Author: tirana

Në Korçë, mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve këtë të diel. Të veshur me shall të kuq, që të kujtojnë pionerët në periudhën e diktaturës, si edhe me këngë për Enverin, dhjetëra qytetarët në Korçë kanë dalë në shesh duke kërcyer e mbajtur në dorë pankarata ku shkruhet #edhe unë, një nismë e nisur për bërë thirrje për të mos votuar sot.

Read More

Nënkryetari i PD, Edi Paloka është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kryer një operacion kriminal të blerjes së votave. Paloka publikoi një video ku sipas tij një grup personash nga Partia Socialiste kryejnë aktin e blerjes së votës. “Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve. Edhe kur është i vetëm në votime atij i duhet të blejë votues, të vjedhë e të manipulojë votues. Këtë herë i duhet pjesëmarrja ndaj ka vendosur sërish në funksionim skemën e blerjes së votuesve. Video tregon rastin e dhënieve të parave për blerjen e votës nga një grup i…

Read More

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është paraqitur në qendrën e votimit për të votuar. Për mediat, Lleshaj u shpreh se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta. “Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Pas një periudhe të ndërlikuar përgatitje, sot mund të themi se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta’, tha ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot të votojë në qendrën e tij të votimit në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, kryeministri ka befasuar sërish me veshjen e tij. Rama është veshur me xhaketë ngjyrë blu, këmishë dhe me një palë pantallona të shkurtra, materiali në dukje, lino, të ngjashme me brekushet. Me roba të lehta dhe sportive ishte veshur edhe zonja Rama, e cila këtë herë kishte vënë edhe një kapele sportive në kokë. Gjatë fjalës së tij për mediat ai tha se, me popullin nuk luhet, kush tenton ka fund me dështim dhe turp

Read More

Procesi i votimit ka vijuar në të gjithë Shqipërinë. Kandidati për bashkinë e Fierit nga radhët e PS Armando Subashi ka hedhur votën e tij këtë mëngjes rreth orës 08:00. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Pas daljes nga qendra e votimit, Subashi deklaroi se qytetarët duhet të dalin të votojnë pasi procesi është i qetë dhe pa probleme. “Qytetarët të dalin të votojnë pasi siç shihet këtu fluksi është i madh, probleme nuk ka kështu që procesi është normal”, tha Subashi. Votimi po vijon normalisht edhe në Burrel. Kandidati i koalicionit të majtë Agron Malaj…

Read More

Nga Kozara Kati Drejtoreshë e qëndrës shqiptare për të drejtat e njeriut, Aktiviste e shoqërisë civile dhe e persekutuar politike në regjimin komunist U bë jo pak kohë qe posht e lart nuk ka muhabet tjetër vecse dek, mi, cdekretimi, përsëri dekretimi I një date zgjedhore që në realitet, nuk është pronë private e askujt. Pjesëmarrja në votime është një nga të drejtat themelore të njeriut, e sanksionuar si në Kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Asnjëher nuk më ka shkuar nëpërmend të influencoj tek miqt apo kolegët, në fund të fundit cdokush…

Read More

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili kandidon për një mandat të dytë, ka hedhur votën në zonën e Parkut Olimpik, në lagjen 13 në kryeqytet. Pas daljes nga qendra e votimit Veliaj i bëri thirrje qytetarëve të lënë mënjëanë ndasitë politike dhe të votojnë pasi vota bën diferencën. Veliaj tha se me kandidatin e BD, Arben Skënderi i bashkon dëshira dhe vendimi për të rritur fëmijët në Shqipëri. “Në një ditë fantastike të bukur me diel për Tiranën tonë. Jam i lumtur teksa vendosim për Tiranën tonë. Këto zgjedhje janë për…

Read More

Disa persona janë grumbulluar pranë “Shkollës së Baletit” në Tiranë, por që raportohet se janë shpërndarë sapo është afruar policia. Burime nga policia thonë se turma u shpërbë menjëherë sapo ndërhynë uniformat blu. Nuk ka asnjë të shoqëruar pasi kishte veç thirrje dhe jo akte dhune.

Read More

Prej 35 minutash ka nisur votimi për zgjedhjet vendore që po mbahen sot në vend për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muaj në vend diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo. Por pavarsishte mospjesmarrjes së opozitës dhe mendjes së “pandarë” të Presidentit Meta, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA zgjedhjet po zhvillohen sot sipas Kushtetutës. Një surprizë të veçantë ka bërë edhe applikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët,…

Read More