Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Harroni kondicionerin! Ja si të freskoni shtëpinë tuaj me ndihmën e këtyre truqeve

10:59 / July 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Air Conditioning
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këto ditë të nxehta, kur temperaturat shënojnë mbi 38 gradë, të gjithë mendojnë për ambiente të freskëta. Zgjidhja më e thjeshtë është krijimi i tyre duke vënë në punë kondicionerët. Por ka edhe mënyra të tjera për të mbajtur të freskët banesën.

Ja se çfarë mund të bëni për të freskuar hapësirën në të cilën e kaloni kohën:

• Perdet me ngjyrë të errët vërtet duken bukur, por njëkohësisht kanë rol të rëndësishëm në tërheqjen e nxehtësisë. Zëvendësoni gjatë këtyre ditëve me perde materiali më të lehtë.

• Mobilje prej pelushi ose prej lëkure nuk janë aleati i mirë në luftën kundër ngrohtësisë, por ka një zgjidhje. Gjatë muajve të verës, ju mund t’i mbuloni ato me disa mbulesa të lehta prej pëlhure.

• Nëse aparatet e klimës nuk përdoren disa muaj, ato bëhen grumbullues të mëdhenj të pluhurit. Përpiquni që t’i pastroni filtrat para përdorimit, sepse në të kundërtën aparati i ndotur nuk do të punojë mirë dhe nuk do të lejojë ajrin e ftohtë të hyjë në dhomë.

• Nëse planifikoni ta ndryshoni ngjyrën e mureve, vendosni për nuanca më të shndritshme të cilat do të reflektojnë nxehtësinë në vend që ta tërheqin.

• Ajrosja është shumë me rëndësi, mirëpo kini kujdes kur e bëni këtë. Ajrosni gjatë natës dhe herët në mëngjes. Nëse ajrosjen e bëni derisa dielli është në vrullin e vet të plotë, vetëm sa do ta nxehni gjithë hapësirën.

• Për këtë shumica nuk mendon, mirëpo poçet mund të nxehin jashtëzakonisht hapësirën, andaj zëvendësoni me ato që shpenzojnë më pak energji elektrike. Pos që hapësira më pak do të nxehet, edhe llogaritë e shpenzimit të energjisë do të jenë diç më të vogla.

harroni kondicionerin shtëpinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë në shtëpinë e Rihanna-s

08:25 / March 9, 2026

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:34 / February 14, 2026

Grabiti shtëpinë e ministres belge dhe u largua vetëm me 50 euro, ja sa vite burg rrezikon shqiptari

11:00 / December 2, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.