Vendosja e eksplozivit në monumentin e një nacionalisti grek në Finiq ka sjellë reagimin e Athinës zyrtare. Në një komunikatë për shtyp ministria e Jashtme greke shkruan se “Me qëndrimin konstant se sfidat ndaj minoritetit kombëtar grek si dhe ndaj vete marrëdhënieve greko-shqiptare, duhet të hetohen menjëherë dhe të sqarohen duke i sjellë autorët para drejtësisë, presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë tek pakicat kombëtare greke” –theksohet ne deklarate. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 e 30 minuta siç konfirmon policia e shtetit dhe si pasojë e…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjen e një automjeti policie që sipas tij përshendet “qytetarët me këmbë”. Në foto shihet automjeti me targat “Policia 1470” , dhe në dritare shihet këmba e një prej udhëtarëve që sipas Berishës është një “narkopol i kreut të meduzës dhe Vasal Kimikut”. Fotografia sipas mesazhit të publikuar nga Berisha është realizuar nga një qytetar në Lukovë. “Një pamje që kurrë nuk e keni parë! Narkopolici i kreut te meduzës dhe Vasal Kimikut nxjerr nga dritarja dhe përshëndet udhëtaret me këmbe! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb Doktor përshëndetje narkopolicia sot ne…
Këshilli i Lartë Gjyqësor si pikë të parë të diskutimit në mbledhjen e kësaj të marte ka pasur situatën problematike të krijuar në Gjykatën e Lartë. Në fjalën e tij nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku, bëri një parantezë të asaj çfarë ka ndodhur me Gjykatën e Lartë, e cila aktualisht është në pamundësi për të qenë funksionale. “Pas ndryshimeve u parashikua qe kjo organikë të behej me 19 gjyqtarë. Mund të thuhet se 3 prej anëtarëve u mbaroi mandati para se të përfshiheshin nga vettingu. 6 prej anëtarëve u mbaroi mandati për shkak të shkarkimit nga detyra. Njeri prej anëtareve…
Ky është momenti kur një mbret Cobra gllabëron një gjarpër foshnjë. Pronari Panya Tulyasuk ushqeu një kafshë vdekjeprurëse kobër në shtëpinë e tij në Krabi, në Tajlandën jugore të dielën e kaluar. Videoja tregon një gjarpër nënujor me emrin Joey që gllabëron trupin e një kobre të vdekur, e cila përfundoi brenda pak minutash. Panya tha: ‘Joey është ende një foshnjë, kështu që gjarpërinjtë e vegjël janë ushqimi i vetëm që mund të ketë. Kur ai të jetë më i madh, atëherë ne do ta ushqejmë edhe me ushqim më të bollshëm dhe të përshtatshëm për të si, mish pule…
Përveç se të merrni diell, të laheni, të relaksoheni dhe të luani, në plazh mund të bëhen edhe shumë aktivitete të tjera si për shembull të ecni këmbë zbathur në rërë, gurë apo në ujë. Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme por dhe e shëndetshme. Në fakt ka disa të mira të të ashtuquajturës “beach walking”. Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe të stimulojë qarkullimin e gjakut. Është mirë që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shumë të larta si për shembull herët në mëngjes apo në darkë…
Termometri mesditën e sotme shënoi vlerën e 37°C në qytetet Berat e Shkodër. Për kryeqytetin sot u regjistrua vlera 36°C. Dita e mërkurë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës e pasdites. Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme ku përsëri mesdita të shënojë vlerën e 37°C.Era e lehtë nga kuadrati i Veriut ka bërë që mbrëmjet dhe mëngjeset ti ndiejmë të fresëkta duke na bërë të harrojmë vapën e ditës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Ilir Meta e ka humbur statusin e presidentit. Balla theksoi se Meta nuk është një figurë gjithëpërfshirëse që ruan unitetin kombëtar, ndërsa shtoi se s’mund të jetë as president i një vendi si Shqipëria që synon integrimin në BE. “Presidenti është një figurë që do të mbajë unitetin kombëtar. Predsidenti Meta ka kohë që e ka kthyer presidencën si seli opozitare. Nuk mund të jetë Meta president i një vendi që nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Meta ka bërë deklarata…
Filmi është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, i par rezistueshëm dhe shumë i kënaqshëm nga kritikët. Nga 10 filmat e ardhshëm, 7 prej tyre do të debutojnë vetëm në 2021 tha Marvel. Udhëheqja 10-vjeçare e filmit Avatar në listën e filmave me fitimet më të mëdha ka përfunduar. Të Dielën, fitimet e filmit të super heronjve të Marvel, Avengers: Endgame, kanë shkuar në 2.7902 miliardë dollarë, në krahasim me filmin e regjisorit, James Cameron, i cili ka arkëtuar 2.7897 miliardë dollarë, e që deri më tani ka qenë i pari në listë. Ekzekutivi i Marvel, Kevin Feige përgëzoi arritjet e këtij…
Kreu i PD, Lulzim Basha u premtoi kuksianëve se në javën e parë që do vijë në pushtet do heq traun në Rrugën e Kombit. Basha u shprehu mirënjohjen banorëve të Kukësit që sipas tij refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 qershor. Nga Kukësi, kreu i opzitës tha se kuksianët i prinë betejës për liri dhe demokraci. Lulzim Basha: “Dua ti shpreh gjithë kuksianëve mirënjohjen tim të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor. Kukësi i ka prirë betejës për liri dhe…
Misri është një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si gruri. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të zjera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar. Ja vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave. Misri është i pasur me ushqyes Sipas të dhënave, konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën. Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta Karotenoidët janë të dobishëm në…
Një klient WhatsApp do ti ndihmonte të lidheshin me miqtë dhe familjen në platformë por edhe dyqane, shërbimet e mundësi pune. Deri më sot WhatsApp kishte disponueshmëri të kufizuar në telefonët bazikë por Facebook është gati ta ndryshojë këtë situatë. Aplikacioni i mesazhimit është i disponueshëm në KaiStore, duke u bërë i arritshëm për miliona telefonët low-cost me sistemin operativ KaiOS me më pak se 256MB RAM. Shumica e telefonëve KaiOS do të vinë me WhatsApp të instaluar në tre mujorin e tretë të këtij viti dhe nuk është numër i vogël kur konsiderojmë 100 milionë telefonë të shitur deri…
Nga Andi Bushati Ramush Haradinaj nuk është një ëngjëll. Përtej aureolës së komandantit trim të UÇK, që ende mban të varrosur në pragun e shtëpisë në Gllogjan dëshmorët që familja e tij i dha Kosovës, qëndron njeriu që nuk e kanë shpënë fare kot dy herë në Hagë, nga ku doli i padënuar pasi dëshmitarët ishin zhdukur. Ramush Haradinaj nuk është as një idealist naiv. Përtej dashurisë patetike për Kosovën, qëndron kryeministri që mori vendim ti rrisë pagën vetes se i duheshin më shumë kravata, qëndron njeriu që theu rekordin e numrit të zëvendësministrave duke e përdorur shtetin si kamaradare…