Author: tirana

Kryetarja e forumit të gruas të LSI në Kavajë, ka braktisur këtë forcë politike duke theksuar se nga sot do të mbështesë Partinë Socialiste.Ajo i ka ftuar të gjithë anëtarët që të votojnë. “Photo of the day Kjo është Zana, kryetarja e forumit të gruas LSI, që tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste dhe të dielën në #30qershor voton PS dhe Redjan Kralin për Bashkinë e re të Kavajës.

Read More

Dy ditë nga procesi i 30 qershorit, ku maxhoranca është e vendosur për të kryer zgjedhje vendore, pavarësisht datës së re të dekretuar nga Presidenti Meta, ambasadorja gjermane në Tiranë, apelon palët të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. “Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it. “ shkruan Schütz në deklaratën e saj Deklarata e Plotë: Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës…

Read More

Më 26 prill 1986 një seri shpërthimesh shkatërruan reaktorin n. 4 të centralit bërthamor të Çernobilit. Punonjësit e emergjencës, mijëra zjarrfikës ushtarakë dhe vullnetarë u përpoqën, u përballën me një zjarr që zgjati 10 ditë dhe përhapi një re radioaktive në të gjithë botën. Ka pasur shumë njerëz që rrezikuan jetën e tyre për të frenuar katastrofën, duke përfshirë edhe fotografët që arritën në vend për të dokumentuar incidentin. Helikopterët u përdorën për të derdhur rërë, e cila ishte për të ndaluar zjarrin dhe emetimet e mëtejshme të materialit radioaktiv dhe bor, i cili ishte për të parandaluar reagimet e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi Eama shkarkoi kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Zef Hila. Me anë të një deklarate për median Basha theksoi se organizatorët e skenarit për djegien e KZAZ-së janë Edi Rama dhe Tom Doshi. “Sandër Lleshaj është një njeri i pa votuar dhe i pazgjedhur i cili ka nxitur shkarkimin e Zef Hilës. Dua të theksoi se Zef Hila nuk ka qene as fizikisht dhe në asnjë mënyre tjetër i përfshirë në djegien e KZAZ-së në Vaun e Dejës. Ajo që ndodhi ne Vaun e dejës është një skenar i organizuar nga Edi…

Read More

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë reagon lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila, me propozim të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe me firmë të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me incidentet e mbrëmjes së të enjtes në KZAZ-në e Bushatit ku u lënduan tre policë dhe u dogjën materialet zgjedhore. Deklarata mban firmën e Voltana Ademit njëherësh kryebashkiake e Shkodrës, dhe thotë se janë njohur përmes mediave për aktin e rëndë antikueshtetues, në shkelje dhe tejkalim të kompetencave të kryeministrit të vendit për shkarkimin e kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau- Dejës, Zef Hila. “Pa më…

Read More

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka një skenar të përplasjes civile për të dielën, për të cilën kërkon tia faturojë PD-së. “Edi Rama po përpiqet të na përçajë e të na vendosë kundër njëri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon tia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës. Me këtë skenar të dalë nga sirtaret e sigurimit të shtetit Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e bashkisë Vau Dejës të cilin nuk e thyen dot as me votë dhe as me…

Read More

Shqipëria numëron rreth 5000 përdorues të drogave , të cilët kanë krijuar varësi. Vetëm vitin që kaloi në shërbimin e toksikologjisë janë paraqitur 900 pacientë që kanë kërkuar ndihmë dhe shifra duhet të jetë edhe më e madhe se kaq. Ajo çfarë vërehet me shqetësim është numri në rritje i vajzave që përdorin drogë, pasi në një vit janë paraqitur 90 vajza për ndihmë. “Femrat janë gjithmonë të nënprezantuara. Kjo shifër duhet të jetë disa herë më e madhe për fat të keq, për shkak të stigmës, ndryshe për meshkujt që e pranojnë dhe vijnë. Shkaqet më të shumta janë…

Read More

Njëra prej gjëra më dekurajuese është kur dieta juaj nuk funksionon. Sa të frustruar ndjeheni kur merrni mundimin të hani shëndetshëm dhe ju nuk shihni asnjë rezultat, raporton “SkinnyMs”. Ekzistojnë disa shenja të cilat ju tregojnë se dieta juaj nuk është duke funksionuar. Jeni gjithmonë të uritur Nëse jeni në diet nuk do të thotë që të vdesni urie, kështu që nëse e ndjeni vetën të uritur më shumë se zakonisht, diçka nuk është në rregull. Kjo do të thotë që ju nuk jeni duke ushqyer veten me “macronutrients” që trupi juaj ka nevojë. Jeni në disponim të keq ose…

Read More

Gazetat serbe shkruajnë se ‘një skandal’ ka ndodhur në Kosovë nga ‘rebelja’ nga Serbia, Irina Jovanka. Ata përshkruajnë se si prezantuesja zyrtare e Serbisë në këtë garë bukurie që po zhvillohet në Kosovë, ka shokuar publikun dhe mediat shqiptare kur, duke ecur në pistë, ka bërë me duar simbolin  shqiptar të shqiponjës dhe ka qeshur, shkruan Gazeta Express. Ata vazhdojnë duke e quajtur këtë një ‘lëvizje skandaloze’ që është bërë edhe më e rëndë kur mediat shqiptare e pyetën modelen pse e bëri shqiponjën dhe ajo e përsëri gjestin ‘pa keqardhje, duke thënë: “Është një formë respekti, është një gjë…

Read More

Si sot 1 vit më parë, balerini i njohur Kledi Kadiu ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë në një ceremoni që pushtoi mediat me pamjet e bukura dhe njëkohësisht të thjeshta. Dasma gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane u organizua mes miqsh dhe familjarësh të çiftit dhe u komentua shumë në kohën e realizimit. 1 vit më pas, Kledi e ka kujtuar këtë ditë dhe gjithë emocionet që ka përjetuar me një video dhe një shkrim të shkurtër dedikuar Charlotte. “Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të…

Read More

Rozana Radi ka postuar një foto dedikuar babait të saj, i cili është ndarë nga jeta prej vitesh. “Jam mërzitur për babain, i cili më thoshte të kisha kujdes për veten. Ah sikur të kisha mundësi ta lajmëroja se e humba veten ditën kur ai u largua”,-shkruan moderatorja me dhimbje. Kjo nuk është hera e parë që Rozana Radi shkruan për të atin dhe nderon kujtimin e tij në mënyra të ndryshme. Shpesh herë, edhe në intervista të ndryshme, moderatorja ka folur për raportin që ka pasur me të duke e konsideruar si shumë të ngushtë dhe ndarja e tij…

Read More

Një ditë impenjuese në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak i lodhjes tuaj. Por ushqimi është motori ynë i energjisë, prandaj nëse ne zgjedhim produktet e duhura mund të bëjmë një hap të sigurt drejt përmirësimit të gjendjes së shëndetit tonë, Kjo është lista e produkteve të cilat janë të pasura me vitaminat e nevojshme, duke na bërë që të ndihemi me energji edhe pas një ditë të lodhshme. Avokado Përveç acidit pantotenik, avokadot janë të pasura me yndyra dhe fibra të shëndetshme. Përbërja e tyre ndihmon në rritjen e absorbimit të lëndëve ushqyese në ushqimet që ju hani…

Read More