Author: tirana

Dhe të gjithë ne do të donim ta jetonim jetën e Kylie Jenner e cila është shpallur miliarderja më e vogël në botë. Duke u nisur nga postimet e saj në rrjetet sociale ka një jetë për tu pasur zili. Biznesmenja në një postim në Instagram shprehet se ka qenë shumë e vështirë për të, që të rritej nën syrin e miliona njerëzve. Madje Kylie pohoi faktin se ka vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës por ka gjetur forcën për të ecur përpara. Ndërsa ka edhe një mesazh për fansat. “Jam krenar për veten, për zemrën time dhe për forcën…

Read More

Jo më shumë se 3 ditë pasi filmi “Lion King” pushtoi të gjitha kinematë, është publikuar në Youtube videoklipi i kolonës zanore të filmit. Kolona zanore është kënduar nga Beyonce e cila bën edhe zërin e luaneshës Nala. Diva e muzikës pop, në videoklip shfaqet së bashku me vogëlushen e saj Blue Ivy, të cilat në sfond kanë një shkretëtirë afrikane. Veshjet e tyre janë kombinuar me ato të kërcimtarëve në klip, të cilët performojnë në grup duke dhënë imazhin e kafshëve të xhunglës që qëndrojnë pranë mbretit Luan, në këtë rast, Beyonce. Vetëm disa orë pas publikimit, videoklipi ka…

Read More

Një ditë pas shkresës që grupi parlamentar i partisë socialiste i dërgoi Kuvendit për shkarkimin e Arben Malajt nga anëtar i bordit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ka reaguar edhe institucioni më i lartë financiar i vendit. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare Banka e Shqipërisë ndonëse nuk ka përmendur direkt anëtarin e saj me emër sqaron kodin e etikës së Bankës së Shqipërisë të miratuar në qershor të vitit 2003, duke cituar rastet të cilat përbëjnë shkelje etike. ‘Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet…

Read More

Ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja Kyle Ramos po luante në iPhone 6 të saj, ky i fundit nisi të qesë flakë. Pajisja shpërtheu dhe vajza e hodhi në shtrat. Si pasojë e shpërthimit, Ramos mori djegie të lehta. Pas këtij rasti që ka ndodhur në Bakersfield të Kalifornisë, kompania Apple ka nisur një hetim dhe nga zyra lokale kanë premtuar se do t’i dërgojnë Ramos një iPhone të ri, ka bërë të ditur nëna e saj. Apple dyshon se shkaku i shpërthimit mund të jetë ngarkimi i tepruar i pajisjes ose përdorimi i produkteve shtesë përveç kabllove të tyre, si dhe mirëmbajtja në…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, pas seancës së KPA, deklaroi se vetingu me të vazhdon më shumë se një vit. Ai tha se paraqitur më shumë se 120 dokumente dhe se nuk mund të gjykojë dot procesin e vettingut, duke theksuar se do i përmbahet ligjit. Zaganjori tha se nuk ndihet aspak në presion dhe se është dakord për të bërë një reformë tërësore gjyqësore. “Sigurisht që unë jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë…

Read More

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që rrëzoi kërkesën e kandidates së PS, Valbona Sako për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes, edhe Gjykata e Tiranës ka refuzuar t’i japë mandatin kandidatit të PS në Bashkinë e Vorës. Kërkesës së kandidatit socialist Agim Kajmaku, Gjykata e Tiranës i është përgjigjur se kjo çështje është kompetencë e Gjykatës Administrative.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këto ditë SHBA-n, teksa babai ka goditur për vdekje vajzën e tij 6-vjeçare me topin e golfit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të hënës në qytezën Orem të Utah, në kompleksin sportiv “Sleepey Ridge Gols Course”. Burri kishte marrë me vete në seancën stërvitore edhe vajzën e tij 6 vjeçe, e cila po qëndronte brenda në makinën e hapur të golfit, në një cep të kompleksit. Mediet e huaja raportojnë se rutina sportive është kthyer në tragjedi për burrin, i cili ka goditur shumë keq me forcë në kokë vogëlushen, duke e…

Read More

Vajza e akademikut të njohur nga Kosova, Mehmet Krajës njëherësh ish-asistantja e ish-presidentet Atifete Jahjaga, Gresa Kraja, është arrestuar pasi akuzohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike të llojit kokainë. Arrestimi i saj është bërë tre ditë më parë në orën 03:00 të mëngjesit në Prizren Sipas raportit policor të siguruar i publikuar nga mediat, vajza e akademikut Mehmet Kraja, përveç substancës narkotike që ishte munduar ta fshehë, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë. Sipas policisë gjatë një kontrolli të disa personave, thuhet se është ndaluar edhe personi i gjinisë femërore, Gresa (Mehmet) Kraja, e…

Read More

Djersitja është një mënyrë e eleminimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit. Trupi vazhdimisht çliron djersë edhe atëherë kur nuk jemi te vetëdijshëm për këtë. Djersitja mund të ndodhë në kushte fiziologjike dhe në kushte patologjike. Në kushte fiziologjike djersitemi për shkak të veprimtarisë së shtuar fizike. Por si mund të shmangim apo të anashkalojmë sadopak djersitjen në stinën e verës nëpërmjet disa këshillave? 1. Shmangni rrobat e ngushta Gjatë ditëve të nxehta të verës, qëndroni larg copave të ngushta që ju ngjiten pas trupit. Në vend të…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Lezhë. Për pasojë një fëmijë i mitur ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë tip “Lancia” ngjyrë e kuqe. Siç duket edhe nga pamjet, djaloshi ka dalë nga makina që është parkuar në anë të rrugës dhe duke tentuar të kalojë në anën tjetër është përplasur brutalisht nga makina që po vinte. Gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë me dije. Pamjet e publikuara nga JOQ, janë të frikshme.

Read More

Zhdukja misterioze dhe me pas gjetja e saj në një bunker pa jetë, e shkencetarës amerikane Suzanne Eaton, 59 vjeçe, ngjalli shumë diskutime në mediat vendase dhe ato europiane e botërore. Biologia amerikane u ekzekutua në Kretë nga një fermer vendas, sipas medias greke, ai është, 27-vjeçari Yiannis Paraskakis. Ky i fundit ka pranuar përpara prokurorëve se është autor i vrasjes. Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, e ka goditur shkencëtaren me makinë dhe më pas e ka futur në bagazh pa ndjenja. Më pas, ai e ka dërguar atë në një bunker nazist dhe e…

Read More

Virale është bërë një video ku avionët ulen shumë pranë njerëzve që bëjnë plazh në ishullin grek, Skiathos. Aeroporti tashmë është një tërheqje për turistët ku me qindra njerëz çdo ditë bëjnë selfie, shumë pranë me avionët që ulen në tokë pa marrë parasysh rrezikshmerinë. Në youtube, Carrgospotter ka mbledhur disa nga uljet më spektakolare të kësaj vere dhe rezultati është një video e mrekullueshme. Sigurisht nuk mungojnë edhe rreziqet për turistët. Në të shkuarën disa njerëz janë plagosur si pasojë e forcës së ajrit të shkaktuar nga lëvizja e avionëve. Në 2017 një grua vdiq.

Read More