, ajo përpiqet që çdo gjë t’ia kushtojë familjes së saj, djalit dhe bashkëshortit. Dhe në këto ditë të nxehta vere ajo ka preferuar që momentet e lira t’i kalojë pranë detit së bashku me bashkëshortin e saj. Këto moment ajo i ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe një foto të shkrepur buzë detit. E veshur me një këmishë të bardhë…
Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit. Si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy makinave, një ‘Benz’-i dhe një ‘ ‘Jeep’-i, gjashtë personat që ishin në të dy makinat janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv sjell pamjet e aksidentit, teksa duket që nga përplasja e fortë ‘Jeep’-i ka përfunduar në një biznes, rreth tre metra në lartësi nga rruga. Në të njëjtin vend, pak metra më tej u regjistrua një tjetër aksident me dy të plagosur ditën…
Partia Demokratike ka akuzuar sot prokurorin Gent Osmani se është i përfshirë në veprimtari inkriminuese. Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi përpara zyrave të KPA se prokurori Osmani nuk duhet që të kalojë procesin e Vettingut, për shkak të bisedave të tij me elementë kriminalë si Alfred Alizoti. Në një bisedë të përgjuar sipas PD, dëgjohet biseda që zhvillohet mes prokurorit Osmani dhe Alfred Alizotit, që Partia Demokratike e paraqet si person të inkriminuar. Në këtë bisedë, gjithnjë sipas opozitës, Osmani flet me Alizotin për çështje pune dhe i thotë se duhet të jetë në zyrat e tij në orën…
Dashi Marsi është planeti drejtues i kësaj shenje. Pikat e dobëta të të lindurve nën shenjën e Dashit janë koka dhe truri. Ata janë njerëz aktivë me masë muskulore të zhvilluar, kanë natyrë sportive, metabolizëm të mirë, por kjo kërkon shumë energji. Pëlqejnë shumë mishin e kuq dhe mundësisht të pjekur, i duan shumë mezet dhe nga pijet alkoolike veçojnë verën e kuqe. Dieta e tyre duhet të jetë e pasur me grupin e vitaminave B, natrium, kalium, magnez si dhe kalcium, një mënyrë e të ushqyerit që përfshin të gjitha llojet e perimeve dhe të zarzavateve jeshile, fasule të…
Aktorja turke shumë e dashur për publikun dhe shumë e njohur nga roli i Maralit, Hazal Kaya është në pritje të ëmbël. Lajmin e zbuluan mediat turke dhe më pas vetë aktorja e pranoi se po pret të bëhet nënë për herë të parë. Hazal Kaya është në muajin e pestë të shtatzënisë. Së fundmi ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur duke pozuar me një mikeshën e saj. Aktorja u martua në shkurt të këtij viti, me producentin e njohur Ali Atay me të cilin ka diferencë moshe prej 14 vitesh. Ali Atay është 42 vjeç ndërsa Hazal…