Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grupimi i Qendrës së Djathtë: Po përdoret presion ndaj qytetarëve dhe administratës, frikë nga kutitë bosh

16:48 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grupimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupimi i Qendrës së Djathtë ka dalë me një deklaratë një ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, ku bëjnë thirrje për të denoncuar çdo presion.

Në deklaratë ky grupim thotë se 30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga trupi.

Deklarata e Grupimit të Qendrës së Djathtë

30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një farsë antidemokratike dhe antikushtetuese, por sepse, edhe të vetëm në garën e tyre imagjinare, po përdorin të gjithë arsenalin famëkeq me të cilin Shqipëria dhe bota tashmë është njohur.

Presioni ndaj qytetarëve të pambrojtur, ndaj administratës, ndaj sipërmarrjes private po rriten nga ora në orë në përpjekje për t’i dhënë një legjitimitet fiktiv përpjekjes së mazhorancës për ta çuar vendin në monizëm.

Frika që kanë nga kutitë që do të mbeten bosh, buron nga vetëdija se pluralizmi që shqiptarët fituan me mund tri dekada më parë, nuk mund të rrëmbehet me votime, për këtë arsye kërcënojnë, dhunojnë dhe dezinformojnë.

Të gjithë ata që ende nuk kanë kuptuar rrezikshmërinë e organizatës që ka marrë peng jetën demokratike të vendit, le të shohin si kërkojnë të manipulojnë edhe një garë në të cilën nuk kanë kundërshtarë, ku janë të vetmit që kandidojnë dhe të vetmit që numërojnë.

Të bindur në drejtësinë e kauzës sonë, Grupimi i Qendrës së Djathtë, i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion, çdo masë represive ndaj atyre që nuk u binden votimeve monopartiake, çdo mashtrimi dhe dhunimi që cenon të drejtat kushtetuese të secilit prej jush.

frike kutite tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.