Author: tirana

E pëson Klaudia Pepa, shëndoshet dhe publikon foton e barkut të saj Ajo është një prej balerinave më të njohura shqiptare, që prej një kohe të gjatë po ushtron profesionin e saj në Itali. Klaudia Pepa është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan shpesh momente nga ditët e saj. Këtë herë ajo na ka surprizuar edhe njëkohësisht mund të ketë ngushëlluar shumë persona. Klaudia shfaqet nga palestra dhe në foto shkruan se ka shtuar një kile duke treguar një palë të ‘vockël’ barku. Kohët e fundit ajo është parë shumë e fiksuar pas konsumimit të patatinave me limon dhe…

Read More

E ftuar në emisionin “Thumb”, aktorja dhe modelja Emi Canaj ka folur për foton me të brendshme të shkrepur në një hotel në Tiranë, duke treguar të vërtetë që fshihet pas saj. Kilda: Para disa kohësh ka dalë në media një foto një gocë bionde në një hotel në Tiranë që pretendohej të ishte ti? Emi: Jo nuk kam qenë unë fare, fare, fare… Kilda: Nuk ke qenë ti ëh? Emi: Unë kam qenë dhe po ta pohoj kështu live dhe kam qenë në katin e 14 të hotelit dhe nuk e di kush me ka kapur, por gjithsesi mirë bëri. Unë kam qenë…

Read More

Ish-kryetari i grupit parlamentar në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili tregoi se në zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike. Sipas Vasilit, raporti konfirmoi se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat. “Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet. Raporti konfirmoi që u zhvillua një proces i paligjshëm. Raporti konfirmon që mos-zbatimi i Dekretit, i paligjshëm.…

Read More

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë sot para mediave pas publikimit të raportit paraprak për 30 qershorin nga OSBE/ODIHR. Ai tha se ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se mungesa e zgjedhjes i ka bërë nul zgjedhjet. Sipas Bylykbashit kjo është deklarata më e ashpër në 28 vjet e OSBE/ODIHR. “OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë. Kjo është deklarata më e fortë dhe…

Read More

Fatmir Mediu dhe Mesila Doda iu përgjigjën interesit të medias, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, aleatët e tij, por nuk dhanë detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim me liderin e selisë blu. Kryetari i Partisë Republikane tha se raporti paraprak i OSBE/ODIHR tregoi se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet e saj nuk është plotësuar. Të pyetur se nëse opozita do të vijojë protestat, Mediu dhe Doda treguan se edhe protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.…

Read More

Procesi i numërimit të votave në kryeqytet duket se është drejt përfundimit. Erion Veliaj kryebashkiaku që rikandidon për një tjetër mandat deri në këto momente është dukshëm në avantazh me 126,613 ndërkohë që Arben Skënderi nga Bindja Demokratike ka arritur të mbledhë 8,163 vota. Deri më tani janë numëruar 774 nga 919 kuti votimi në të gjithë kryeqytetin.

Read More

Një nga figurat më të rëndësishme në tre dekada në Partinë Socialiste, Arta Dade, e ka kundërshtuar me forcë procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjatë shkëmbimit të opinioneve në Këshillin e Ambasadorëve, Arta Dade pohoi se kryeministri Edi Rama dhe mbështetësit e tij kanë instaluar sjellje që nuk kanë qenë fare identitet i selisë rozë. Ajo mes tjerash thekson se ndihet mirë personalisht pasi i ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të largohet. Më tej Arta Dade shton faktin se nepotizmi është bërë pjesë e sistemit, ndërsa shton se gara në parti është eliminuar. “Ndjehem mirë personalisht që i…

Read More

Policia e Shtetit deklaron së është kapur në Itali autori i vrasjes së babë e bir, Nezir e Gentian Beqiraj në vitin 2012. Një ngjarje e bujshme, pasi kujtojmë se Beqiraj ruhej me policë dhe ndodhej në arrest shtëpie. Policia e Shtetit informon se gjatë paradites së sotme, si rezultat i bashkëpunimit të Task-Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Elbasan, Interpol Tiranës me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Rimini të Italisë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar Etien Cani, 28 vjeç, banues në Elbasan. Ky…

Read More

Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Krujës. Nga 18 636 vota në total, kandidati i ASE Artur Bushi ka marrë 17 888 vota. Ndërkaq, 748 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Artur Bushi i Aleancës për Shqipërinë Europiane ishte i vetmi kandidat në Bashkinë e Krujës.

Read More

Ndërkohë që të gjithë presim emisionin e ri të “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli ka dhënë një lajm të trishtë! Shefi i njohur i kuzhinës ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu është vetëm kalimtar! “A të ka shkuar ndonjëherë në mendje të rikthehesh përsëri jashtë shtetit për të punuar?”, e pyet dikush. “Unë jam kalimtar në Shqipëri, do të largohem përsëri”, i përgjigjet Renato. Kjo nuk do të thotë se ai do të lërë programin e famshëm të garës në kuzhinë, përkundrazi! Në sezonin e ri, Renato do të na habisë më shumë se kurrë, pasi siç…

Read More

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në një pjesë të mirë të Bashkive. Nga rezultatet e deritanishme rezulton se fitues kanë dalë kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste. Bindja Demokratike deri më tani nuk ka mundur që të fitojë asnjë Bashki. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vazhdon, si për kandidatët e Bashkisë, ashtu edhe për këshilltarët. Më poshtë do të gjeni ecurinë e procesit të numërimit të votave në të gjitha bashkitë e vendit, sipas KQZ deri në orën 16:30.

Read More