Author: tirana

Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizon procesin e numërimit të votave që ende vazhdon në disa bashki, megjithëse në shumicën e tyre kishte vetëm një kandidat. Ai nxjerr një veprim të thjeshtë aritmetik në tabelë dhe një rezultat që nuk përputhet. “Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik”, shkruan Presidenti.

Read More

Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit përmes zëdhënëses së saj Maja Koçijançiç. Sipas KE zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë përgjithësisht të qetë. Maja Koçijançiç, zëdhënëse e BE-së: “Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese,…

Read More

Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave. “Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i…

Read More

Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushtoi një artikull me titull “Zgjedhje pa kandidatë të opozitës”. Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie, shkruan e përditëshmja gjermane. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të bindnin Partinë Demokratike dhe kreun e saj të mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton që nga shkurti Parlamentin dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e kryeministrit Rama, nënvizon ajo, ndersa e hedh vështrimin edhe tek gjendja e paralizuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. “Grindja për zgjedhjet lokale në Shqipëri, bojkoti parlamentar i opozitës, si edhe procedura kundër presidentit Meta për…

Read More

Ajo është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, një artiste me shumë talente. E kemi njohur fillimisht si balerinë, më pas si modele, prezantuese, piktore, shkrimtare madje edhe si këngëtare. Hueyda El Saied ka qenë gjithmonë prezente në media me projektet e saj të ndryshme, por vitet e fundit ajo është larguar duke u shkëputur disi, pasi jeton me familjen e saj në Luksenburg. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me djalin e saj Gabriel për të na rrëfyer marrëdhënien dhe jetën e tyre të re. “Gabrieli flet Shqip sepse unë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me aleatët doli në një deklaratë për mediat. Basha tha se do të marrë fund njëherë e përgjithshmen kërcënimi i qytetarëve me bukën e gojës. “Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari. Marrezia e 30 qershorit tregoi se ccfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij. Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një 18-vjeçar është masakruar për vdekje nga ish-i dashuri xheloz i partneres së tij, dhe familja. Jay Sewell, u godit nga një grup prej nëntë personash, përfshirë edhe të adoleshentin. Sipas mediave të huaja, ai e kishte kërcënuar disa herë atë, ndërsa e kishte folur planin për vrasjen e saj edhe me familjen e tij. Ata e goditën atë me thikë, shkopinj bejsbolli e sëpatë. Personat që sulmuan të riun janë arrestuar, ndërsa pritet vendimi i gjykatës për ta.

Read More

Producentja e njohur, Sabina Kodra, ishte pjesë e panelit të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku u diskutua mania për blerje të shtrenjta dhe reklamimi i tyre në rrjetet sociale. Producentja e njohur, Sabina Kodra, ishte pjesë e panelit të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku u diskutua mania për blerje të shtrenjta dhe reklamimi i tyre në rrjetet sociale. E gjithë biseda mori shkas nga një postim që Sabina kishte bërë pak ditë më parë ne rrjetet sociale, ku shprehej se kishte më shumë se shtatë vjet me një çantë që kushtonte vetëm 25 euro. Producentja e…

Read More

Votimet e së dielës për zgjedhjet lokale, krahas qytetarëve që shkuan për të shprehur vullnetin e tyre, patën edhe një numër të konsiderueshëm të votave të pavlefshme. Ato kanë ardhur si rezultat i zgjedhësve të pakënaqur nga palët, nga zgjedhje ku ka pasur vetëm një kandidat apo qoftë edhe për faktin e dhënies së mesazheve për sistemin politik. Duke shfrytëzuar faktin që një pjesë e fletëve të votimit janë bërë virale për shkak të qytetarëve që nuk e kanë patur të rëndësishme votimin, por të japin mesazhe në fletë që hedhin në kuti, një shkodran, ka zgjedhur 30 qershorin për…

Read More

Verën e kaluar, fotot e saj me bikini ishin më të duartrokiturat e njëherësh, objekt bulizmi në rrjetet sociale. Ronela Hajati pushtoi mediat pasi publikoi foto me rroba banjo me strija dhe me celulit, ku dukej gjithashtu mjaft e kolme. Por këtë vit, këngëtarja duket se ka mbajtur regjim të rreptë ushqimor dhe padyshim, fotot e saj janë shumë më të kuruara. Ronela publikoi sot në Instagram të parat foto me rroba banjo për këtë vit, me përshkrimin: “U lagëm për k’të verë” Duket se ka humbur goxha peshë dhe në formë të shkëlqyer. Diçka që me gjasë mund të…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Në vitin 2009, në listën e zgjedhësve ishin 3,084,946 shtetas shqiptarë. Atë vit koalicioni i i madh i PD-së mori 707,089 vota, ose vetëm 22.9% të votave të shqipëtarëve në lisat zgjedhore. Koalicioni i i vogël i LSI-së mori 83,763 vota, ose 2.7% të votave të shqipëtarëve në lisat zgjedhore. Pas zgjedhjeve, këto dy koalicione formuan një qeveri të përbashkët, me Berishën kryeministër dhe Metën zv.Kryeministër. Për këtë qeveri kishin votuar vetëm 25.6% e shqiptarëve në listat zgjedhore. Ndërsa pothuaj treçereku i shqiptarëve nuk e kishin votuar atë qeveri, e cila i qeverisi për katër vjet…

Read More