Ai ishte vetëm 19 vjeç i quajtur Sergio Prodani, djalë i cili vdiq të shtunën në mëngjes në një aksident që ndodhi në rrugën provinciale 76 që lidh Acquaviva me Sannicandro në Itali.
Aksidenti tragjik që i mori jetën të riut ndodhi rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit, teksa ndodhej në bordin e një automjeti tip Twingos. Mediat lokale italiane shkruajnë se i riu po shkonte në punë.
Përplasja frontale me një Audi që ecte në drejtim të kundërt i mori jetën adoleshentit me origjinë shqiptare. Mjeti i tij u përmbys pas përplasjes. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë dërguar në mediat sociale.
Për të shprehur dhimbjen e komunitetit, me një mesazh në Facebook, kryebashkiaku, Tutto Acquaviva, Davide Carlucci, shkruan: “Bashkësia gjendet rreth miqve dhe familjes së Sergio Prodanit”.
