Author: tirana

Enca dje publikoi këngën e saj më të re “Jealous”. Vetëm pak orë pas lançimit në “Youtube”, kënga është komentuar gjatë nga fansat e këngëtares, kjo për shkak të disa vajzave në videoklip, të veshura vetëm me bikini, që kërcenin në mënyrë provokative rreth këngëtares. Pas këtyre kritikave, Enca ka publikuar një video shkëputur nga kënga dhe ka shkruar se nëse do të ishte mashkull, prania e këtyre vajzave nuk do ishte ndonjë problem i madh. “E adhuroj qënien e femrës dhe me këtë këngë dua që të gjithë femrat (dhe jo vetëm) të përqafojnë sensualitetin e tyre”, ka vazhduar…

Read More

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku foli për situatën e krijuar te klubi korçar, pas konfirmimit të dënimit me 10 vite pezullim në aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, edhe nga CAS-i. Numri 1 i klubit korçar drejtoi gishtin nga ish Sekretari i FSHF-së Eduart Dervishi, i cili aktualisht punon në Federatën Spanjolle të Futbollit, teksa shton se ky i fundit, në bashkëpunim me spanjollin Emilio Garcia, që është Shef i Integritetit dhe Disiplinës në UEFA. “Ne jemi njoftuar për dënimin në dhjetor të 2017-ës, në zyrat e FSHF-së, ndërsa…

Read More

Një burrë i paidentifikuar që u përpoq të udhëtonte fshehurazi me një aeroplan ka shkaktuar panik tek pasagjerët. Incidenti ndodhi në aeroportin në Lagos dhe u bë viral në mediat sociale. Aeroplani ishte duke u nisur kur një burrë i paidentifikuar vrapo drejt tij me një çantë në dorë. Piloti e vuri dhe ndaloi aeroplanin që po lëvizte në pistë. Për 30 minuta aeroplani qëndroi në pritje. Ndërsa pasagjerët i kapi paniku pasi burri hipi në krahët e mjetit fluturues. Ishin agjentët e sigurimit që arritën ta largonin në mënyrë të sigurt.

Read More

Menduat se fotot e Irina Shayk me një mashkull ishin të tepërta duke qenë se ka vetëm 5 javë që është ndarë nga Bradly Cooper?! Nëse po, prisni se ka akoma! Revista “InTouch” sapo na konfirmoi se fjalët paskan qenë të vërteta dhe se Lady Gaga është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit më të njohur të showbiz-it. Sipas burimeve për revistën, Gaga është zhvendosur në shtëpinë 13,5 milionë dollarëshe të aktorit në New York dhe dyshja nuk ka arsye përse të fshihet tashmë. “Tani që lidhja e tij me Irinën mori fund, Gaga nuk do ta lërë Bradley-n…

Read More

Partia Demokratike i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore dhe regjimit kriminal të Edi Ramës. Nëpërmjet një letre të datës 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore…

Read More

Lajmi i vrasjes së Hazbie Kukës nga burri i saj Adriatik Kuka ka tronditur qytetin e Durrësit për mënyrën makabre të ekzekutimit duke e vrarë bashkëshorten e tij me thikë në zemër në sy të djalit. Pas vrasjes së bashkëshortes, tezja e Adriatik Kukës ka deklaruar e tronditur pasi ka marrë vesh lajmin e ngjarjes. Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al tezja e Adriatik Kukës shprehet: “T’ja bëjnë mishin copa copa.” Ditën e djeshme Adriatik Kuka vrau gruan e tij Hazbie Kukën me thikë në zemër në sy të fëmijës 8-vjeçar dhe u largua nga nga vendngjarja. 36-vjeçarja…

Read More

Kroacia me brigjet e saj idilike, buzë Adriatikut është konsideruar një pioniere e nudizmit. Vendi ka një histori të gjatë të apasionuarish, pas një kredhjeje nga ato që të shkrijnë me natyrën, por trendi dikur mjaft popullor, sot nuk e ka shumë të lehtë të tërheqë ndjekës të rinj. “Për mua, kjo lloj natyrshmërie është liri. Këtu mund të dalësh edhe pa qenë i veshur, e kjo të jep një ndjenjë lirie, është vërtet shumë e rëndësishme”, është shprehur një turist slloven. “E gjitha ka të bëjë me stilin e jetesës. Këta janë njerëz që kërkojnë më shumë sesa thjesht…

Read More

Ditët e fundit lidhja mes Keisit dhe reperit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka marrë një tjetër drejtim. Bazuar në dsia pastime të bëra në profilet e tyre në rrjetet sociale, dyshja po përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pak ditë pasi reperi doli nga burgu. Por së fundmi, mesa duket gruaja e reperit ka zgjedhur t’i tërheqë vëmendjen reperit Arkimed Lushaj duke publikuar një video në Instastory. Ajo shihet teksa ka marrë pjesë në koncertin e një tjetër reperi dhe bëhet fjalë për edri Vulën. “Ma e mira,”- shkruan Keisi krahas videos, dhe ndoshta…

Read More

Në profilin zyrtar në ‘Facebook’ të presidentit francez, Emmanuel Macron, video e fjalimit që mbajti në Beograd është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe mbi videon e fjalimit. Në konferencën me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, Macron theksoi se paqja midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vendoset nga të dyja kombet dhe evropianët, duke përjashtuar influencat e huaja. Kjo thirrje e presidentit francez bëhet në një kohë kur liderët kosovarë përjashtojnë çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së. “Lufta që tani duhet…

Read More

Makeup-i ka gjithmonë fuqinë për të transformuar pamjen e një gruaje. Grimi mund t’ju japë besimin që ju nevojitet, të fshihni shenjat e lodhjes, të metat e lëkurës dhe madje edhe të plagëve. Por ndonjëherë është kaq i fuqishëm saqë mund të ndryshojë pamjen e një personi totalisht. Galeria më poshtë tregon fotografitë e grave që kanë përjetuar magjinë e kozmetikës. Shikoni këto transformime të mahnitshme!

Read More

Intervistoi: Annika Simon Përpara sesa të bëhej bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, ajo kishte investuar shumë në zhvillimin e saj personal e profesional e shënonte mjaft arritje në jetë. Gjatë viteve, Linda Rama ka kontribuar në mënyrë domethënëse si aktiviste për çështjet e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, posaçërisht ato që lidhen me të drejtat e grave dhe fëmijëve.Ajo beson se është e rëndësishme të nxirret në pah suksesi i grave shqiptare për krijimin e mjedisit më të mirë për to për të ecur përpara e për të shprehur vetveten, si dhe për t’u zhvilluar mbi sukseset e…

Read More

Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mblodhi ‘Task Forcën’ për turizmin në Himarë, sot ai së bashku me ministri Klosi e ministren e Shëndetësisë u mblodhën në Vlorë në kuadër të sigurisë dhe menaxhimit për sezonin turistik. Në këtë mbledhje strukturat vendore raportuan problematikat ndërsa nga ana e ministrave u la afat për të rregulluar gjendjen dhe problemet që hasin pushuesit. “Nga 139 subjekte të kontrolluara në zonën e bregdetit në të gjithë qarkun e Vlorës vetëm 11 prej tyre kanë kontrata me bashkitë, ndërkohë që vetëm këtu ku jemi ka më shumë se 11 që e ushtrojnë…

Read More