Kryeministri Rama ka publikuar një foto në Instagram, në të cilin duket qartë një takim i tij me presidentin turk. Rama nuk jep detaje, por ajo që duhet vënë në dukje lidhet me faktin se vetëm pak ditë më parë presidenti turk zhvilloi një takim me presidentin shqiptar Ilir Meta në Sarajevë, gjatë Samitit për Zhvillimin e Vendeve të Evropës Juglindore. Në foton e publikuar në instagram, Rama duket në një bisedë miqësore me mikun e tij.
Author: tirana
Nga Andi Bushati Opozita po bie pre e bestydnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen sikur besojnë vërtet se, në 13 tetor, do të zhvillohen zgjedhjet lokale të dekretuara nga presidenti, bashkë me ato të parakohshmet të propozuara nga ai. Në pamje të parë të gjithë faktorët kryesorë anti Rama duket sikur kanë leverdi nga ky mashtrim. I pari Ilir Meta kujton se ruan nderin presidencial, nëse ata që përfaqësojnë shumicën e elektoratit shqiptar, e respektojnë datën e ricaktuar prej tij. Ai shkon dhe…
Sytë e publikut prej më tepër se një viti janë përqendruar mbi vettingun që po ndodh në drejtësi, nga i cili deri më tani i janë nënshtruar 142 prokurorë e gjyqtarë. Prej tyre 69 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, ndërsa 72 të tjerë janë konfirmuar në detyrë, prej të cilëve disa janë ankimuar, përfshi edhe katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vetëm për një prej tyre, zonjën Marsida Xhaferllari është shpallur nga KPK vendim neutral, pra as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë. Por, ndërkohë vettingu ka nisur edhe në radhët e policisë, një kontroll i trefishtë, në…
Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme ka publikuar disa foto të subjekteve që janë mbyllur si pasojë e fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit. Me anë të një shkrim të bërë publik në mediat sociale Rama ka thënë se nuk do të tolerohet askush në luftën e qeverisë kundër informalitetit dhe për ata që cenojnë konkurencën, konsumatorin dhe shtetin. “Vazhdon non-stop operacioni i rivendosjes në ligjshmëri të subjekteve që cenojnë konkurrencën, konsumatorin, shtetin. Zero Tolerancë”, ka theksuar Rama. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama bëri paralajmërime të forta ndaj bizneseve se nëse do të shmangin detyrimet tatimore, shteti do të…
Pas ndalimit në Vjenë të Daut Haradinajt mbi bazë të një urdhër-arresti serb, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson kjo është një tallje me faktorin ndërkombëtar dhe provokim nga ana e Serbisë. Reagimi i plotë: Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia. Është një tallje me faktorin ndërkombëtar, me institucionet evropiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën, nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar…
Balerina Klaudia Pepa është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video dhe foto të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Klaudia u thotë ndjekëseve femra në profilin e saj, të bëjnë kujdes me meshkujt që nuk i duan më dhe që rikthehen për të parë nëse janë të lumtura ose jo pa ta. “Bëni kujdes me meshkujt që nuk ju duam më, por që herë pas here kthehen për t’u siguruar që ju nuk jeni të lumtura pa ta”, shkruan Klaudia, ndërsa vendos edhe shprehjen “approved” sikur ta kishte kaluar personalisht një gjë të tillë. Nuk…
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndetur kontributorët kryesorë që hartuan dhe mbështetën implementimin e reformës në drejtësi. Një prej tyre është edhe Këshilltari Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë gjyqtari amerikan Jon Smibert, i cili asistoi nga fillimi deri në fund gjithë procesin e reformës. Ish-Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka falënderuar dy partnerët strategjikë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. “Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin…
Hithrat janë bimë, të cilat nga shumica e njerëzve nuk njihen, apo trajtohen si bimë pa asnjë përfitim. Mirëpo në të vërtetë hithrat janë një nga bimët me më së shumti përfitime shëndetësore dhe që konsiderohen si “magjike”. Me anë të tyre, shumë mjekë popullorë kanë krijuar medikamente shëruese për trajtimin e shumë sëmundjeve. Mirëpo në cilat raste konkretisht duhet ta përdorim këtë bimë? Një ndër rastet kryesore, ku mund t’i përdorim hithrat, është pikërisht nga gratë pas shtatzënisë. Ata njihen për stimulimin e gjëndrave qumështore dhe rritjen e energjisë. Krahas këtyre përfitimeve, hithrat kanë edhe përfitime estetike. Kështu ato…
Aktiviteti fizik, përfshirë ecjen, është një e mirë që ju i bëni shëndetit tuaj. Por ecja në veçanti vjen me një mori përfitimesh. Më poshtë janë të listuara disa prej këtyre përfitimeve. Studimet kanë treguar se një shëtitje 15- minutëshe mund të frenojë dëshirat për çokollatë dhe madje, të zvogëlojë sasinë e çokollatës që hani në situata stresuese. Dhe hulumtimet e fundit konfirmojnë se ecja mund t’ju mbajë larg ëmbëlsirave. Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Studiuesit tashmë e dinë se çdo lloj aktiviteti fizik zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit. Por një studim i Shoqërisë Amerikane të…
E kishit menduar ndonjëherë që nëpërmjet jashtëqitjes mund të humbisni peshë dhe t’i bëni zorrës së trashë një nder të madh? Mund të mendoni se kjo fjali është qesharake, por është krejt e kundërta pasi pastrimi i zorrës së trashë është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë, por edhe për të përmirësuar florën bakteriale të zorrëve. Pini shumë ujë Kjo pjesë e organizmit tuaj do ujë, shumë më shumë nga sa mund ta keni menduar. Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga dehidratimi, prandaj duhet të pini jo më pak se dy litra ujë në ditë. Në…
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton në datat 19-20 korrik do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Konkretisht me 19 korrik energjia do të stakohet: 9:30-15:00 rruga “Ferit Xhajko” 09:00-15:00 rruga “Haxhi Hysen Dalliu” 09:00-16:00 rruga “Myslym Keta”, rruga “Njazi Meka” 12:00-15:00 rruga “Agallia Tako”, rruga “Agallia Tako” 09:00-12:0 rruga “Gëzim Kaceli”, rruga “Pandi Stillu”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” 9:00-11:00 zona Yrshek 11:00 -15:00 zona Fushë Mëzez 09:00-14:00 rruga “Ylbere Bylykbashi”, rruga e Kavajës 09:0013:00 rruga “Ndre Mjeda” 08:30-14:00 rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes” Ndërsa…
Deputeti i AAK-së, vellai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Dauti, është ndaluar në Vjenë për shkak të fletë-arrestit të Serbisë. Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti. Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai është kapur nga policia në Vjenë, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë. Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30.