Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Metës për të kthyer mbrapsht ligjin për ‘Rezervat materiale të shtetit’. Rama ka shpërndarë një shprehje të ish-presidentit amerikan Richard Nixon i cili thotë se njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm. “Njeriu i mendimit që nuk vepron është inefektiv; njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm. Richard Nixon”, shkruan Rama.
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin “Për rezervat materiale të shtetit”. Ndryshimi ligjor i miratuar synon të thjeshtojë procesin e lëvrimit të mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga me vendim të Këshillit të Ministrave siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”. Në arsyetimet e kreut të shtetit thuhet se ligji nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik. Gjithashtu, ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore, thuhet në arsyetimet e Metës, është…
Dy gjigantët e Seria A, Juventus dhe Milan, po kërkojnë të futen sërish në tratativa për profile lojtarësh konkret dhe Meri Demiral është ai që momentalisht bashkon bardhezinjtë e kuqezinjtë. Mbrojtësi turk u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë te “Zonja e Vjetër”, por me Matthijs de Ligt që është pranë firmës e ardhmja e tij mundet të jetë larg kampionëve. Milan ka shfaqur interes, kjo për shkak edhe të dështimit për të firmosur me Dejan Lovrenit dhe Matija Nastasic. Prandaj një huazim i Demiral do të ishte mëse i mirëpritur nga kuqezinjtë, të cilët do të fokusonin vëmendjen te…
Rike Roçi është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila në “Euro 2016” pushtoi rrjetet sociale me prezencën e saj në Francë. Rike ka mbledhur mijëra ndjekës në Instagram, ku fotot e saj marrin mijëra pëlqime dhe nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar. Mirëpo, ka edhe nga ata fansa të cilët janë fiksuar keq pas Rikes, saqë ja kanë sjellë në majë të hundës. Njëri prej ndjekësve i shkruan vazhdimisht bukuroshes dhe i tregon se s’ka ndërmend ta lërë rehat. Kjo gjë e ka acaruar keq Riken, e cila e ka publikuar bisedën me të në…
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Cyrbja ka sot 34-vjetorin e lindjes. Veç përfaqësuesve të majtë, në festën e organizuar prej tij ishin edhe deputetët e opozitës së re, që morën mandatet pas largimit të opozitës në shkurt. Halit Valteri nga radhët e PD dhe Aurora Mara nga LSI uruar Cyrbjen së bashku me Bashkim Finon, Alket Hysenin, Edmond Lekën, Fatmir Xhafajn, Ulsi Manjen dhe Klotilda Ferhatin.
Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, PS ka filluar punën për një riorganizim të ri të sturkturave të saj. Paralelisht, me marrjen e drejtimit edhe të bashkive që deri dje drejtoheshin nga të djathtët, PS ka rishikuar edhe mënyrën e monitorimit të punës së bërë nga drejtuesit lokalë në të gjithë vendit. Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama bëri me dije në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS edhe ndarjen e vendit në tre rajone të mëdha, ku janë të përfshira të 12 qarqet e vendit, shkruan Javanews. Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Sikurse pritej, Shqipëria e…
Ish deputet dhe ish sekretari i Partisë Demokratike, Arbeni Ristani, sot pa asnjë rol në parti, ka sulmuar ashpër kreun e demokratëve Lulzim Basha se si do të arrijë ai të largojë Ramën nga qeveria. Ristani, përmes një statusi në Facebook, ka renditur të gjitha mënyrat që Partia Demokratike përdori për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe që nuk ja arriti dot, as me protestat disa mujore, as me dhunën e ushtruar dhe sigurisht aq më pak me djegien e mandatave dhe lënien e PD-së pa asnjë lloj pushteti për herë të parë pas gati 30 viteve demokraci. Ristani i është…
Këto foto intriguese kanë fokusuar skenat e krimit, në jetën reale, pjesë e arkivave të raporteve mjeko-ligjore, në Departamentin e Policisë në Los Angeles. Ky koleksion daton që prej viteve 1900 e deri në vitet 2000. Për më tepër ndiqni fotot …
Ish-velina e emisionit investigativ “Stop” dhe moderatorja Alesia Bami është vendosur së fundmi tejet në siklet nga pyetja e producentes dhe autores “Anabel Hostel”, Dalina Buzi. Kjo e fundit, e cila ishte e ftuar pasditen e djeshme “E diell”, e pyeti moderatoren e emisionit se kur do të heqë dorë nga babai dhe të pranojë të japë një puthje në serial apo film. Tejet e vënë në pozitë, Bami u shpreh se kurrë nuk do të hiqte dorë nga i ati dhe se pret një film me shtrirje ndërkombëtare që ta japë puthjen dhe të prezantohet si aktore. Me ç’kuptohet,…
Andi Bushati, në një shkrim të botuar në portalin e drejtuar nga ai, Lapsi.al, thotë se Edi Rama është duke mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Ai thotë gjithashtu, se Edi Rama ka ushtruar presion te Blendi Fevziu, që të shmangë sa më shumë opozitën në emisionin “Opinion”. Shkrimi i plotë i Bushatit Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online. Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon…
Lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe, ku dha disa mesazhepër situatën pokitike në vend. “Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore: 1. Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte…
Ish-ministri Saimir Tahiri ka shprehur ngushëllimet familjes së 22 vjeçares që humbi jetën në aksidentit e rëndë dje në Tiranë. Në një mesazh të lënë në Facebook për kryetaren e FRESH në Njësinë 6, Rajselda Hamza, ai ka kujtuar kohën kur kanë punuar bashkë. “Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë! Shpikim aq armiq në të gjalle, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë. Të ndrittë shpirti Rajs! Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve…