Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka rrëfyer historinë e tij të trishtë Dritan Vrapi, babai i 5 fëmijëve. Dritani kërkoi të përballej me ish-bashkëshorten, e cila ka braktisur tre fëmijët e saj prej nëntë vitesh dhe nuk ka paguar kurrë detyrimin ushqimor për ta, por ajo nuk pranoi të fliste. Dritani u martua 12 vite më parë me ish-gruan, pasi u njoh me të nga një mik i përbashkët. Çifti në atë kohë vendosi të lidhte jetën së bashku pas një periudhe 6-mujore. Në jetë erdhën tre fëmijë ,dy vajza dhe një djalë. Dritani për të mbajtur familjen…
Author: tirana
Autoritetet shëndetësore në Filipine kanë deklaruar vendi është përfshirë nga një sëmundjes virale që ka lënë më shumë se 450 njerëz të vdekur prej në janar të këtij viti. Rreth 100,000 raste me ethet tropikale janë raportuar në të gjithë territorin filipinas gjysmën e parë të këtij viti. Është një rritje prej 85% krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Epidemitë janë deklaruar në katër rajone të vendit: Mimaropa, Visayas Perëndimore, Visayas Qendrore dhe Mindanao Veriore. Zyrtarët e shëndetësisë po monitorojnë situatën në nëntë rajone të tjera, përfshirë Davaon, provincën e Presidentit të Filipinës, Roderigo Duterte. Të gjithë filipinasit…
Në Shqipëri shumica socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike. Në dokumentin me anë të të cilit propozohet shkarkimi, vlerësohet se zoti Malaj ka shkelur Kodin e etikës së Bankës së Shqipërisë pasi “në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës, në kufijtë e lejuar nga…
Margarina kohët e fundit po konsumohet pa masë nga fëmijët dhe të rriturit, por edhe efektet anësore janë po në nivele të larta. Janë kryer shumë hulumtime rreth përdorimit të margarinës, pasojat që sjell dhe sa e shëndetshme është ajo. Sipas studimeve të fundit të zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në universitetin ”Dokuz Eylul”, në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir, Margarina nxit depresionin, ankthin, hiperaktivitetin dhe nervozizmin tek fëmijët dhe të rriturit, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në procesin e të mësuarit. Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, në një prononcim për shtypin dha detaje lidhur me studimin…
Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokurorisë, për ngjarjen e Elbasanit, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut agro-ushqimor. Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro. Në Audi janë përfituar materiale biologjike që korrespondojnë shenjat e gishtave të Enea Bekteshit ndërsa në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Çelës. Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti…
Lëkura duhet mirëmbajtur gjatë gjithë kohës që të mos e humbasë elasticitetin e saj. Përdorimi i maskave është një metodë shumë e mirë dhe efikase, si për fytyrën ashtu edhe për trupin apo flokët. Sot do të flasim për maskën e fytyrës me avokado. Kjo është ndër maskat më të mira natyrale që njihen për ushqimin dhe ringjalljen e lëkurës. Ky frut përmban minerale të tilla si: hekuri, kalcium, kalium, bakër, magnez, etj. Më poshtë do të gjeni një prej maskave me avokado. ¼ avokado1 lugë gjelle kos½ lugë mjaltë Shtypni avokadon me një pirun. Perzieni më pas me kos…
Këngëtarja e muzikës popullore Merita Halili e cila ishte në studion e “Rreze Dielli” rrëfeu sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si SHBA. Përlotje plot me emocione ka patur mëngjesin e sotëm në ekran. Dhe ska si të ndodh ndryshe kur një nëne i përmenden më të shtrenjtët e saj, fëmijët. Merita Halili e cila nga studio e “Rreze Dielli” rrëfeu sakrificat për vajzat e saj dhe nuk mundi ti mbante lotët. “Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e…
Vaji i ullirit bio përmban substanca të dyshimta dhe klorofil që japin ngjyrën dhe aromën e vajit të rregullt të ullirit, megjithëse prodhuesit ndonjëherë përdorin sojë ose vajra të tjera të lirë. Autori i librit “Extra Virginity: The Sublime and Scandalous World of Olive Oil”,Tom Mueller, pohon se 70% e vajit të pastër të ullirit në botë është i holluar me lloje të tjera , gjë që është e keqe për shëndetin. Ju vështirë se mund ta kuptoni nga shija e tij, dhe madje edhe ekspertët ndonjëherë janë të hutuar. Megjithatë, ka dy mënyra për t’ju ndihmuar të blini markën…
Nga Bedri IslamiNjë takim që pati këtë mëngjes në presidencë përreth 40 minuta, kokë më kokë me kreun e shtetit Ilir Meta, e ka bindur kryedemokratin, se aksionin opozitar tashmë duhet ta fokusojë tek data 13 tetor. Basha tha se 13 tetori duhej të ishte një datë për tre zgjedhje: Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo do të kërkojë ndryshime kushtetuese – tha Basha në një prononcim për gazetarët – por PD sipas tij, është e gatshme t’u garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira. Pra, dy drejtuesit realë të opozitës e vendosën se kur…
Më shumë se një në dhjetë fëmijë ose 20 milionë në gjithë botën nuk janë vaksinuar vitin e kaluar kundër sëmundjeve të rrezikshme për jetën, si: fruthi, difteria dhe tetanusi. Këto të dhëna u publikuan ditën e djeshme në një raport që përpiluan Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara UNICEF. Në raportin mbi imunizimin global, dy agjencitë zbuluan se nivelet e vaksinimit janë duke stagnuar, sidomos në vendet e varfra dhe në zonat e konfliktit. “Vaksinat janë një nga mjetet tona më të rëndësishme për parandalimin e shpërthimeve dhe sigurinë e botës”, tha përmes…
Ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale një video, në të cilën dy të rinj shihen duke dhunuar bustin e artistit të ndjerë, Françesk Radi. Në pamjet e publikuara njëri prej adoleshentëve shfaqet i hipur mbi bust, ndërkohë që tjetri tenton të heqë nga duart e Françeskut kitarën e tij. Në lidhje me këtë video të shemtuar pati reagime të forta nga ana e qytetareve, por më e shqetësuar është shprehur Rozana Radi, e cila nuk mundet të pranojë që këta të rinj të mos respektojnë figurën e xhaxhait të saj, por mbi të gjitha atë të një artisti…
Vera, është padyshim sezoni i preferuar për të gjithë familjen. Në të njëjtën kohë, vera u mundëson të rinjve dhe të rriturve relaks, argëtim duke shijuar diellin dhe detin, por edhe një fizik aktivë pasi notojnë dhe luajnë lojëra të ndryshme brenda ose jashtë ujit. Megjithatë, qëndrimi me orë të gjata në plazh duhet të shoqërohet nga dieta e duhur ushqimore. Është e rëndësishme të sigurohen që të dy, si fëmijët ashtu dhe prindërit të marrin energjinë e nevojshme përmes ushqimeve të shëndetshme, duke shmangur zgjedhjet “jo të shëndetshme” si zgjidhje më të lehtë dhe të shpejtë në plazhe. Nje…