Tashmë ndodhemi thuajse në mes të sezonit veror, ku pavarësisht disa ditëve me shi, i nxehti u rikthye. Kështu moderatorja Xhemi Shehu nuk ka humbur kohë për të shkuar në plazh. Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me një fustan transparent plazhi dhe me bikini të vogla jeshile. Bie në sy një trup super në formë i moderatores, e cila ndonëse nënë e dy fëmijëve, vijon të ketë trup balerine.
Author: tirana
Aktorja, prezantuesja dhe modelja Benedetta Mazza pritet të jetë një fanse më shumë për Parmën, në shkallët e stadiumit këtë sezon. Bukuroshja italiane, e cila ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello Vip”, ka lindur dhe është rritur në Parma, teksa në një intervistë për mediat lokale, ka deklaruar se do të jetë më pranë klubit verdheblu. “Jam një fanse e futbollit dhe natyrisht tifoze e Parmës. Angazhimet profesionale nuk më kanë mundësuar të shoh shumë ndeshje, por këtë sezon do të jem më shpesh në shkallët e stadiumit”, tha Mazza.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është në fazën përmbyllëse të konfirmimit të emrave që do të jenë pjesë e strukturës më të fortë të drejtësisë shqiptare, asaj të hetimit dhe gjykimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisjes dhe politikës. KLP ka qenë tejet aktive në filtrimin e kandidatëve dhe mbi një perspektivë të qartë se kur SPAK do të jetë funksional, Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, dha një intervistë për gazetaren e A2 CNN, Anduena Llabani. Në këtë intervistë, Ibrahimi theksoi se fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mund të jetë…
Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i është përgjigjur reagimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e kryetares së re të Bashkisë së Durrësit Valbona Sako për të marrë mandatin. Në facebook, Patozi, ndërsa i referohet si “Jurist”, shkruan se Basha duhet “ta ndaj mendjen”. Postimi i plotë: NDAJE MENDJEN, O JURIST! Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që…
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili u zgjodh për një mandat të dytë nga zgjedhjet e 30 qershorit i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të legjitimuar mandatin e tij. Veliaj u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ku kandidonte përballë rivalit nga Bindja Demokratike Arben Skënderi. Ai u shpall fitues me 152,230 vota e ndërsa riavli i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.
Një sherr masiv ka ndodhur në një plazh të Barcelonës. Në konflikt u përfshinë dy grupe, njëri nga Britania dhe tjetri vendas. Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin kur ata zihen ashpër me njëri-tjetrin. Pushuesit tjerë kanë mbledhur sendet e tyre duke u larguar, ndërsa fëmijët u tmerruan nga skena që panë. Nuk munguan as shufrat e hekurit në sherr.
Arben Ristani foli pa ‘doreza’ sot në Top Talk duke thënë me zë shumë gjera që Demokratët ndoshta i mendojnë por nuk guxojnë t’i thonë. Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se djegia e mandateve nga Opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje. Ish-nr 2 i Partisë Demokratike është i mendimit se tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Basha duhet të reflektojë. “Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet. U duk se ishte zgjidhja e vetme për…
Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka kryer një verifikim në argjendarinë ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me 5 të plagosur ditën e hënë, duke arritur në përfundimin se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia ose nga ndonjë gabim njerëzor. ISHTI shpërndau dje një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 korrik, në një biznes argjendarie që ndodhet te kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha”. Sipas Inspektoratit Teknik, nga shpërthimi ka pasur dëme materiale të biznesit, si dhe dëmtime të lehta të disa personave. Të plagosur mbetën pronarët e argjendarisë, bashkëshortët Sokol e Alma Pirra, 52 e…
Zbokthi është një dukuri shumë e pakëndshme që prek si femrat dhe meshkujt. Ai shkaktohet nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës. Ndonjëherë zbokthi mund të shoqërohet edhe me kruajtje ose në rastin më të keq me ekzemë zbokthi. Ju duhet t’i drejtoheni një mjekut dermatolog për një mendim më të specializuar. Por përveç shampos anti-zbokth, ju mund të përgatisni në shtëpi disa receta shumë të thjeshta. Uthulla e…
Disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme i janë sekuestruar sot të arrestuarve nga operacioni ‘Toyota Yaris’. Operacioni i sotëm është vazhdim i atij të nisur në qershor të vitit të kaluar ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit në një automjet tip “Toyota Yaris”. Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i…
Ansi Agolli rikthe het të flasë për sfidën KarabakPartizani, këtë herë për mediat azere. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, që prej muajit mars aktivizohet në Amerikë te Nju Jork Kozmos, mendon se sfida e sotme në “Dalga Arena” do të jetë e vështirë për Karabakun. Ai paralajmëron ish-ekipin se Partizani nuk ka se çfarë të humbasë, prandaj dhe Karabaku duhet të jetë i përqendruar deri në fund të lojës. Sipas Agollit, Liga e Kampioneve është një kompeticion që dhuron surpriza, sidomos në turet e para. “Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante. Ashtu si e para, do të jetë…
Arrat dhe kikirikët zgjasin jetën. Ose e thënë ndryshe mjafton të konsumohen çdo ditë nga 10-15 gramë, për të reduktuar me 23% rrezikun e vdekjes së parakohshme. Kështu është zbuluar nga një studim holandez i Universitetit të Maastricht i publikuar në revistën shkencore “International Journal of Epidemiology”. Studimi u përqendrua në 120 mijë persona me moshë nga 55 deri në 69 vjeç, të cilët u mbajtën në monitorim për dietën ushqimore dhe stilin e jetës, duke nisur në vitin 1986. Dhjetë vite më vonë u monitorua shkalla e vdekshmërisë së tyre e lidhur me diabetin, kancerin, sëmundjet respiratore, neurodegjeneruese etj.…