Author: tirana

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka dhënë pak minuta më parë një deklaratë për mediat. Hajdari i bën thirrje politikës të mos pengesë e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ajo shprehet se është shumë i qartë vendimi i ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri. Sipas Hajdarit, kushtetuta është e shenjtë dhe nuk preket. ‘Është e qartë tashmë se cili është vendimi i ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri. Ata ndjekin hap pas hapi situatën këtu. E vërteta është se duhet t’i shërbejmë vendit për tu bërë pjesë e BE. Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk dhunohëet. Polikita nuk duhet të bëhet penges, ndaj…

Read More

Mbrëmjen e kaluar Luana Vjollca zbuloi se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, i cili me siguri do të kthehet në hitin e verës. Moderatorja nuk zbulonte asnjë detaj lidhur me këtë projekt, megjithatë një postim në Instagram nga Fifi tregon shumë. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Luanës dhe në shkrimin krahas saj lë të kuptohet se kënga do të jetë bashkëpunim mes tyre. “Çfarë po ndodh mes këtyre dyjave”, -shkruan Fifi. Në një nga puntatat e emisionit “Shiko kush luan’, këngëtaret treguan se mund të kishte një bashkëpunim mes tyre dhe me sa…

Read More

Dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, Ambasada amerikane vjen me një tjetër reagim në faqen zyrtare të Facebook. Në këtë deklaratë u bëhet thirrje të gjithë gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Më tej ata riktheksojnë edhe një herë se të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë dhe se mbështeten në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit. “Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së…

Read More

Me ardhjen e sezonit veror rikthehen dhe aktivitetet e shumta në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe sigurisht ndër më të parapëlqyerit janë patjetër koncertet me artistë të njohur. Një i tillë do të zhillohet shumë shpejt, konkretisht më 4 korrik dhe të ftuara do të jenë dy prej artisteve tona të preferuara. Bëhet fjalë për motrat Nora dhe Era Istrefi, të cilat vetëm pak çaste më parë e bënë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet postimeve në Insta Story. Dy motrat e famshme përveç hiteve që kanë prodhuar ndër vite, pritet të performojnë edhe këngën “Nuk e di”, bashkëpunimin…

Read More

Në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish lëkundjet e tërmetit. Janë regjistruar 2 lëkundje të forta. Pak muaj më parë Korça u trondit nga një sëri tërmetesh që u shoqëruan edhe me dëme të shumta materiale, por edhe persona të plagosur. Qytetarët u detyruan që të flinin në çadrat e ushtrisë, pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike.

Read More

Ambasada e Britanisë së Bashkuar në vendin tonë nëpërmjet një deklaratë thotë se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Ambasada sqaron se çdo formë e nxitjes të dhunës është e papranueshme. “Gjithkush që angazhohet të dielën, në 30 qershor duhet të luajë rolin e tyre në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Çdo formë e nxitjes të dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit“, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Read More

Prej kohësh ai nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, por me siguri të gjithë e mbani mend. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin i cili u shpërngul në Turqi ku publikoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor. Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun.

Read More

Rrjeti social instagram ka njoftuar përdoruesit se nga sot do të shtohen reklamat në këtë aplikacion. Sipas statistikave, 20% e njerëzve që përdorin Instagramin janë të interesuar për reklamat dhe kjo sipas kompanisë është një mundësi e mirë fitimi. Deri tani kishim parë që Instagram i shfaqte reklamat tek Story-t ose në faqen kryesore. Tashmë reklamat do të shfaqen dhe në faqen ku ju shtypni ikonën e kërkimit. Kur ju të shkoni në pjesën e Explorer në fillim do tju shfaqen imazhet ose videot sic ishte më parë. Pasi ju të klikoni për të parë një postim, menjëherë pas tij…

Read More

Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës Voltana Ademi duket se e ka ndjerë frikën e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ademi ka nxjerrë një urdhër të brendshëm, ku detyron të gjithë punonjësit e administratës së bashkisë së Shkodrës, të punojnë të shtunën dhe të dielën e votimeve nga ora 7 e mëngjesit deri në 19:00 të pasdites. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka vijuar reagimet në rrjetet sociale për kreun e PD, Lulzim Basha. Referuar urdhrit të Voltana Ademit që administrata e Bashkisë Shkodër duhet të paraqitet në punë gjatë fundjavës, kreu i qeverisë shtron disa pyetje. “Dhe meqë jemi tek dora jote e…

Read More

Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të PD-së Lulzim Basha të marrë përgjegjësinë për ngjarjet në KZAZ-në e Bushatit, ku u dogj një shkollë. Rama i drejtohet Bashës si ‘artist’ dhe shkruan se Zef Hila, kreu i Bashkisë Vau i Dejës ia la atij djegien e shkollës. “Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91-shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën🤮”, shkruan Rama

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Fill pas dekretit të N-të të Presidentit Meta mbi zgjedhjet (sipas të cilit votimi duhet të kryhet në 13 tetor), zhvillova një sondazh elektronik me 1050 banorë të rritur të Shqipërisë. Shkalla e përfaqësimit të kampionit është 1 me 2 mijë. (Për krahasim, Fox dhe CNN përdorin në SHBA kampionë me madhësi të ngjashme, por me shkallë përfaqësimi 1 me 240 mijë, sepse atje jetojnë rreth 250 milionë banorë të rritur, ndërsa në Shqipëri vetëm 2.1 milonë). Pyetja kryesore e sondazhit tim ishte: “Në qoftë se votimi zhvillohet i qetë, kur doni të votoni për përcaktimin e…

Read More

Të tjera detaje dalin nga axhenda politike dhe mediatike e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme. Shefi i qeverisë do të jetë sot në Vlorë për të mbyllur fushatën elektorale ndërsa në përfundim të aktivitetit ai pritet të jetë në ‘Real Story’-n e Sokol Ballës në Vizion Plus. Mbrëmjen e sotme kryeministri do të flasë për zgjedhjet, opozitën dhe Presidentin. Më pas, shefi i qeverisë do të respektojë heshtjen zgjedhore 24-orëshe duke dhënë sonte mesazhet e fundit para 30 qershorit.

Read More