Rezarta Shkurta është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon foto nga përditshmëria. Së fundmi ka postuar një foto të bërë me efekt që i tregon hundën me pirsing dhe i drejtohet së ëmës se nuk është e vërtetë. ‘Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën’, shkruan Rezarta. Ndërkohë me anë të një postim të dytë ajo tregon reagimin e të ëmës duke publikuar pjesë nga biseda. ‘S`të ka lënë mendja besoj’, i shkruan e ëma. ‘Gabimi…
Author: tirana
Ndihmës sekretari amerikan për Europën dhe Azinë, Philip Reeker ka reaguar për krizën politike, dhe ka kërkuar që kjo krize të zgjidhet nga institucionet Shqiptare. Reeker thotë së situata duhet të zgjidhet brenda kornizës kushtetuese. “Ne jemi krenar që jemi miqtë e ngushtë të Shqipërisë, por nuk jemi krenar për atë që po ndodh. Përdorni gjykatat tuaja, emëroni gjyqtarët. Ne nuk duam të menaxhojmë në krizat e shteteve të tjera, por bojkoti nuk ndihmon”, shkruan Reeker.
Ky është horoskopi për ditën e enjte, 18 korrik 2019 Dashi Yjet janë mjaft të favorshëm gjatë kësaj dite, sidomos sa i takon sferës profesionale. Ndërkohë probleme parashikohet të ketë në sferën sentimentale, ku do e keni të vështirë të flisni me njeriun e zemrës, për shkak se do ju mungojë komunikimi. Në punë do të keni një sërë mundësish për shfrytëzuar. Demi Gjatë kësaj dite do të përballeni me një pengesë për të kaluar, kjo pasi ka diçka që nuk iu pëlqen dhe iu nervozon. Do të përballeni me probleme edhe në sferën sentimentale, ku do të shikoni se…
Thuhet se është vepra më e madhe inxhinierike e ndërtuar rreth viteve ‘70 të shek. XVIII nga Perandoria Osmane, në Ballkan. Historia flet se e mori emrin “Ura e Vezirit” për nder të Mehmet Pashë Bushatit, Vezir i Shkodrës. Gjatë një udhëtim për në Kosovë u prit në një darkë nga paria e zonës, në shtëpinë e Halil Agë Sakatit.Në takim iu kërkua Vezirit, ndërtimi i një ure mbi lumin Drin të Bashkuar. Punimet zgjatën 7 vjet, ishte 200 m e gjatë dhe 5 harqet ishin të madhësive të ndryshme dhe ku pika më e lartë, 20 metra nga shtrati i…
Nga Anila Hoxha “Do më vrasin, do më vrasin si Artan Cukun. Kam blerë një armë për të cilën jam pajisur me leje, kushdo që të vijë për të më vrarë, njërin prej tyre do ta marr me vete”. Ky është parashikimi i zymtë i Gjergjit, njërit prej agjentëve të infiltruar, një ndër më të mirët që ka patur Policia e Shtetit. Gjergji, të cilin mjaft trafikantë droge e njohin me emrin tjeter sic autoritetet e kishin pajisur me dokumente, pret ditën se kur do ta zbulojnë. Nga 11 vite në polici, shumicën e tyre e kaloi si agjent undercover,…
Meghan Markle dhe Princ Harry pak ditë më parë u bënë pjesë e premierës së filmit “The Lion King”. Në këtë dalje të tyren publike ata patën mundësi të takojnë shumë personazhe të njohur dhe një prej tyre ishte edhe artisti Pharell William. Meghan dhe Pharell u ndalën të bënin një bisedë të shkurtër dhe videoja e tyre po qarkullon së fundmi në internet. “Jam shumë i lumtur për ribashkimin tuaj. Dashuria është e mrekullueshme. Dashuria është e bukur. Mos e merr të garantuar. Por se çfarë do të thotë me klimën e sotme… Thjesht doja t’u thosha se e…
Policia e shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar. Report Tv bën me dije se Xhensila Kodra, raporton se gjatë operacionit në Mamurras, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ka patur edhe një shkëmbin zjarri. Arben e Astrit Seferi sapo kanë parë policinë kanë hapur zjarr ndaj tyre, por në fund forcat e rendit kanë mundur tu venë prangat. Në vitin…
Partizani i ka dhënë lamtumirë UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 2-0 nga Qarabag në “Dalga Arena”, duke u eliminuar kështu që në raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Edhe pse me shpresa të mëdha pas barazimit 0-0 në takimin e parë, të kuqtë nuk kanë mundur të nënshtrojnë kundërshtarin, duke pësuar 2 herë. Decizive ishte pjesa e dytë, me Qarabag që shënoi në minutën e 5-të dhe atë të 3-të shtesë. Gjithsesi, ky eliminim lë shije të hidhur te tifozët por jo te Partizani, e cila tashmë do të bëj llogaritë me UEFA…
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin, ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës dhe Shqipëria e Madhe janë rreziku më i madh për qëndrueshmërinë e Ballkanit. Gjatë një takimi në Beograd me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vulin tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe ‘përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe’, ka thënë Vulin, shkruan ‘B92’. ‘Për Serbinë, KFOR-i (mision paqeruajtës i NATO-s) është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e…
Një tjetër banesë në Vlorë është shkrumbuar për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Policia e Vlorës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, ku për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes. Vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërsa mëngjesin e sotëm në 05:53, në Selenicë të Vlorës mori flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të gazit. Nga shpërthimi kanë…
Nga Spartak Ngjela Jetojmë në një zonë ballkanike ku liderit, kush më shumë e kush më pak, nuk sundojnë si drejtues politikë, por si gënjeshtarë gënjeshtrash që nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Shpesh kjo i bën qesharakë. Janë pushtuesit sllavë e grekë të territoreve shqiptare që vetë shtetet e tyre i kanë investime në falsitet, me histori të gënjeshtërt. Por janë edhe gënjeshtarët historikë të lidërshipeve të Shqipërisë që hedhin të njëjtën valle, sepse vjedhin shqiptarët. l. Në fakt, liderët aktualë të Shqipërisë, edhe në jetën e përditshme dallojnë që mbështeten të gënjeshtra, sepse janë së brendshmi me konceptimin…
Nga Mero Baze Philip Reeker, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe të Azisë, ka paralajmëruar palët në Tiranë, se nuk do të ketë asnjë kompromis për reformën në drejtësi dhe se zbatimi i saj do të vazhdojë të mbetet prioritet i SHBA. Të njëjtin qëndrim dy ditë më parë e pati dhe ambasadori i Republikës italiane në Tiranë, Alberto Cutillo, në një intervistë në një television në Tiranë. Deklaratat paralajmëruese nga Perëndimi për mos prekje të reformës në drejtësi, ndërkohë që në Tiranë temë e ditës është debati, nëse do të ketë ndonjë kompromis politik…