Ditët e freskëta të fillimit të korrikut nuk do të zgjasin edhe për shumë, për t’ia lënë vendin të nxehtit afrikan që pritet të pushtojë sërish europën. Sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit. Agjencia franceze e motit, Meteo France njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme. Termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, ndërsa fundjavën e ardhshme pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius. Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave me 45.9 gradë, i nxehti pritet…
Author: tirana
Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht. Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një njoftimi në Facebook, i cili ka zbuluar edhe projektin se si do të duket Parku Rinia pasi të mbarojë puna. Siç shihet edhe nga fotot e projektit, Parku Rinia pritet që të transformohet në…
1. Binjakët Binjakët, ndryshe nga Gaforret ose Bricjapët janë më të prirur për të patur një marrëdhënie jo tradicionale. Kjo, sepse ata janë kaq të dhënë pas njohjeve të reja, pas bisedave interesante sa shpesh harrojnë që kanë lënë të takohen me partnerët e tyre apo t’u përgjigjen në telefon. Ata nuk janë njerëzit më të përshtatshëm për t’ju dedikuar gjithë kohës vetëm partnerit dhe kjo bie ndesh, nëse qëllimi juaj është diçka tjetër. 2. Shigjetari Disa njerëz vdesin të dinë se janë të aftë për të pasur gjithnjë dikë krah tyre, por kjo s’vlen për një Shigjetar, i cili…
Nëpërmjet një aplikacioni të quajtur “FaceApp”, të gjithë kanë mundësi të transformojnë veten dhe të shikojnë se si do të duken në të ardhmen. Ne me këtë rast, po ju sjellim disa foto se si do të duken analistët e Tiranës, duke qenë se i shohim çdo natë në TV, më shumë edhe se vetë politikanët.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia lokale e Elbasanit kanë ndërmarrë një operacion të gjerë pasditen e së enjtes. Mësohet se rreth 30 magazina dhe ambiente të ngjashme u janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për lëndë narkotike, armë apo sende të tjera të jashtëligjshme. Kontrollet janë kryer edhe pranë zonës ku u modifikuar furgoni i grabitësve të Rinasit. Lajmi konfirmohet për mediat nga burime nga Elbasani ndërsa ende nuk ka të dhëna për rezultatet e operacionit në fjalë.
Aldo Bumçi ka një tjetër qasje në lidhje me pjesëmarrjen e zgjedhësve në 30 qershor. Ish-deputeti demokrat deklaroi në Top Talk përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, sipas tij, erdhi për shkak se kryeministri Rama nuk përdori atë që ai e cilësoi si “artileria rëndë”, thënë ndryshe: Policinë, paratë dhe krimin. Gjithsesi ai pranon se ka zëra brenda të djathtës që duke parë pjesëmarrjen në votime mendojnë se vendimi per t’i bojkotuar ato ishte i gabuar. “Edi Rama doli me pjesëmarrje të ulët në votime, por ai nuk vuri në punë instrumentet e rëndë. Ai nuk…
Në takimin e djeshëm, të vlefshëm për Champions League, mes Ludogorets dhe Ferencvarosh, sulmuesi i ekipit bullgar, Suirczok, humbi një shans të artë në minutën e 29-të, teksa rezultati shënonte 1-2. Ai zgjodhi ta ekzekutojë penalltinë në mënyrën e njohur si “Panenka”, por nga ana tjetër ishte portieri i Ferencvaroshit, që edhe pse bëri një lëvizje në fillim, ia doli që të ngrihej e ta devijonte topin në goditje këndi.
Një person që kishte marrë nga një familje para përpara se të abuzonte seksualisht me vajzën e tyre 13 vjeçare, është shpallur fajtor për vrasje të “stilit të ekzekutimit”, pasi adoleshentja pretendoi se ishte shtatzënë nga ai. “Pedofili gjakftohtë” Stephen Nicholson joshi vajzën e quajtur Lucy McHugh në pyll pranë shtëpisë së saj në Southampton duke e qëlluar me thikë rreth 30 herë dhe më pas ka hedhur trupin e saj. Artisti 25-vjeçar i tatuazheve dhe punonjësja e kujdesit e kishin shfrytëzuar të renë e “pambrojtur” për më shumë se një vit. Tumosja e kanabisit nga Nicholson, i shtonte atij…
Në një video të publikuar disa kohë më parë në Youtube, e cila është bërë sërish virale në rrjet, tregohen mrekullitë nënujore që ndodhen në Syrin e Kaltër. Vendi i mrekullueshëm është një nga mrekullitë e natyrës shqiptare në jug të vendit. Uji i akullt dhe i kristaltë, përbëjnë një joshje dhe krijojnë mister për atë që është në thellësi të asaj bluje e të kaltreje mahnit. Sezonin e verës Syri i Kaltër është ndër destnacionet më të vizituara, duke lënë të mahnitur ata që shijojnë për herë të parë, por dhe ata që e shijojnë rishtazi. Kujtojmë këtu se…
Rajoni Pukë-Mirditë është një vend mahnitës, mikpritës plot me vlera natyrore, kulturore e historike. Një vend me thesare natyrore të fshehura të cilat duhen zbuluar, eksploruar e shijuar. Rrëqebujt tanë tashmë po rehatohen me kamerat-kurth. Këtë e tregon fare mirë ky rrëqebull në rajonin Pukë-Mirditë, ku qetësisht pozon, thërret për t’u çiftëzuar, gërvisht veshët dhe në tërsi duket të jetë i qetë e i gëzuar. Larmishmëria e këtyre veprimeve, po ja lehtëson së tepërmi punën studiuesve tanë.
Kristiano Ronaldo është sërish favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë. Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, sulmuesi i Juves është në “pole position” për të fituar për herë të gjashtë këtë trofe personal. Ndërkohë, pas tij renditen Mbape, Sadio Mane apo edhe Van Dajk nga Liverpuli. Kandidatura e Ronaldos mbështet fort tek statistikat e sezonit të kaluar, edhe pse nuk e fitoi Champions League. Sidoqoftë, në fund portugezi ia doli të ngrejë trofeun e Ligës së Kombeve.Mbajtësi aktual i Topit të Artë, është kroati Luka Modriç, ndërsa nëse Ronaldo e fiton sërish këtë trofe, do të kalonte Lionel Mesin.…
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton në datat 19-20 korrik do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Konkretisht me 19 korrik energjia do të stakohet: 9:30-15:00 rruga “Ferit Xhajko” 09:00-15:00 rruga “Haxhi Hysen Dalliu” 09:00-16:00 rruga “Myslym Keta”, rruga “Njazi Meka” 12:00-15:00 rruga “Agallia Tako”, rruga “Agallia Tako” 09:00-12:0 rruga “Gëzim Kaceli”, rruga “Pandi Stillu”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” 9:00-11:00 zona Yrshek 11:00 -15:00 zona Fushë Mëzez 09:00-14:00 rruga “Ylbere Bylykbashi”, rruga e Kavajës 09:0013:00 rruga “Ndre Mjeda” 08:30-14:00 rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes”…