Armina Mevlani ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në votime duke ju bashkuar lëvizjes “Edhe unë” të inicuar nga karikaturisti Bujar Kapexhiu dhe e pasuar nga profesor Marku, intelektuali Lubonja dhe moderatorja Sonila Meço. E fejuara e Shkëlzen Berishës, teksa shijon pushimet e saj në plazhe, përshëndet shqiptarët me disa poza pikante duke i inkurajuar që mos votojnë.
Author: tirana
Nga Skënder Minxhozi/ Të dielën kemi zgjedhje. Ose votime, mund t’i quajmë si të duam. Fakti është se mbi 5000 qendra votimi do të jenë të hapura, për të pritur ata që nuk do i drejtohen plazheve ose që nuk do të protestojnë duke bojkotuar, sharë e shfryrë kundër qeverisë. Engima e parë u zgjidh dhe ka të bëjë me mbajtjen e procesit elektoral të zgjedhjeve vendore. Se çfarë do të ndodhë me qetësinë dhe rendin publik në zgjedhje, kjo është një çeshtje tjetër, e cila është tejet e komplikuar si për dhunuesit, ashtu dhe për viktimat. Madje për të…
Një ditë para votimeve të 30 qershorit, kreu i shtetit, Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë, duke bërë thirrje për qetësi. Në një status në Facebook, Presidenti kërkon të respektohet vendimi i gjithësecilit për të votuar. “Të dashur qytetarë, Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithësecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit”, shkruan kreu i shtetit. Meta thotë se ka rëndësi paqja sociale, ndërsa kërkon shmangien e provokimeve që çojnë drejt dhunës. “E theksoj…
Bashkia e Pogradecit dhe Partia Demokratike që e kontrollon këtë bashki po ndalojnë në mënyrë të dhunshme qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre të votimit. Siç e tregojnë këto foto të denoncuara në facebookun e “Reagoj Për Pogradecin”, qendrës së votimit i është vendosur dryni dhe qytetarët e kanë të pamundur që të kontrollojnë emrin e tyre në listat që me ligj dhe sipas Kodit Zgjedhor duhet të afishohen për votuesit. Qendra e votimit është vendosur në godinën e Muzeut të qytetit të Pogradecit. Nga komentet e qytetarëve duket qartë kundërshtimi për këtë akt të dhunshëm në kundërshtim me…
Korça vijon të tronditet nga lëkundjet sizmike. Rreth orës 15:00, një tjetër tërmet ka goditur qytetin verilindor. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2, sipas të dhënave sizmiologjike. Nga të dhënat e deritanishme nuk ka informacione për dëme materiale. Një ditë më parë, Korça u godit edhe nga tërmete të tjerë./l.m
Nga Letizia Tortello/ E dërguar e La Stampa-s në Tiranë/ Ndërtesat e stilit fashist të Kryetarit të Shtetit dhe të Kryeministrit qëndrojnë përballë njëra tjetrës në Bulevardin “Dëshmorët dhe Kombit”, një nga arteriet kryesore të Tiranës. Disa qindra metra i ndajnë ato, por dy qiramarrësit nuk flasin më. Në Shqipërinë e paralizuar, kryeministri dhe presidenti i drejtohen vendit të përçarë dhe njëri-tjetrit vetëm me postime në Facebook dhe nëpërmjet shtypit. Është një sfidë e plotë, mes goditjeve të kryqëzuara të dekreteve, që shprehen për datën e zgjedhjeve. Presidenti i republikës kundër qeverisë, Ilir Meta përkundrejt Edi Ramës, aleatë të hershëm,…
Shtatë punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së kapsollave dhe molotivit në KZAZ-në e Dibrës nga militantët e opozitës. Të lënduar ka edhe në radhët e protestuesve të opozitës, raporton News 24. Përplasja në KZAZ-në 19, erdhi pas protestave të mbështetësve të Partisë Demokratike atje. Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.
Nga përplasja dhe hedhja e gazit lotsjellës në Dibër, jashtë ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ-ja mësohet se 15 protestues dhe 6 efektivë policie kanë marrë ndihmë në spital. Erion Veliaj u shpreh sonte në emisionin ‘Repolitix’ se Partia Socialiste është e gatshme për zgjedhje të parakohshme në cdo kohë dhe moment përballë kësaj opozite. Ai tha se pas 1 korrikut, kryeministri Rama do ta ftojë opozitën dhe me gjasë sipas tij për zgjedhje të parakohshme, por shtoi se Basha nuk do të pranojë duke e sfiduar. “A jeni gati për zgjedhje të parakohshme? PS-ja me fishkëllimë, në cdo moment është…
Ishte një ditë e ftohtë e shkurtit në vitin 2008 dhe ajo ishte ulur në sallën më të madhe të koncerteve në Korenë e Veriut, duke dëgjuar një shfaqje nga Filarmonia e Nju Jorkut – jo shumë larg vendit ku ka lindur në Korenë e Jugut. Një zyrtare politike në Shërbimin e Jashtëm të SHBA, Yuri Kim nuk kishte asnjë arsye të dukshme për të shoqëruar orkestrën e njohur amerikane në vendin më të izoluar të botës, i cili do të ishte më i përshtatshëm për një oficer të diplomacisë publike. Por ishte pikërisht puna e saj në atë udhëtim të…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për media tha se shqiptarët nuk kanë reflektuar pas të këqijave, ndaj i ka përsëritur ato. Basha thotë se 30 qershori është hapi fatal politik i këtij regjimi kriminal siç e cilëson ai qeverinë aktuale. “E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet. Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij. Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmagshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e…
Nikollë Topallaj, një 75-vjeçar nga Rrësheni vendos të blejë një makinë mishi online, në një kompanitë e shumta që kanë mbirë si kërpudha e që nuk reshtin së telefonuari për oferta. Nikolla tregon se e pagoi makinën 12 mijë lekë, por ajo nuk montohej. Nikolla tenton të kontaktojë kompaninë, por numri ka ndryshuar. “Unë vij nga Rrësheni, jam në moshën 75 vjeç. Më ofruan nga një firmë çfarë do me marrë… Si përfundim thashë dua një makinë mishi. E mora, e çova në shtëpi, e hapa, doja ta montoja, si përfundim pas 3 ditësh kam shkuar prap në Tiranë. Shkova…
Vijnë reagimet e para pas përplasjeve mes policisë dhe militantëve të PD-së në KZAZ-në nr. 19 në Dibër. Ministri Lleshaj ne twitter: Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!