Author: tirana

Gjiri i Bristanit në kohën e periudhës së komunizmit në Shqipëri ka qënë një plazh i ndaluar dhe rreptësisht i vëzhguar nga ushtria shqiptare. Kjo qoftë për faktin se ai ishte tepër afër bazës ushatarake të rëndësishme të Pashalimanit, por edhe sepse ai përbënte një vend strategjik dhe të fshehur për zbarkimin e agjentëve që zbarkonin në Shqipëri për të destabilizuar regjimin e asaj kohe. Ndaj edhe kur të vizitoni këtë gji, në krah të tij ndodhet ende sot ajo cka mbetur nga një postë e dikurshme ushtarake që ruhej vazhdimisht. Ajo cka mbetur sot në Bristan, është ajo cka…

Read More

Nisi si një sport argëtues, por gara me traktorë ka pësuar një zhvillim të madh në Rusi, duke u bërë kandidat serioz për të qënë një sport kombëtar. Organizatorët e ‘The Bison Track Shoë’ këmbëngulin se një traktor është mjeti më i përshtatshëm dhe i rehatshëm për rrugët ruse, të cilat mbeten problematike në vend. Kjo garë mbahet në qytetin rus të Roston që prej vitit 2002, duke qënë një traditë tashmë për këtë qytet. Gara e radhës do të mbahet më 2 qershor në Rostov-on-Don dhe ku pjesë të garës do të jenë më shumë se 30 shoferë. 

Read More

Sekretari i Çështjeve zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri njëherësh i deleguari i PS në qarkun e Vlorës ka publikuar sot një foto, teksa pozon me dy të rinj socialist, ku në fanellat e tyre shkruhet “çunat problematikë”. Shprehja e “çunave problematikë” doli gjatë përgjimeve të publikuara nga BILD, ku Damian Gjiknuri asokohe ministër i Energjetikes dhe Transporteve, fliste në telefon me Arben Keshin, të cilin në një nga bisedat theksonte se do i dërgonte një furgon me element të “rrezikshëm”, të cilët të qëndronin pranë shtabit elektoral në Dibër për çdo problematikë.

Read More

Partia Socialiste po mban sonte në Vlorë takimin e fundit elektoral duke mbyllur kështu fushatën 1-mujore. Mijëra qytetarë marrin pjesë në takim, ndërsa në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se mbështetja që i qytetarët i japin kandidatëve socialistë është mesazhi një i jepet një Shqipërie të tërë për ditën e diel. “Çdo shqiptar duhet ta dëgjojë sot mesazhin e kryeqytetit të historisë. Duhet të dëgjojë zërin e shpresës dhe ëndrrave që të fundosim njëherë e mirë Shqipërinë e frikës dhe kërcënimeve. Kurrë më parë në historinë politike të vendit nuk kishte ndodhur ajo që ka ndodhur këtë vit.…

Read More

Dua Lipa ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit e saj dhe përtej marrëdhënies së zakonshme, këngëtarja shqiptare ruan raporte gati miqësore me nënën dhe babain. Ata i janë gjendur gjithmonë pranë dhe duket se nga të dy Dua ka marrë tiparet më të bukura. Këtë gjë e kanë vërtetuar disa foto që ajo ka publikuar ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së nënës së saj. Dua ka hapur arkivin e fotove të familjes dhe ka publikuar në ‘Instagram’ disa nga kujtimet më të bukura që ka me nënën e saj nga fëmijëria. Në njërën prej tyre nëna…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald trump ka emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Yri Kim ka qenë anëtar i delegacionit të SH.B.A.-së në bisedimet me gjashtë parti me Korenë Veriore. “Trump emëron anëtar të karrierës së Shërbimit të Jashtëm Yuri Kim për të qenë ambasador në Shqipëri. Më parë shërbeu në role të ndryshme duke përfshirë Drejtorin e Zyrës së Çështjeve Evropiane Juglindore dhe, interesant, anëtar i delegacionit të SH.B.A.-së në bisedimet me gjashtë parti me Korenë Veriore”

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Vlorës për mitingun përmbyllës të 30 qershorit. Në takimin e fundit me mbështetësit e Partisë Socialiste, kryeministri është shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama. Ata janë filmuar teksa zbresin të dy nga makina. Edhe në Vlorë është vënë re një mobilizim i madh i Gardës, pasi siç shihet nga video, kryeministri Rama ka qenë i rrethuar nga disa truproja për të garantuar sigurinë.

Read More

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat. Si do të jetë e nesërmja për të lindurit e çdo shenje. Dashi Parashikohet një ditë mjaft interesante dhe pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mos i lini mundësitë që t’iu ikin nga duart, pasi mund të ndërmerrni një rrugëtim të ri. Kjo edhe në sajë të ndërhyrjes së ndonjë miqësie, ku do ju jepet dorë në sferën profesionale. Edhe në fushën e ndjenjave do të ketë rikuperim. Demi Pritet që të përballeni me probleme të natyrës ekonomike. Shpenzime të shumta, edhe të papritura, do të dëmtojnë portofolin…

Read More

Vila luksoze, vendpushime në ishull, vila gjuetie dhe jahte: pronat e shumta të Josip Broz Titos ishin të shpërndara nëpër republikat e ish-Jugosllavisë, edhe pse disa prej tyre kanë ngelur në gjendje të keqe që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Kreu jugosllav Josip Broz Tito përdori shumë shtëpi dhe shtëpi pushimi gjatë periudhës së gjatë të sundimit të tij nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1980. Presidenti komunist shijonte një mënyrë jetese luksoze gjatë kohës që ishte në detyrë dhe kur vdiq, pasuritë e tij vlerësoheshin të ishin me vlerë dhjetëra milionë euro. Çështja se kush duhet…

Read More

Thirrjet e vazhdueshme të ambasadave të huaja në Tiranë dhe paralajmërimi i Zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, për listë të zezë për dhunuesit e 30 qershorit, duket se ka shtyrë Lëvizjen Socialiste për Integrim që të bëjë thirrje për qetësi. Në një reagim të publikuar rreth një orë pas intervistës së Palmer në ‘Zërin e Amerikës’, LSI kërkon nga qytetarët që “të distancohen dhe të dënojnë aktet e dhunës kudo dhe prej kujdo që të manifestohen ato.” E njëjta thirrje u drejtohet edhe militantëve të LSI-së. “Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe veprimtarëve…

Read More

Mbrëmjen e kësaj së premte, kryeministri Edi Rama është në Vlorë për takimin përmbyllës elektoral. Një grup mbështetësish të opozitës e pritën kryeministrin me protesta, cka ka sjelle reagimin e kryeministrit. “Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik✌”, shkruan ai.

Read More