Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar ndryshimet e reja në PS të marra në Asamblenë Kombëtare të socialistëve. Ai tha nuk ka rëndësi posti, por vendosmëria për të çuar përpara projektet për Shkodrën. “E para ju falenderoj për durimin, të jeni të qetë, do të kemi edhe komunikime të mëtejshme për këtë dhe çështje të tjera. Unë di të them që nuk ka rëndësi nëse kam më post apo jam pa post, e rëndësishme është për çfarë çështjesh luftoj dhe për cfarë pikëpamjesh mbroj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara…
Author: tirana
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja së fundmi është shfaqur mes grave politikane. Në një foto të publikuar nga Agim Rama, Manja shfaqet me Elona Gjebrean, Aurora Marën, Blerina Gjylametin dhe disa deputete të tjera. Duhet të themi se Manja shfaqet i qeshur në krah të zonjave socialiste.
Policia e Fierit ka ndaluar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, 50 vjeç dhe një shtetas tjetër për “Ndërtim pa leje”. Në njoftimin bërë publik për mediat, thuhet se i ndaluari tjetër është shtetasi A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran. Kryetari i Njësisë Administrative Dërmenas është ndaluar pasi ka zënë hapësirat publike në zonën e plazhit Darzezë. “Shyti në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh”,- njofton policia. Materialet i…
Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme Asamblenë Kombëtare ku u bë një analizë e punës së kësaj force politike në lidhje me zgjedhjet vendore që lamë pas si dhe u përcaktuan edhe detyrat e reja. Por ajo që ra në sy në këtë mbledhje Asambleje ishin edhe personalitetet e larta të kësaj force, duke filluar nga fustani mjaft i bukur I ministres së Kulturës e deri tek Gramoz Ruçi, që si rrallë ndonjëherë është shfaqur sportive duke lënë në shtëpi këmishën dhe xhaketën. Tepër formal është paraqitur Cakaj , ndërkohë që Elisa Spiropali tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen.…
Kryeministri Edi Rama nuk ka zhgënjyer me veshjen e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.Kreu i qeverisë ka vëshur pantallonat e tij karakteristike të zeza, një xhaketë blu të errët dhe atlete të bardha. Rama ka hyrë në pallatin e Koncerteve me veshjen e tij karakteristike, shallvare dhe atlete të bardha duke folur në celular me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në udhëheqjen e socialistëve të qarqeve. “Jam gati të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. Në Shkodër qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i bashkisë (Valdrin Pjetri). Në Tiranë për më shumë rezultat do ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati (ne vendin e Blerina Gjylametit). Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo…
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, disa zona do të mbeten pa energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHE) njofton se në datën 24 dhe 25 korrik në fasha orari të ndryshme . Bëhet e ditur se këto punime po bëhen për shkak se po ndërtohet rrjeti i ri 20 kV, si dhe po vendosjen e pajisjet e reja të cilat do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji. 24 KORRIK23:30-05:00Rruga “Pandi Dardha”9:00-12:00 Rruga “Teodor Keko”, pjesërisht pranë ish-Doganës, rruga “Mati Logoreci”, Rruga “Pandi Dardha”12:00-15:00 Zona Fushë Yzberisht pjesërisht,9:00 -15:00 Rruga “Mikel Maruli”, prane rrugës “Teodor Keko”09:00-16:00Rruga “Pandi…
“Caj mali” është aplikacioni që shkarkohet gratis e që ndihmon shqiptarët e të gjithë shtetasit e huaj të marrin nënshtetësinë italiane. Ky aplikacion i realizuar në shkurt të 2018, është një ide inovative e shqiptarit Ermir Lushnjari i cili prej vitit 1999 jeton në Itali, ku ka mbërritur si emigrant klandestin në bordin e një gomone të nisur nga Shqipëria, raporton Ora News. Burokracia e hasur në marrjen e nënshteshtetësisë italiane ka shtyrë Ermirin të ideojë përdorimin e një aplikacioni që me thjeshtësinë si të përgatitësh një caj mali, t’u vi në ndihmë dhe gratis të gjithë shqiptarëve e emigrantëve…
Të tjera incidente shënohen sërish në minierat shqiptare. Pavarësisht deklarimeve të zyrtarëve për forcim të masave dhe për rritjen e sigurisë në punë, ende punonjësit e nëntokës vijojnë që të jenë të rrezikuar nga incidentet në vendin e punës, ku për fat të keq nuk kanë munguar as humbjet e jetëve. Ditën e sotme, në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës në galeri janë dëmtuar shtetasit A.S, dhe Sh.S, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë, e ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e zbardhjen …
Kryeministri Edi Rama ka treguar sot para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Këtë fakt Rama e ka pohuar në nisjes të mbledhjes, ku i ka kërkuar ndjesë socialistëve për vonesën që nisjen e Asamblesë Kombëtare, por sipas tij kjo për shkak të bisedës me kreun e shtetit francez. “Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës. Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe…
Kryeministri Edi Rama kishte një paralajmërim të fortë për deputetët e PS-së dhe kryebashkiakët që janë zgjedhur nga kjo forcë politike. Ai tha se do të përjashtohen nga familja socialiste nëse nuk do i përgjigjen ritmit të kërkuar për zgjedhjet e 2021. “Nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t’iu zgjidhur një hall dhe që rrinë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit dhe që edhe në fushatën e 30 Qershorit kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit.Nuk mund të ketë më anëtarë të asamblesë së PS-së që…
Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, ne nje postim te bere ne Facebook i eshte drejtuar shefes se ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, duke i bere disa pyetje e duke i thene se sa i takon reformes ne drejtesi, nuk do te presim 1 mije vjet. Ai i ka drejtuar asaj disa pyetje, ndersa ka thene se e sigurt qe ajo nuk do te pergjigjet, por te pakten te kurseje retorikat, “me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi”. “Calavera nuk do presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!! Dje Calavera…