Author: tirana

Një incident gjatë aktivitetit sportiv në plazh i ka kushtuar jetën një turisti në Turqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Serik (Belek) të Antalyas, ku 62-vjeçari Abususenenh Abedalaziz me bashkëshorten dhe mbesën po bënin ‘parasailing’. Pas ngritjes në ajër të parashutës së lidhur për skaf, burrit iu shkëputën pajisjet e sigurisë dhe ra në ujë nga një lartësi prej 50 metrash. Palestinezi u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk arriti tu shpëtojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Pas humbjes së ekuilibrit në ujë ranë edhe bashkëshortja dhe mbesa, por gjendja shëndetësore e tyre nuk paraqitet problematike. “Hurriyet” raporton…

Read More

Xhensila Myrtezaj ka vendosur të mos i fshehë më linjat e përsosura të trupit.Këngëtarja pozoi me bikini në një jaht dhe një vit pas lindjes së vajzës, duket më në formë se kurrë!Mamaja e Ajkës tregoi gjithashtu një tatuazh i ri, të cilin nuk e kishim vërejtur më parë. Duket të jetë grafiku i rrahjeve të zemrës.Kujtojmë se në prill, bashkëshorti i saj Bes Kallaku zbuloi se kishte realizuar një tatuazh për vajzën e tyre Ajka dhe një për Xhensilën, grafiku i zërit të saj kur i thotë “Të dua”.

Read More

Sot, çiftet shqiptare mund ta anashkalojnë martesën, më saktë dasmën, por fejesës nuk u shpëtojnë dot. Mjafton t’i keni vendosur unazat gjatë asaj që quhet ndërrimi i nishaneve, e më pas të përfundoni direkt në gjendje civile dhe me një beb në krahë. Sigurisht që ka edhe nga ata që nuk dalin nga shtëpia e tyre oa u bërë dhëndër ose nuse. Por a jeni kuriozë të dini se si bëheshin fejesat në Shqipëri para disa dekadash? Më saktë në Korcë. Ja cfare shkruan Konica.al: Në shoqërinë tradicionale shqiptare, si rregull, çdo fejesë paraprihej nga një fazë disa mujore “testimi”…

Read More

Ish kapiteni i kombëtares britanike ka një marrëdhënie shumë të veçantë me të bijën, ( dhe është e vetëkuptueshme, erdhi një vajzë pas tre djemve). Por pavarësisht kësaj, futbollisti legjendar është përballur me një lum kritikash për faktin që e puth shumë shpesh në buzë 7 vjecaren, Harper. 44 vjecari e bëri këtë edhe së fundi, kur e kishte marrë vajzën me vete gjatë një ndeshjeje së Kupës së Botës në futboll për femra, ku kombëtarja britanike luante kundër Norvegjisë. Paparacët duket e kanë mbajtur në objektiv yllin anglez, dhe kapën momentin kur ai përsëri e puthi të bijën në…

Read More

Tetë muaj më parë, Dr. Martin Henze do të zhvillonte një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me Partinë Demokratike. Në krye të tryezës qëndronte mysafiri nga Berlini dhe kryetari Lulzim Basha. Ai u prezantua para publikut si Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU. Bëhet fjalë për partinë kryesore gjermane, Unionin Kristian Demokrat të Angela Merkel. Zoti Henze do të bëhej i njohur sërish për publikun shqiptar vetëm tri ditë më parë. Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, ai u shpreh se Edi Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar. Ky postim,…

Read More

Ato janë me të vërtetë një nga torturat më të këqija të verës, veçanërisht për ata që shkojnë në plazh dhe për fëmijët që i shtojnë dhimbjet nga frika. Çfarë duhet të bëni kur një kandil deti na sulmon? Mos e fshini zonën e prekur me rërë, mos përdorni amoniak, qëndroni larg diellit. Por le të përpiqemi të kuptojmë dhe detajisht se si mund ta mbrojmë veten nga dëmtimet e këtyre kafshëve ujore, të ngjashme me polipet, të cilat në kontakt me lëkurën nuk shkaktojnë vetëm acarim, por edhe djegje shumë të fortë, pasuar nga kruajtjet. Për shkak të rritjes…

Read More

Moderatorja Aulona Musta ka një dilemë të madhe përsa i takon pjesëmarrjes me votë në zgjedhjet më datë 30 qershor. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto ku shihet me bikini që i nxjerrin në pah të pasmet dhe krahas saj ka shkruar: “Të votosh apo të mos votosh në 30 qershor, kjo është çështja!” Kolegia e saj Fatma Haxhialihu nuk ka ngurruar t’i lërë një koment. “Punë b*the me i llafe”-ka shkruar ajo, duke ironizuar nëpërmjet fotografisë së Aulonës situatën politike në vend.

Read More

Një kontratë e veçantë për Gianluigi Buffon. Portieri italian është një hap larg kthimit në Juventus, pas një sezoni në Paris Saint-Germain dhe në marrëveshjen e re me klubin e Juventusit ai shtoi dy klauzola të veçanta. Siç raportohet nga “Republika”, në kontratë që do të nënshkruhet nga Buffon do të duhet të luajë të paktën 8 ndeshje në kampionat, numër që do i garantojë tejkalimin e rekordin e pjesëmarrjes në Serie A, i cili mbahet nga Paolo Maldini. Përveç kësaj do të ketë 2 ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve. Nga kjo marrëveshje, Buffon do të përfitojë një pagë prej…

Read More

Për këtë picë të shijshme do t’ju nevojiten vetëm tre përbërës dhe erëzat e parapëlqyera! Përbërësit: – 400 g brumë të ftohur për pica; – 250 g djathë mozzarella, – 1 limon; – 3 lugë vaj ulliri, – kripë; – piper. Përgatitja: 1. Furrën nxeheni në220 gradë. 2. Brumin shtrijeni me okllai dhe qiteni në letër përpjekje. 3. Mozzarella të pritet në feta të holla. 4. Limonin lajeni, fshijeni dhe priteni në feta të holla dhe bashkë me mozzarella në mënyrë të barabartë shpërndajeni nëpër brumë. 5. Sipër mozzarellës dhe limonit qitni vajin e ullirit, kripën dhe piperin. 6. Piqeni…

Read More

Moderatorja e emisionit “Ditë e Re”, Dajana Shabani, tanimë nuk ngurron t’i shprehë publikisht dashurinë partnerit të saj të ri. Teksa ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihet duke triumfuar në ring pas një dyluftimi, Dajana i ka shtruar pyetjen: “I kujt je ti mor çun?” Duke treguar kësisoj edhe krenarinë që ndjen karshi tij, Dajana nuk ka ngelur pa një përgjigje. “Ti je e shtetit tim”-i ka shkruar Maloku. Dajana Shabani doli hapur me historinë e saj të dashurisë me Kamer Malokun, pasi u bë publik lajmi se ishte divorcuar nga bashkëshorti, me…

Read More

Në prag të zgjedhjeve të kontenstuara vendore në Shqipëri, për të cilat qeveria njeh si datë 30 qershorin, ndërsa opozita nuk e njeh dhe në kushtet kur presidenti Ilir Meta ka shpallur një datë tjetër, 13 tetorin, një diplomat i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se pritshmëria e Uashingtonit është që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor dhe më pas mosmarrëveshjet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer bën thirrje për shmangien e dhunës më 30 qershor, duke shtuar se udhëheqësit e partive do të mbahen përgjegjës për dhunën e përkrahësve të…

Read More

Miti që disa femra nuk mund të përjetojnë orgazmën ka lidhje me qëndrimin e tyre ndaj seksit. Ja përse disa femra nuk mund të arrijnë kulmin. Aftësia e mashkullit që të përjetojë orgazëm varet nga lidhja midis sistemit nervor parasimpatik, i cili kontrollon trupin në gjendjen kur është i relaksuar dhe sistemit nervor simpatetik, i cili kontrollon reagimet e trupit me rastin e ekspozimit ndaj rrezikut. Mirëpo, te femrat në përjetimin e orgazmës rol të rëndësishëm ka anatomia, po ashtu rëndësi ka edhe se si penisi penetron në vagjinë. Shpesh supozohet që përvoja seksuale qëndron në kontrollin tuaj, që varet…

Read More