Gazetarja sportive Ilda Bejleri ka pasur një komunikim me ndjekësit e saj dhe i është përgjigjur disa pyetjeve që i kanë bërë ata në Story, ndër të cilat ra në sy njëra prej tyre. “Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie” e pyet një ndjekës duke e bërë Bejlerin t’i përgjigjet dhe të shpjegohet për herë të parë. Ajo ka udhëtuar pak orë më parë me avion privat drejt ishullit Mykonos në Greqi dhe momente nga udhëtimi dhe qëndrimi atje i ka publikuar në Instagram. Mbi një foto me bikini ndërsa në duar mban orën Rolex dhe një byzylyk…
Author: tirana
E para lindi gjuha e më pas shkrimi, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet e mund të flasim për gjithçka. Megjithatë duket se ky rregull nuk vlen për shenjat e mëposhtme, të cilat jo vetëm që kanë qejf të merren me llafe, por nuk n’u mbyllet goja kurrë. Binjakët- Si mund të pushoj së foluri një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri? Planeti i mendimit u jep atyre edhe një aftësi të madhe për ta shprehur gjithmonë atë që mendojnë, dhe për hir të së vërtetës Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë,…
Me ardhjen e muajit gusht afrohet dhe sezoni që secili prej nesh të paktën e ka një dasëm. Me siguri që edhe ju jeni në përgatitje e sipër. Mund të jeni vetëm një pjesëmarrës, një shoqe e largët dhe ndoshta stresi nuk ndihet aq shumë por nëse jeni dëshmitarja apo shoqja e ngushtë me siguri një nga problemet më të mëdha është dhe modeli i flokëve. Nëse jeni një nga ato vajzat në dilemë ndoshta këto modele do t’ju ndihmojnë:
Përdoruesit nuk duhet të jetojnë me ankthin për të qenë preciz me lëvizje sepse smartfoni përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar atë që doni të shkruani. Nga shkrimi i tekstit tek dërgimi i mesazheve, shumë prej nesh përdorin tastierat e smartfonëve disa herë në ditë. Për ta bërë shkrimin e mesazheve më të lehtë në iPhone, Apple ka vendosur të lançojë një funksion të ri tastiere me iOS 13. Mjeti quhet QuickPath dhe sjell për përdoruesit e iPhone diçka që ata Android kanë mund ta bëjnë prej vitesh. Apple shpjegon se mjafton të lëvizni gishtin mes germave pa e hequr…
Një recetë e shpejtë me shije pjepri, e lehtë dhe shumë e shijshme, e cila nuk ka nevojë për makineri akulloresh. Ju duhen vetëm këto përbërës dhe do e keni gati në vetëm pak minuta. Përbërësit: 500 gram pjepër, 500 gram kos, 125 gram mjaltë Përgatitja: Pastroni pjeprin dhe prejeni në copa të vogla. Vendoseni në një blender dhe lëreni derisa të merrni një masë kremoze. Hidhni më pas kosin dhe mjaltin dhe lërini për disa sekonda shtesë që përbërësit të kombinohen plotësisht. Hidheni përzierjen në një enë të qëndrueshme dhe vendoseni në frigorifer të ngrijë për disa orë.
Pancakes janë ushqimet më të mirë për mëngjes. Ja si të bëni pancake vetëm për një person, çka do të thotë 2 pancakes. Përbërësit: – 240g miell– 1 lugë gjelle pluhur kafeje– 2 lugë gjelle sheqer– 1 lugë çaji pluhur për gatim– 30g gjalpë– 1 gotë qumësht– 1 vezë– Kripë Përgatitja: – Në një enë të thellë përzieni miellin, pluhurin e kafesë, sheqerin, pluhurin për gatim dhe pak kripë. Përzieni për pak minuta– Shkrijeni gjalpin në një enë tjetër– Gjalpin e shkrirë dhe qumështin shtojeni në enën e parë, pastaj shtojeni edhe vezën në të njëjtën enë– Përzieni mirë me…
Që familja mbretërore britanike nuk është maksimumi i thjeshtësisë kjo dihej prej kohësh, pasi kërkon një sërë impenjimesh, por edhe të respektosh disa rregulla teper strikte, që janë të shumtë ata që i konsiderojnë absurde. Më poshtë ju sjellim disa prej rregullave më të çuditshme që keni dëgjuar: Femrat e familjes mbretërore nuk mund të dalin asnjëherë pa një shoqërues.Duhet të përshëndeten me një puthje dhe një shtrëngim duarsh.Është e rëndësishme të dalin nga një makinë më kujdes dhe hijeshi.Duhet te përdornin mini-çanta për t’u mbuluar në rast se kanë veshur një fustan që iu zbulon format e tyre.Mënyra se…
Bradley Cooper dhe Irina Shayk nuk kanë shumë kohë qe i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare, por çifti vazhdon të mbajë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin kjo për shkak të vajzës së tyre. 44-vjeçari është fotografuar këto ditë, për herë të parë pas gjyqit mbi kujdestarinë e vogëlushes Lea. Aktori i njohur shfaqet sportiv, duke mbajtur në krahë vogelushën t ij dhe në dorën tjetër një valixhe. Kujtojmë se disa ditë më parë, Irina u komentua në media për një lidhje të re, ndërsa Bradley nga ana tjetër, vazhdon të komentohet për marrëdhënien e tij me Lady Gaga-n.
Në këto ditë të nxehta, kur temperaturat shënojnë mbi 38 gradë, të gjithë mendojnë për ambiente të freskëta. Zgjidhja më e thjeshtë është krijimi i tyre duke vënë në punë kondicionerët. Por ka edhe mënyra të tjera për të mbajtur të freskët banesën. Ja se çfarë mund të bëni për të freskuar hapësirën në të cilën e kaloni kohën: • Perdet me ngjyrë të errët vërtet duken bukur, por njëkohësisht kanë rol të rëndësishëm në tërheqjen e nxehtësisë. Zëvendësoni gjatë këtyre ditëve me perde materiali më të lehtë. • Mobilje prej pelushi ose prej lëkure nuk janë aleati i mirë…
Dy policë të patrullës janë dhunuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policët e patrullës kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit mes 4 personave që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Ata u janë kundërvënë duke i qëlluar me grushte. Mësohet se policët kanë pësuar dëmtime në fytyrë për shkak të goditjeve. Dy prej personave që kanë dhunuar punonjësit e policisë kanë rënë në pranga.
Nga Mero Baze Eshtë shumë interesant fakti, që pas thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, më i qetë është Ramush Haradinaj, se sa Sali Berisha dhe Ilir Meta. Haradinaj mbajti një konferencë për shtyp, dha dorëheqje dhe iku në shtpi, ashtu siç bëri dhe më 2004, kur dosjen e përgatitur nga Jamarbër Malltezi me Lulzim Bashën, e ruaj ende në inboxin e email-it nga prilli i vitit 2003, dërguar prej Jamarbërit nga Prishtina. Në Tiranë, Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë nisë kujës, duke shpikur një skenar ndërkombëtar kundër Haradinajt. Dhe në qendër të këtij skenari, në vend që…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetin social facebook. “I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues”- shkruajti Meta. Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen dhe Kosova së shpejti mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja e Haradinaj erdhi sepse ai është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë ku ka vendosur të ikë si qytetar dhe jo si kryeministër.