Author: tirana

Më 6 maj Meghan Markle solli në jetë djalin e saj të parë, Archie. Dukesha theu traditën dhe nuk doli menjëherë pas lindjes për të përshëndetur popullin, por mori dy ditë kohë të përgatitej për daljen e saj të parë. Ajo u shfaq në një konferencë për mediat me vogëlushin Archie dhe me bashkëshortin e saj, Princin Harry. Të gjithë sytë ishin te dukesha dhe te barku i saj që kishte mbetur ende shumë i dukshëm. Në fakt, trupi i një gruaje nuk mund të kthehet menjëherë në formë pas lindjes dhe kjo gjë dihet, e megjithatë barku i saj…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore. Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht. Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.

Read More

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka votuar vetëm pak minuta më parë në qendrën e votimit 1734/1 që gjendet në ambientet e Shkollës Teknike Ekonomike. I shoqëruar edhe nga mbesa e tij, ai ka ushtruar të drejtën e votëës, ndërsa pas votimit u shpreh se kjo ishte një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. “Kreva detyrën kushtetuese që çdo qytetar ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë. Sigurisht për t’u zgjedhur unë tani e kam kaluar atë moshën time, por për të zgjedhur kam të drejtë”, tha Moisiu. Ai theksoi se pavarësisht se opozita kryesore mungon në këto zgjedhje…

Read More

Pas shijoi suksesin e këngës “Hajde”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, Enca tanimë ka nisur pushimet për t’u relaksuar disa ditë. Këngëtarja ka postuar sot një foto ku shfaqet me rroba banjo dhe duket në super formë teksa pozon pranë pishinës. “Jeta është e bukur”, është përshkrimi që Enca i ka vendosur fotos.

Read More

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve vendore në Shqipëri ku nënvizon se mes zgjedhësve të regjistruar janë edhe këngëtari italian Albano Karrizi dhe prezantuesi i njohur, Ezio Greggio, sipas një hulumtimi të realizuar nga gazeta italiane. Më pas “Corriere Della Sera” njofton publikun italian se ky vend ballkanik do të zgjedhë 61 kryetarë bashkish dhe këshillat bashkiak në zgjedhje të bojkotuara nga opozita, të pranuara nga qeveria e majtë e kryeministrit Rama, por jo nga Presidenti Ilir Meta, i cili i ka anuluar ato dhe i ka shtyrë për më datë 13 tetor.

Read More

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në krah të bashkëshortes Ajola Xoxa kanë votuar në qendrën e votimit në Parkun Olimpik, në lagjen nr 13. Ajola ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale ku ka shkruar krah fotos me Veliajn: Ne votuam. Çifti u pa në qendrën e votimit të kombinuar së bashku me veshjen bardh e zi.

Read More

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. “Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit. Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal”, tha Voltana Ademi.

Read More

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe një nga figurat kryesore të socialistëve, Pandeli Majko votoi para pak çastesh në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish. “Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko. I pyetur lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”. Ai theksoi se pas votimeve palët…

Read More

Në datë 30.06.2019, rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore. Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi . Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat…

Read More

Është traditë tashmë prej një kohe relativisht të gjatë që 4 vitet e gjimnazit të kurorëzohen në mbrëmjen e maturës, por vitet e fundit është bërë trend dhe zgjedhja e maturantes së vitit ose çiftit maturant të vitit! Në Tiranë dhe Shqipëri për vitin 2019 padyshim që maturantja e vitit është Xhoi Fusha, një vajzë tepër e bukur e cila shndërrin në fustanin e saj mbushur me Kristale! Por nuk mbaron e gjitha këtu, Xhoi siç shihet edhe në foto ka një ngjashmëri të frikshme me modelen me famë botërore Bella Hadid për të mos thënë identike.

Read More

Policia e Fierit ka shoqëruar ditën e sotme dy anëtare të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Sipas bluve personat e shoqëruar kanë bërë presion ndaj votuesve që të mos i lejojnë të votojnë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në Topjë. Nërkaq, të shoqëruarit janë Fredi Davidhi dhe Klevis Berzhita.

Read More