Kreu i shkarkuar i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, është thirrur sot pasdite në polici, pas sulmit ndaj KZAZ në Bushat. Mësohet se Hila është paraqitur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. Në polici, Hila është shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, ka thënë Hila. Pas dhënies së dëshmisë ai është larguar, ndërsa nuk ka asnjë procedim apo ndalim ndaj tij. Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama…
Author: tirana
Ashtu si në gjithë vendin edhe në Bulqizë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Kanë mbërritur fletët e votimit në KZAZ-në numër 18 në Bulqizë. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë incident dhe ka filluar shpërndarja në qendrat e votimit.
Mbështetësit e opozitës protestuan para qendrave rajonale të administrimit zgjedhor ë Peshkopi, Bulqizë, Laç e qytete të tjera ndërsa policia arrestoi punonjës të bashkive Mallakastër e Pogradec pasi i gjeti duke ndërruar bravat e disa shkollave, të cilat janë planifikuar për t’u përdorur për qendra votimi. Në qytetin e Peshkopisë mbrëmjen e së premtes disa qindra mbështetës të opozitës u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Mëngjesin e të shtunës, policia e Dibrës njoftoi se ka arrestuar 12 persona dhe ka shpallur në kërkim 39 të tjerë si të dyshuar për sulmin nga “KZAZ…
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, në një intervistë për “Koha Jonë” deklaron se kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët, në mënyrën më të mirë, për interesin dhe stabilitetin e vendit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha Jonë”, gjatë vizitës që zhvilloi tre ditë më parë në Tiranë, kryediplomati hungarez thekson se qasja e organizatave ndërkombëtarë ndaj krizave është shpesh herë e gabuar. I pyetur se çfarë duhet të bëjnë ndërkombëtarët për tensionet në Shqipëri, Péter Szijjártó, sjell shembullin e vendit të tij dhe thotë se askush nuk mund të jetë…
Lum kush ka planifikuar pushimet në korrik sepse temeraturat do të jenë “flakë” Mos u ankoni nga temperaturat e larta që shoqëruan muajin qershor, sepse korriku do të vijë me temperatura përvëluese. “Metoalb” ka parashikuar se në muajin korrik rreshjet e shiut do të jenë të pakta për të mos thënë inekzistente. Temperaturat do të jenën mbi mesataren shumëvjeçare, të cilat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celcius. Harrojeni muajin maj me rreshje dhe temperatura normale, korriku qenka “flakë”.
Grupimi i Qendrës së Djathtë ka dalë me një deklaratë një ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, ku bëjnë thirrje për të denoncuar çdo presion. Në deklaratë ky grupim thotë se 30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga trupi. Deklarata e Grupimit të Qendrës së Djathtë 30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një farsë antidemokratike dhe antikushtetuese, por sepse, edhe të vetëm në garën e tyre imagjinare, po përdorin të gjithë arsenalin famëkeq me të cilin Shqipëria dhe bota tashmë është njohur. Presioni ndaj…
Shefi i Urgjencës në Spitalin e Peshkopisë, Dr. Hajri Lusha sqaron situatën lidhur me pretendimin e Partisë Demokratike se policia ka ushtruar dhune ndaj shtetases Aferdita Shehu në orët e para të ditës së sotme. Sipas mjekut, pacientja ka mbërritur në një gjendje të renduar emocionale, sindroma neurotik me gjendje lipotomie, shkaktuar nga arrestimi i një prej familjareve të saj. Ajo ka marre asistence të menjëhershme dhe i janë bërë kontrollet e duhura mjekësore, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur asnjë shenjë dhune. Ketë e konfirmon edhe fakti se pacientja ka qëndruar me pak se një ore në spital…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur për herë të parë për shëndetin e saj, pasi tronditi botën, teksa u shfaq disa herë në publik, duke u dridhur. Gjatë samitit G20, të zhvilluar sot me liderët botërorë, Merkel nuk i është shmangur dot pyetjes së gazetarëve, të cilët kanë kërkuar të dinë rreth shëndetit të saj. “Jam mirë, jam e bindur që kjo që më ka ndodhur, siç ka ndodhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, është shprehur “gruaja e hekurt” e Gjermanisë. Udhëheqësja gjermane 64-vjeçare krijoi jo pak shqetësim me gjendjen e saj shëndetësore, pasi e zunë të dridhurat…
Ish-deputeti i PD, Flamur Noka me anë të një deklarate për mediat ka thënë se kryeministri Rama ka si qëllim që ditën e nesërme gjatë votimeve lokale ka si qëllim që të provokojë dhunë në Dibër dhe në qytete e tjera të Shqipërisë. Më pas Noka me anë të një videoje të publikuar pretendon se një automjet i Ministrisë së Mbrojtjes, transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policisë kufitare që kanë qëllime për të provokuar dhunë. Ai shtoi se ata janë persona të urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj ndërsa më pas tha se qytetarët nuk do lejojnë…
Pasi kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra, të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, për djegien e KZAZ-së në këtë zonë, ditën e sotme, Zef Hila është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë, Shkodër. Mësohet se Zef Hila është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga organet e policisë, në Drejtorinë e Shkodrës. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, pas situatës së mbrëmjes të së enjtes ku u sulmua KZAZ-ja nr 6 si dhe punonjësit e policisë.
Përsa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit, 78 të burgosur kanë marrë vendime të ndryshme dhe kontradiktore nga Gjykata e kryeqytetit. Disa prej tyre do të votojnë, e disa të tjerë nuk do munden, sepse i janë drejtuar Gjykatës se gabuar dhe jo asaj Administrative. Kërkesat individuale të disa të dënuarve dhe të paraburgosurve për t’u regjistruar ne listen zgjedhore pranë qendrave të votimit ne sistemin penitenciar ku ata mbahen, ka ndarë në dy kampe të kundërta gjyqtarët. Një pjesë e gjyqtarëve mendojnë se këto padi janë çështje administrative dhe ndaj kanë shpallur mos kompetencën duke ua referuar Gjykatave Administrative.…
Dojna Mema dhe Drini Zeqo janë padiskutim dy figura mjaft të dashura për publikun shqiptar. E teksa shumë prej vip-ave i shohim në ekran, nuk na bie shpesh në mendje që shumë prej tyre kanë të përbashkëta dhe kanë kaluar eksperienca të ngjashme para se të bëheshin të famshëm, madje eksperienca të ngjashme dhe me ato tonat. Drini ka postuar në Instastories një foto ku duket një celular i vjetër, jo nga smartphon-ët me të cilët jemi mësuar tani, ku shkruhej: ‘Të dua! Mos u përgjigj! Është numri i babit’, dhe të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Dojna, duke…