Adele para pak ditesh u pa dorë për dore me një mashkull, dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për një të dashur të ri. Në fakt personi në fjalë nuk është një mashkull i ri në jetën e këngëtares dhe as i dashuri i saj. Ai quhet Paul Drayton dhe është bashkëshorti i mikut të saj të njohur Alan Carr. Drayton është thjesht mik i ngushtë i Adele dhe mes tyre nuk mund të ketë asgjë më tepër duke qenë se ai i ka shprehur hapur preferencat e tij ndaj meshkujve dhe aq më tepër që është i martuar…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar, e cila është planifikuar për t’u mbajtur nesër në orën 20:00 para godinës së kryeministrisë. Me një shënim në “Facebook”, ish-lideri historik i Partisë Demokratike thotë se po vjen cunami tmerrues dhe gjigand kundër kryeministrit Edi Rama. Ai nuk harron të ftojë edhe qytetarët që t’i bashkohet marshimit opozitar nesër në kryeqytet me thirrjet “Rama Ik”. “Cunami gjigand i papare dhe tmerrues i varrmihesit te pluralizmit Edvin Kristaq Hajdutit. Neser ne ora 20:00 te gjithe se bashku ne Tirane.Rama ik! Fitore! Sb”-shkruan Berisha.
Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës “Rio” Ledri Vula ka publikuar projektin e tij më të fundit. Pak minuta më parë ai ka hedhur në treg këngën me titullim “MEM” (Ma e mira). Kënga dhe klipi janë tipike verore dhe një pjesë e tekstit të fiksohet që me herën e parë të dëgjimit.Muzika është realizuar nga producenti Big Bang në studion “RedBox”, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Ledri. Duke marrë parasysh që kënga deri tani ka ecur mjafti mirë me klikime, me siguri ajo do të kthehet në një hit veror.
Opozita ka thirrur popullin që refuzoi të shkonte në votimet moniste të 24 qershorit në shesh! Por, të shohim! A do të shpalosi dot lidershipi opozitar një strategji dhe masa veprimi politik konkrete, të afërme, apo vetëm do t’i thotë popullit opozitar se ai i refuzoi votimet, se pushteti është i inkriminuar, se shqiptarët po ikin, se fajin e ka Edi Rama, se kutitë e votimit kanë më shumë fletë votimi sesa votues, etj., çka tashmë janë ezauruar! Puna është të dihet se çfarë propozon opozita si model aksioni politik për stinën e verës dhe pastaj për vjeshtën! Se bashkë…
Ai ishte vetëm 19 vjeç i quajtur Sergio Prodani, djalë i cili vdiq të shtunën në mëngjes në një aksident që ndodhi në rrugën provinciale 76 që lidh Acquaviva me Sannicandro në Itali. Aksidenti tragjik që i mori jetën të riut ndodhi rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit, teksa ndodhej në bordin e një automjeti tip Twingos. Mediat lokale italiane shkruajnë se i riu po shkonte në punë. Përplasja frontale me një Audi që ecte në drejtim të kundërt i mori jetën adoleshentit me origjinë shqiptare. Mjeti i tij u përmbys pas përplasjes. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë dërguar në…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe pjesëmarrjes së saj në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Në një dalje për mediat nga selia e PD, Shehja ka deklaruar se konferenca në Poloni rikonfirmoi edhe njëherë izolimin e plotë ekonomik për Shqipërinë. Sipas Shehajt, Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite. Reagimi i plotë i ish-deputetit demokrat: Ekonomikisht, Sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të…
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Shëngjin-Lezhë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë vetëm pak muaj që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë ngurruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Dje ishte një ditë e shënuar dhe Genci i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij, 15 vite më të re. Dje, Eni festoi 23-vjetorin e lindjes dhe partneri i saj i ka shprehur gjithë dashurinë me pak fjalë, por që kanë shumë domethënie, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, Prelvukaj publikoi në “Instastory” një foto të Enit dhe përkrah saj…
Policia indiane i ka shpëtuar jetën një vajze 3-vjeçare nga vdekja e menjëhershme, e cila ishte planifikuar nga të afërmit që të sakrifikohej. Ishin pikërisht prindërit e saj që dhanë ‘dritën jeshile’ për vrasjen e vogëlushes, raportojnë mediat lokale. Incidenti i frikshëm u zhvillua në fshatin Ganakpara të lagjes Udalguri të shtunën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pasi u alarmuan nga fshatarët që panë tym duke dalë nga shtëpia e një mësuesi të shkencave, i identifikuar si Jadab Saharia. Ata u alarmuan edhe më shumë kur panë mësuesin së bashku me anëtarët e familjes së vajzës, një burrë dhe…
Aktori turk Serdar Ozer është bërë i njohur për publikun shqiptar pas rolit të tij në serialin “Një pjesë e imja”. Ai luante rolin e personazhit negativ edhe pse në jetën reale ai konsiderohet si një person i qetë dhe jo agresiv. Së fundmi aktori ka publikuar në Instastory disa përgjigje për fansat e tij dhe ajo që na ka habitur të gjithëve është pikërisht pyetja mbi Kosovën. Një fans e pyet nëse Serdar e ka vizituar Kosovën dhe aktori zbulon se nëna e tij është nga ky shtet.“Jo nuk e kam vizituar, por nëna ime është nga Kosova”, shkruan…
Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina. Ministri në Detyrë deklaron se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm. Cakaj thotë se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet. Ministri në Detyrë Cakaj thekson se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë. “Qëndrojmë së bashku,” përfundon Cakaj . Një Ditën më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi…
Përfundimi i zgjedhjeve duket se ka relaksuar socialistët të cilët kanë filluar pushimet. Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka qenë këtë fundjavë në Dhërmi ku ka kaluar disa momente relaksi para seancës plenare që do të nisë procedurat e shkarkimit të Presidentit Meta. Sikurse shihni edhe nga kjo foto e dërguar në redaksinë e tirananews.al, ministri Çuçi shihet në orët e vona të natës i vetëm pranë bregut të detit.