Termometri mesditën e sotme shënoi vlerën e 37°C në qytetet Berat e Shkodër. Për kryeqytetin sot u regjistrua vlera 36°C.
Dita e mërkurë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës e pasdites. Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme ku përsëri mesdita të shënojë vlerën e 37°C.
Era e lehtë nga kuadrati i Veriut ka bërë që mbrëmjet dhe mëngjeset ti ndiejmë të fresëkta duke na bërë të harrojmë vapën e ditës.
