Author: tirana

Kandidati socialist për bashkinë e Kavajës ishte Redjan Krali, i cili u zgjodh edhe kryetar i kësaj bashkie me 7,426 vota. Por, kush është Redjan Krali? Sipas informacioneve Redjan Krali ka një lidhje të ngushtë me ish-kryeministrin Fatos Nano, pasi babai i tij dhe Nano janë kushërinj të parë. Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos.

Read More

Fërkimi i pjesëve të brendshme të kofshëve është realitet jo komod për shumicën e vajzave, por kjo nuk nënkupton se kjo gjë nuk mund të ndalohet. Kur jemi duke ecur, fërkimi i kofshëve dhe temperaturat e larta të ditës shpeshherë rezultojnë në të pashmangshmen: acarim dhe skuqje të lëkurës. Por, çfarë mund të bëni për ta parandaluar këtë? Sipas ekspertëve, zgjidhja është e thjeshtë dhe përfshin një produkt i cili veçse mund të jetë në shtëpinë tuaj: deodoranti “roll-on”. Aplikimi i këtij deodoranti në pjesën e epërme të kofshëve funksionon si lubrifikues, që nënkupton se kofshët thjesht rrëshqasin te njëra-tjetra.…

Read More

Vajza e Azem Hajdarit, deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetare e grupit Demokrat shprehet se duhet të ngrihet një e djathtë e re pas dështimit të PD-së. Ajo thotë se ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht që të marrësh drejtimin e duhur, ndërsa shton se teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund duke sulmuar Bashën. “Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot…

Read More

“Gëzimi ynë sapo nisi; do të festojmë deri në mëngjes. Lërnani të gëzojmë dhe ne një herë. Kemi 17 vjet që e presim këtë ditë”, shprehet mbështetesja e Ekrem Imamoglu Era Alday. Në 23 qershor, Stambolli shkoi në votime për të dytën herë. Fitorja historike e kandidatit opozitar, Ekrem Imamoglu në muajin mars, u hodh poshtë për teknikalitete: ndonëse i rrëzuan në atë rast pretendimet e partisë në pushtet AKP për manipulime, autoritetet zgjedhore urdhëruan rivotimin me argumentin se disa nga fletët e votimit ishin të palexueshme. Stambolli përfaqëson një të tretën e ekonomisë turke dhe një buxhet prej 8…

Read More

Duke filluar nga sot, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi do të paguajnë më pak gjatë përdorimit të telefonave të tyre celularë brenda rajonit. Kjo për shkak të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Roamingut, ku thirrjet telefonike do të bëhen deri në tetë herë më të lira. Marrëveshja e re e Roamingut rajonal është hapi i parë i reduktimit të mëtejshëm të tarifave që priten të ulen që nga 1 Janari 2020. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 4 Prill në Beograd dhe konsiderohet si…

Read More

Një këngë ritmike nga Skerdi dhe Mimoza. Dy artistët e njohur shqiptarë, Skerdi dhe Mimoza Shkodra kanë publikuar projektin e ri muzikor, “T’lutem” titullohet kënga e re nga Skerdi dhe Mimoza e cila është shoqëruar edhe me videoklip. Tekstin dhe melodinë e ka punuar Skerdi, ndërsa videoklipi është realizuar nga Jaydee.

Read More

Një banesë është përshirë nga zjarri pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit. Mësohet se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk banon njeri, por përhapja e flakëve rrezikon banesat përreth saj. Tre makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Read More

Dorëheqja nga puna është gjithmonë e vështirë, pavarësisht nëse punoni në një vend të mirë apo të keq. Ekzistojnë shumë mënyra që ta bëni një situatë më pak të sikletshme dhe një djalë e ka vërtetuar këtë. Ai ka guxuar ti shkruajë pronarit të tij një letër ku i thoshte se do të përballej me humbje të madhe. Sigurisht që e gjitha ishte në sensin e shakasë dhe letra u bë virale në rrjete sociale. Sam Baines, 22 vjeç, nga Sheffield vendosi se si donte të jepte dorëheqjen në punën si operator dhe mesazhi i tij ndaj shefit u publikua…

Read More

Me siguri të paktën një herë ju është thënë se nëse nuk hani diçka për mëngjes, është mirë të hani të paktën një banane. Por duket se ky fryt nuk është një mëngjes adekuat. Nutricientët argumentojnë se edhe pse bananet janë si një mundësi e përkryer për një mëngjes të shpejtë, mirëpo jo si një mundësi shëndetësore. Nëse hani vetëm banane, ato nuk janë zgjidhja më e mirë, pasi ato përmbajnë më shumë se 25% sheqer dhe i përkasin produkteve të moderuara acidike. Mënyra më e mirë për të filluar ditën është një mëngjes i cili djeg yndyrën dhe që…

Read More

Macron i vendosur: Do bllokoj çdo zgjerim të Bashkimit Evropian Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin që në tetor të marrin më në fund dritën jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, sinjalet që vijnë nga Franca janë shumë pesimiste. Presidenti Emmanuel Macron është shprehur i vendosur për të bllokuar çdo zgjerim të BE-së derisa të realizohen reformat e thella brenda unionit. Pas samitit të zhvilluar sot në Bruksel, Macron tha: “Unë do të refuzoj çdo lloj zgjerimi përpara se të arrihet një reformim i thellë funksionimit tonë institucional.”

Read More

Ajo është një nga deputetet më të komentuara shqiptare. Bëhet fjalë për deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është një prej emrave të lakuar për shkak të veshjes së saj dhe formave trupore të lakmueshme. E njëjta gjë ndodhi edhe së fundmi, kur publikoi një foto në Insatgram, ku duket elegante dhe tërheqëse, e veshur për njëfestë. “Bëhet fjalë për fustanin”, ka shkruar ajo pranë fotografisë me të cilën po ashtu mori vëmendje. Pamja e saj e jashtme ka qenë gjithmonë në fokusin e mediave, pasi Duda kujdeset mjaft shumë për stilin e veshjes dhe duket seksi.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para pas mesnate në qytetin e Elbasanit. U mësua se ndaj dy vëllezërve Baho u qëllua me armë zjarri. Për pasojë i vrarë ka mbetur 22-vjeçari Klevi Baho, i cili ishte dhe shënjestra e këtij atentati, ndërsa vëllai i tij Aldo Baho, 29 vjeç ka mbetur i plagosur me 3 plumba. Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i frikshëm. Shënjestra ka qenë duke ecur anë rrugës Elbasan- Peqin, kur një person i maskuar i është afruar dhe e ka pyetur nëse ai ishte Klevi Baho. Pasi ky i fundit e ka mohuar,…

Read More