Ish-anëtarët e bandave më famëkeqe në El Salvador thonë se janë të gatshëm të heqin me lazer tatuazhet nga trupat e tyre, në mënyrë që të ketë një fillim të ri për ta. Shumë prej tyre, ish-anëtarë të bandave të Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18, janë të mbuluar nga tatuazhet, madje edhe në fytyrë. Ata shprehen se do ta duronin dhimbjen vetëm të largonin etiketimet. Ata i quajnë si gabime të rinisë së tyre dhe tashmë që shumë e kanë shlyer dënimin sërish në rrugë njihen si pjesëtarë të bandave, duke qenë se tatuazhet i identifikojnë me ato. Procesi…
Author: tirana
Një incident i rëndë është regjistruar në Athinë pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në lagjen “anarkiste” të kryeqytetit e njohur si “Exarchia”, ku persona të maskuar hynë në një qendër votimi dhe pasi kërcënuan të pranishmit rrëmbyen prej aty kutitë e votimit bashkë me votat. Bëhet me dije se fletët e votimit të një prej kutive janë djegur. Pas kësaj një grup të rinjsh përleshën me forcat e policisë dhe hodhën drejt tyre bomba molotov. Për momentin nuk raportohen persona të lënduar dhe policia ka…
Në rrjetin rrugor shqiptar janë të paktën 9 pika të zeza të identifikuara si nyjet ku është regjistruar numri më i lartë i aksidenteve me vdekje. “Një pjesë e rrugëve janë rregulluar por prapë kemi pika të zeza në të cilat duhen urgjent ndërhyrja e organeve kompetente. Pikat e zeza janë të disata në vendin tonë në të gjithë territorin e vendit. Do veçoj autostradën Tiranë- Durrës, dhe pikërisht duke filluar segmenti rrugor nga Vora në drejtim të Durrësit, që është në tërësi një pikë e zezë, rrethrrotullimin e TEG-ut, rrugën nga Kamza deri në Fushë Krujë dhe nga Miloti…
Përveç që merrni ngjyrë, laheni, relaksoheni dhe luani në plazhe, aty ju mund të bëni edhe aktivitete tjera, sic është ecja këmbëzbathur në rërë, gurë apo në ujë. Kjo jo vetëm që është relaksuese por është edhe shumë shëruese. Teksa ecja u mundëson këmbëve të lëvizin në mënyrë natyrale, ajo stimulon edhe qarkullimin e gjakut. Është mirë që këtë lloj ecje ta praktikoni kur temperaturat nuk janë shumë të larta. Këshillojmë mëngjesin herët apo edhe perëndimin e diellit. Ecja këmbëzbathur shërben edhe për të djegur kalori, ndihmon në uljen e tensionit të lartë, furnizon trupin me vitaminën D. Ecja këmbëzbathure…
Demi Rose di si të jetë në qendër të vëmendjes në çdo cep të botës. Pas Ibizës, destinacioni i radhës për ish-të dashurën e reperit Tyga është Los Anxhelosi. Demi 24 vjeçare ka publikuar foto tepër “shpërthyese” bardhë e zi nga Kalifornia. E veshur me bikini dhe një “gjysmë bluzë”, Demi është siguruar të duket më seksi se kurrë më parë për 9.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Në filma ka efekte mahnitëse dixhitale që sjellin çudi në skenë. Kështu që Hollywood përdor efekte fizike për të arritur efektet e kërkuara dhe kjo në fakt bëhej më shumë në të kaluarën. Nga riprodhimet e qyteteve të mëdha deri te përdorimi i modeleve, maska dhe madje edhe robotët përdoreshin për të sjellë magjinë kinematografike në ekranin e madh. Një punë e bërë me përkushtim, pasion dhe mbi të gjitha kohë, nganjëherë edhe muaj dhe vite përgatitje. Nëse jeni kurioz për truket që përdoren në film, mos humbisni fotot interesante të marra në grupin e filmave të famshëm që ne…
Veç drejtimit të 60 bashkive të vendit, Partia Socialiste ka arritur të fitojë 70% të mandateve të këshillave bashkiakë. ACB News ka siguruar të dhënat zyrtare të KQZ për parlamentet lokalë, ku forcë e dytë rezulton partia e Tom Doshit, ndërsa alternativa opozitare, Bindja Demokratike, ka siguruar vetëm 1.5 % të vendeve në këshilla. 60 kryebashkiakët e zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste, nuk do të kenë probleme në menaxhimin e pushtetit të tyre lokal, kjo pasi selia rozë ka arritur të sigurojë shumicë dërrmuese të këshillave bashkiakë në cdo bashki të vendit. Sipas të dhënave zyrtare që ABC News…
Hajdutët bëjnë kërdinë sidomos në kohën e pushimeve. Ndaj, Policia publikon një paketë me këshilla për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas saj, kur të dilni nga shtëpia apo nga puna, sigurohuni që të gjitha dyert e dritaret të jenë të mbyllura. Nëse do të largoheni për një kohë të gjatë, kërkojini një fqinji që herë pas here të shikojë shtëpinë tuaj dhe nëse vëren ndonjë veprim të dyshimtë të telefonojë policinë. Por këto kohë janë vjedhur edhe shumë makina, ndaj Policia sugjeron që “kur e lini makinën diku, sigurohuni të keni mbyllur dyert dhe nuk keni lënë asnjë gjë me…
Nga Mero BazeLajmi se dikush ka sulmuar me gurë veturën e Fatos Lubonjës, ndërkohë që ka qenë e parkuar është i rëndë. I rëndë, jo aq për vlerën e makinën, apo gjestin frikësues ndaj Lubonjës, pasi ky i fundit, ka provuar dhe sfida më të mëdha, por për faktin se thirrjet për dhunë të opozitës, po ngjisin.Në një klimë të tensionuar politike, ku Lubonja është idhtar i përmbysjes me dhunë të pushtetit, ose më mirë të themi i zbimit me dhunë të Edi Ramës nga pushteti, duket se të vetmit që ka mundur t’i mbushë mendjen për dhunë, është një…
Kompania britanike Lister Cars vitin e kaluar ka zbuluar modelin LTF-666 (Jaguar F-Type Coupe i modifikuar), ndërsa tani prezanton versionin kabrio të këtij modeli i cili quhet LFT-C. Edhe Lister LFT-C ka motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 666 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për pak mbi 3 sekonda dhe atë maksimale deri në 330 km/h. LFT-C për dallim nga F-Type standard karakterizohet me eksterier agresiv, rrotat e reja, sistemin më të fortë të frenimit, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, si…
Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni. Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmenitin që i jep ngjyrë flokëve. Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at tuaja, por nuk do të thotë që një 20 vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave. Pirja e duhanit është e lidhur ngushtësisht me flokët gri. Faktorët e jashtëm mjedisor si rrezet ultravjollcë…
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar pas deklaratës së policisë se agresori që sulmoi makinën e analistit Fatos Lubonja, kishte probleme mendore. Në një status në Facebook, Ndoka shkruan se në këtë pikë agresori që sulmoi makinën e Lubonjës dhe kryeministri Rama qenkan njëlloj.