Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është paraqitur në qendrën e votimit për të votuar.
Për mediat, Lleshaj u shpreh se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta.
“Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Pas një periudhe të ndërlikuar përgatitje, sot mund të themi se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta’, tha ai.
